Vdekja e Saulit (1 Samuelit 31)

31:1-6 Ndërsa Davidi gëzoi suksesin në betejë, Sauli u mund. Izraelitët u tërhoqën dhe tre bijtë e mbretit u vranë. Vetë Sauli u plagos rëndë nga harkëtarët. Ndërsa qëndronte në malin Gilboa iu lut shqyrtarit të tij ta vriste, që filistenjtë të mos e gjenin gjallë dhe të talleshin me të. Por atë njeri e kishte zënë një frikë e madhe të vriste mbretin, kështu që Sauli u vetvra, duke rënë mbi shpatën e vet. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, shqyrtari i tij bëri të njëjtën gjë. 31:7-13 Tashmë Izraelit iu lëshua plotësisht zemra dhe u tërhoq para ushtrisë pushtuese. Kur filistenjtë erdhën për të zhveshur të vdekurit dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë i prenë kokën Saulit dhe e përhapën lajmin në tërë vendin e tyre. Kufoma e tij dhe kufomat e bijve të tij u çuan në Beth-Shan dhe u varën në muret e qytetit. Kur njerëzit e Jabeshit të Galaadit e mësuan këtë, marshuan pesëmbëdhjetë kilometra për të marrë kufomat. Të vrarëve iu kushtua një varrosje e duhur poshtë marinës në Jabesh. Këta njerëz nuk e harruan se si i kishte shpëtuar Sauli nga amonitët në betejën e tij më të madhe si mbret (kapitulli 11). Përgjithësisht, djegia nuk praktikohej në Izrael. Mbase u përdor këtu ngaqë kufomat ishin gjymtuar. Gjithashtu, kjo do të parandalonte filistenjtë që të çnderonin më tepër kufomat e tyre. Gjykimi i Perëndisë mbi Saulin tashmë ishte i plotë (shikoni shënimet te 1 Kronikave 10). Shumë herë Sauli ishte përpjekur të bënte të mundur që Davidi të vritej nga filistenjtë, por ai vetë ra para tyre. Davidi mori fronin ashtu siç ishte caktuar nga Perëndia. Sauli mori shpërblimin e drejtë për veprat e tij, sipas drejtësisë së Zotit, tek i cili Davidi ishte mbështetur.
SHËNIME
[1] Studiuesi jude Abarbanel shpjegoi traditën në këtë mënyrë: “Tërë përmbajtja e të dy librave mund t’i referohet, në një farë kuptimi, Samuelit, madje edhe veprat e Saulit dhe të Davidit, sepse të dy, duke qenë të vajosur nga Samueli, ishin, le të themi, vepra e duarve të tij” (cituar nga Erdmann, “The Books of Samuel”, Lange’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 1).[[1]] [2] Eugene H. Merrill, “1 Samuel”, The Bible Knowledge Commentary, f. 432.[[2]] [3] (1:11-18) Peshkopi Hall, cituar te Spurgeon’s Devotional Bible, f. 222. [4] (1:19-28) Geseniusi dhe studiues të tjerë hebrenj besonin se emri do të thotë emër (Shem) i Perëndisë. [5] (3:1-3) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 140. [6] (6:19-21) Flavius Josephus, The Works of Flavius Josephus (Ant. Vi 1:4), f. 178. [7] (6:19-21) C. F. Keil dhe F. Delitzsch, “The Books of Samuel”, Biblical Commentary on the Old Testament. VII:68. [8] (10:7-9) Disa studiues ungjillorë e mbajnë Saulin për një besimtar, por që më vonë u bë zemërpërdalë dhe pastaj i metë. Ata argumentojnë se nuk mund të ndodhë që Perëndia të zgjedhë një njeri të parilindur për të qenë mbreti i parë i popullit të Tij të zgjedhur. [9] (10:17-19) Matthew Henry, “I Samuel”, te Matthew‘s Commentary on the Whole Bible, II:334,335. [10] (12:1-13) Emrat Bedan dhe Barak duken shumë të ngjashme në tekstet e lashta. “D”-ja (dalet) dhe “r”-ja (resh) hebraike zakonisht ngatërrohen gjatë kopjimit, po ashtu edhe format përfundimtare të “n”-së (nun) dhe “k”-së (kaph). [11] (13:1) Një pjesë e mirë e problemeve të dorëshkrimeve të DhV kanë të bëjnë me sistemin hebraik të numrave, të cilët keqkopjoheshin lehtë. Shikoni komentin e librave të Kronikave për më tepër hollësi për këtë pikë.
BIBLIOGRAFI
Blaikie, William Garden. “The First Book of Samuel”, te The Expositor’s Bible. Londër: Hodder dhe Stoughton, 1909. Blaikie, William Garden. “The Second Book of Samuel”, te The Expositor’s Bible. Londër: Hodder dhe Stoughton, 1909. Erdmann, Christian F. “The Books of Samuel”, te Lange’s Commentary on the Holy Scriptures, Critical, Doctrinal and Homiletical. Vëll. 3. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1960. Grant, F. W. “Samuel”, te The Numerical Bible. Vëll. 2. Nju Jork: Loizeaux Brothers, 1904. Henry, Matthew. “The Books of Samuel”, te Matthew‘s Commentary on the Whole Bible. Vëll. 2, Joshua to Esther. McLean, VA: MacDonald Publishing Company, n.d. Jensen, Irving L. I & II Samuel. Çikago: Moody Press, 1968. Keil, C. F. dhe Delitzsch, F. “The Books of Samuel” te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 7. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971. Laney, J. Carl. First and Second Samuel. Everyman’s Bible Commentary. Çikago: Moody Press, 1982. Merrill, Eugene H. “1 and 2 Samuel” te The Bible Knowledge Commentary. Old Testament. Wheaton, IL: Victor Books, 1985. Meyer, F. B. Samuel. Çikago: Fleming H. Revell Co., n.d. ribotim. Fort Uashington, PA: Christian Literature Crusade, 1978. F Short, Arthur Rendle, The Bible and Modern Medicine. Çikago: Moody Press, 1953.