Nëse kjo është hera e parë që njiheni me këtë grup [si edhe shërbesën Thirrja e Bereasve], siç lë të nënkuptohet edhe emri, ne jemi veçse për të nxitur lexuesit tanë që të jenë si bereasit e Veprave 17:10-11. Kishte judenj në sinagogën e qytetit grek të Bereas, të cilët u lavdëruan për dëgjimin e predikimit të Apostullit Pal dhe veçanërisht për shqyrtimin e përditshëm të Shkrimeve për t’u siguruar se ajo që ai po u mësonte të ishte në përputhje me Fjalën e Perëndisë.
Jezusi, kur u pyet nga dishepuj e Tij për ditët e fundit dhe shenjat që do të paraprinin kthimin e Tij, tregoi se një nga karakteristikat kryesore do të jetë mashtrimi shpirtëror [frymëror] (Mateu 24:3-5). Duke u bazuar në numrin në rritje të ngjarjeve profetike që po përmbushen në botë si edhe zhvillimin e përhapur të mashtrimit frymëror nëpër botën e krishterë (ang. Christendom), duket e qartë se ato ditë janë mbi ne. Çfarë duhet të bëjë një besimtar për të qëndruar i fortë në besimin dhe të jetë i frytshëm për Zotin? Ji një bereas!