Edhe sikur Satani të godasë [Fragmente]
«Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!» (Gjoni 16:33).
Strofa e dytë e [himnit] «Është i fortë shpirti im»* e vendos në perspektivë përndjekjen dhe mundimet.
Kur djalli sulmon dhe tundime më vijnë,
kam këtë siguri të bekuar;
e pa gjendjen time t’pa shpresë, Zoti im
derdhi gjakun e Tij Ai për mua.
Palit iu dha «një gjemb në mish, një engjëll i Satanit, për [t’i] rënë me grushte» (ang. to buffet) atij (2 e Korintasve 12:7). Pothuajse çdo shenjtor në çdo epokë mund të jehojë shqetësimet e Palit, pasi çdo fëmijë i Perëndisë përballet me sprova.
«Shumë të dashur, mos ju duket çudi për provën e zjarrit që u bë ndër ju për t’ju provuar» (1 Pjetrit 4:12). Perëndia kishte një qëllim në jetën e Palit dhe Ati ka një qëllim edh enë jetën tonë, edhe pse Pali nuk mund ta shihte qartë këtë qëllim dhe, nganjëherë, edhe ne nuk mund ta shohim. Megjithëkëtë, ne mund të «mburremi», siç bëri Pali; ose «të gëzohemi» siç na këshillon Pjetri, si përgjigje ndaj kujdesi i përzemërt i Perëndisë.
(John D. Morris, Ditë lavdërimi, Instituti për Kërkimet mbi Krijimin, 2 shtator, 2009).
* Strofa e dytë e këtij himni në anglisht:
Tho Satan should buffet, tho trials should come,
Let this blest assurance control,
That Christ hath regarded my helpless estate,
And hath shed His own blood for my soul.