Ne kemi një thënie të Jezusit lidhur me Abrahamit që, ndonëse një miratim më tepër i tërthortë i Zanafillës se ai paraprirës, nuk është më pak i theksuar. Ai u dha judenjve: “Abrahami, ati jua, ngazëllohej në shpresën që të shihte ditën time; e pa dhe u gëzua”. (Gjoni 8:56). Ky pohim nënkupton të vërtetën e asaj që është thënë në Zanafilla për premtimin drejtuar Abrahamit lidhur me farën përmes të cilit bota do të bekohej. Nuk ka asgjë tjetër në karrierën e shkruar të Abrahamit të cilës mund t’i referohet. Madje kjo shkon përtej të dhënave në Zanafilla për këtë temë; pasi kjo e dyta vetëm sa konfirmon faktin që premtimi i ishte bërë, ndërsa Jezusi paraqet ndjenjat e Abrahamit kur ai e dëgjoi këtë, duke pohuar që ai priste duke hedhur vështrimin përpara në ditën e përmbushjes së [këtij premtimi] dhe e pa atë dhe ishte ngazëlluar. Ky është miratimi jo vetëm i një fakti, por i një fakti i një parashikimi profetik, ose, më mirë, i një zbulese të qartë të Jehovait për një fakt që atëherë ishte rreth dy mijë vjet në të ardhmen. Si mund të ketë folur Jezus kështu, nëse do t’i kishte konsideruar historitë e Zanafillës thjesht si “folklor”, rrëfenja të kota të një populli lidhur me kohët e tyre parahistorike, si ato të romakëve lidhur me Romulusin dhe Remusin? Ka vetëm një përgjigje ndaj kësaj pyetje në përputhje me gjykimin e shëndoshë dhe të papajtueshme më besimin në Krishtin – është përgjigjja e mjeshtërve në kritikë, që Jezusi ishte po aq i paditur rreth temës së vërtetësisë së historive të Dhiatës së Vjetër, sa ishin farisenjtë e kohës së tij dhe aq sa janë “tradicionalistët” e kohës sonë. Mirë, pra, me këtë përgjigje, të ashtuquajturit tradicionalistë janë vendosur në shoqëri të mirë. “Te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme”. Ne jemi të kënaqur të qëndrojmë me Krishtin kundër kritikëve dhe, bashkë me Palin, [themi] qoftë Perëndia i vërtetë dhe çdo njeri gënjeshtar.
(“Zanafilla sipas Jezusit”, J. W. McGarvey, “Ese të shkurtra mbi kritikën biblike”, 1910, 28).