1:1Silvani dhe Timoteu ishin mePalin kur ky shkroi këtë letër nga Korinti. Letra i drejtohetkishës së thesalonikasve; kjo zbulon përbërjen e saj njerëzore dhe vendndodhjen gjeografike.Në Perëndinë, Atin tonë dallon asamblenë nga të mbledhurit paganë.Dhe në Zotin Jezu Krisht e dallon atë si një asamble të krishterë [1].
1:2 Apostulli nuk uron famë, fat apo kënaqësi për shenjtorët, porhir dhe paqe.Hiri pajis gjithsecilin me vullnetin e Perëndisë dhepaqja jep qetësi në çdo lloj rrethane. Ç’gjë tjetër mund të dëshirojë një njeri për vete apo për të tjerët?
Hiri dhe paqja janë nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht.Hiri vjen parapaqes; ne duhet të njohimhirin e Perëndisë para se të përjetojmëpaqen e Tij. Burimi i përbashkët i këtyre bekimeve vjen ngaPerëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht dhe nënkupton barazinë e Atit me Birin.