Shpresa e apostullit: Një vizitë personale (2 Gjonit 12-13)

V. 12 Gjoni kishte dëshirë t’i thoshte më tepër zonjës së zgjedhur. Por ai resht së shkruari në këtë pikë me shpresën e një vizite të tijën ku mund të flasë me gojë. Sa kënaqësi më e madhe është të flasësh me dikë sesa të shkruash me letër dhe bojë! Dhe sa më e mrekullueshme do të jetë të shohësh Shpëtimtarin ballë për ballë sesa ta shohësh Atë me sytë e besimit, si në të tashmen! Me të vërtetë atëherëgëzimi juaj do të jetë i plotë!

V. 13 Kështu Gjoni përfundon:“Bijtë e motrës sate të zgjedhur të përshëndesin.”. Ne nuk e dimë se cilët ishin, por do t’i takojmë një ditë dhe do të gëzojmë përbashkësinë me ta dhe me apostullin e dashur Gjon që shkroi këtë letër dhe, më e mira nga të gjitha, me Vetë Shpëtimtarin. Amen.

SHËNIME
[1] (V. 1) Ka gjasa se fjala greke që nënkupton zgjedhje (Eklektē, “Electa”) mund të merret si emër i përveçëm dhe fjala “zonjë” si titull: “Zonja Electa.”

[2] (V. 3) Teksti kritik (NU) dhe teksti “Majority” (M) përdorin “ne.” Fjalët greke për ju/ne,juve/neve dhe juaj/jona ndryshojnë vetëm në një shkronjë nga njëra-tjetra. Kjo ka shkaktuar problemet e kopjimit të dorëshkrimeve (Shih, p.sh. v 8, ku teksti NU lexohet ju dhe jo ne).

[3] (V. 7) Shih hyrjen e Kolosianëve për një diskutim mbi Gnosticizmin.

[4] (V. 9) Në tekstin NU lexojmë “shkon tej” ose “rritet” (proagōn) në vend të “shkelje” (parabainōn) të tekstit TR dhe tekstit M.

[5] (V. 10,11) C. F. Hogg, What Saith the Scripture?, f. 143.

BIBLIOGRAFI

Shih bibliografinë në fund të Letrës së Parë të Gjonit.


[previous][next]