Katolikë femohues

«Jezusi nuk ishte Perëndi»: Prifti ndez polemikë katolike [Fragment]

Jezus Krishti nuk ishte Perëndi dhe Maria nuk ishte një virgjëreshë, sipas një libri të ri të diskutueshëm nga një prift katolik australian.

Në broshurën «Perëndia është i madh. Shumë i madh», që ka dalë në shitje për 20 dollarë në disa kisha, prifti Peter Dresser nga qyteti i Bathurstit argumenton se Jezusi nuk mund të kishte qenë Perëndi.

«E tërë kjo çështja mbi Jezusin se qenka Perëndi […] jo vetëm që dhunon inteligjencën time, por duhet të jetë një rrugë pa krye», thotë ai.

«Për miliona njerëz që përpiqen t’i japin njëfarë kuptimi fesë së krishterë […] asnjë njeri nuk mund të jetë ndonjëherë Perëndi dhe Jezusi ishte një qenie njerëzore. Është kaq e thjeshtë».

Broshura ka zemëruar katolikët konservatorë, si priftin e Sidneit Antoni Robi (Anthony Robbie).

«Sa befasuese nga dikush që shet dije kur pohon se e njeh mendjen e Krishtit, në kundërshtim me shkrimet dhe traditën. Fjalët e tij e zhveshin krishterimin krejt nga domethënia dhe qëllimi që ka», i tha ati Robi [agjencisë] «News Ltd».

http://www.livenews.com.au/Articles/2008/10/29/Jesus_was_not_God_priest_sparks_Catholic_controversy

[THEB: Përzierja e «Shkrimeve dhe Traditës» do të t’i hapë gjithnjë rrugën individëve si Dreseri. Ndryshe nga ligjet e pandryshueshme të Perëndisë, legalitetet jashtëbiblike [traditat] të katolicizmit janë arbitrare dhe të ndryshueshme, megjithatë mbartin pasoja të përjetshme dënimi. Për shembull, ngrënia e mishit ditën premte ishte dikur një mëkat për vdekje; sot, nuk është më. Më parë, një katolik i ndarë që rimartohej do të shkishërohej; por sot nuk ndodh më kështu, pasi ndryshimet në ligje duket se janë bërë për të përshtatur ndryshimet në kulturë. Ndonëse pohohet se këto janë rregulla të caktuara nga Perëndia, a do ta bënte Zoti ynë ferrin dënimin për breza të tërë njerëzish dhe më pas ta hiqte atë dënim për një brez pasues që kryen të njëjtin veprim? Jo Perëndia i Biblës.]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *