Fjala jote

Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë – Psalmi 119:89

Ky libër (Bibla) përmban—mendjen e Perëndisë, gjendjen e njeriut, rrugën e shpëtimit, fatin e mëkatarëve dhe lumturinë e besimtarëve. Doktrinat e saj janë të shenjta, urdhërimet e saj detyruese, historitë e saj janë të vërteta dhe shqyrtimet e saj janë të pandryshueshme. Lexoje që të jesh i zgjuar, besoje që të jesh i sigurt, praktikoje që të jesh i shenjtë. Ajo përmban dritë për të të drejtuar, ushqim për të të ndihmuar dhe ngushëllim për të të inkurajuar. Ajo është harta e udhëtarit, shkopi i shtegtarit, busulla e pilotit, shpata e ushtarit dhe akti themelues i të krishterit. Këtu qielli është i hapur dhe portat e ferrit demaskohen. KRISHTI ËSHTË TEMA MADHORE E SAJ, e mira tonë është përcaktimi i saj dhe Lavdia e Perëndisë është fundi i saj. Ajo duhet të mbushë mendjen, të drejtojë zemrën dhe të udhëheqë këmbët. Lexoje ngadalë, shpesh dhe me lutje. Ajo është një minierë e pasurisë, një parajsë e Lavdisë dhe një lumë i kënaqësisë. Ajo të është dhënë ty në jetë, do të hapet në Gjykim dhe do të kujtohet përgjithmonë. Ajo përfshin përgjegjësinë më të lartë, do të shpërblejë skllevërit më të mëdhenj dhe do të dënojë të gjithë ata që luajnë me përmbajtjen e saj të shenjtë.

–Ernest G. Haines

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *