Fuqia e Frymës

Shkrimet e Shenjta janë Fjala hyjnisht e frymëzuar e Perëndisë dhe prandaj duhet t’i besojmë plotësisht, t’i respektojmë së tepërmi dhe t’i bindemi saktësisht. Duke qenë se besimi vjen nga dëgjimi i Fjalës së Perëndisë dhe që i drejti rron me anë të besimit, ne duhet të kujtojmë shpesh që baza e jetës së krishterë është një përsiatje e vazhdueshme [mbi Biblën] dhe një pranim i thjeshtë i gjithçkaje që ka për të na thënë Bibla. Por ashtu si vepra e Krishtit në mish për shpengimin ishte veçse përgatitore për brendabanimin e Tij të ardhshëm në ne përmes Frymës, po kështu doktrinat e shkruara të Shkrimit janë veçse një qëllim për të gjtihë atë mësim të brendshëm dhe veprim të fuqishëm të Frymës së Krishtit benda nesh. Ashtu siç duhet të ruhemi se mos e lëmë pas dore Fjalën e Perëndisë, po kështu duhet të ruhemi se mos qëndrojmë thjesht në shkronjën pa pritur përmes Frymës së Shenjtë që banon brenda nesh një përvojë reale dhe të gjallë për gjithçka që Shkrimi i ofron besimit tonë. Asgjë e dashurisë, jetës apo mirësisë hyjnore nuk mund të lindë apo të ketë vend në ne, veçse përmes frymëzimit dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë në zemrat tona. Prandaj ata që imagjinojnë se këto virtyte mund të merren duke studiuar shkronjën e ungjijve dhe të letrave janë nën të njëjtin mashtrim si ata judenj që Krishti tha nuk shkojnë tek Ai, sepse ata menduan se jeta e përjetshme ishte vetëm në dhe përmes Shkrimeve të Dhiatës së Vjetër.

William Law, "Fuqia e Frymës"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *