Gaji i Perëndishëm (3 Gjonit 5-8)

V. 5 Gaji ndiente një kënaqësi të madhe duke hapur shtëpinë e tij ndaj atyre që kishin dalë për të predikuar ungjillin. Ai shtriu mikpritjen e tij të madhe jo vetëm ndaj atyre që njihte, por edhe ndaj të huajve [2]. Gjoni thotë se ai ishte treguar besnik në këtë shërbesë. Duket nga DhR se mikpritja është shumë e rëndësishme në sytë e Perëndisë. Nëse i bujtim njerëzit e Perëndisë, është e njëjta gjë sikur të bujtnim Vetë Zotin (Mt. 25:40). Nga ana tjetër, nëse nuk bujtim, do të thotë se nuk kemi bujtur Atë (Mt. 25:45). Duke bujtur të huajt “pritën pa ditur engjëj” (Heb. 13:2). Shumë mund të dëshmojnë se me anë të praktikimit të mikpritjes, “dreka është shndërruar në ushqim frymëror” (Luka 24:29-35), fëmijët janë shpëtuar dhe familjet i janë afruar më tepër Zotit.

V. 6 Këtu përfshihen shpërblimet. Mirësia e Gajit njihet nga e tërë kisha. Por më tepër se aq, emri i tij shkruhet përgjithmonë në Fjalën e Shenjtë të Perëndisë si dikush që kishte një shtëpi dhe një zemër të hapur. Dhe madje, Gaji do të shpërblehet në Gjykatën e Krishtit, sepse “ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit” (Mateu 10:41). Ai do të ndajë shpërblimin e tërë atyre predikuesve që bujti. Kjo është një pikë e rëndësishme për t’u mbajtur mend për ata që nuk mund të predikojnë: Ju mund të merrni shpërblimin e një predikuesi duke treguar mikpritje për predikuesit në emër të Zotit. Perëndia do të shpërblejë të gjitha vepra e mira të kryera! Mirësia e tij do të kurorëzojë mirësinë e njerëzve.

Tani Gjoni kujton Gajin se ai do të bënte mirëkujdesej për udhëtimin e tyre në mënyrë të denjë për Perëndinë. Të kujdesej për udhëtimin e tyre nënkupton jo vetëm një ndarje miqësore, por një plotësim i përpiktë i nevojave. Kjo me siguri cakton një standard të lartë për ne ndërsa ndajmë gjërat tona materiale me ata që predikojnë apo mësojnë.

V. 7 Një arsye e veçantë jepet se pse Gaji duhet të ishte një ndihmë për këta ungjilltarë ikanakë: Sepse ata dolën për emrin e tij, pa marrë asgjë nga johebrenjtë. Këta njerëz shikon vetëm nga Zoti për të plotësuar nevojat e tyre. Ata nuk pranonin ndihmë nga të pakthyerit. Të bënin një gjë të tillë [të pranonin ndihma nga jobesimtarët] do të thoshte se Mësuesi i tyre ishte shumë i varfër për të siguruar gjëra për ta. Kjo do t’u jepte të pashpëtuarve një shkak të rremë për vetëbesim në drejtësinë e tyre mbi të cilën mund të bazoheshin. Çfarë qortimi është ky ndaj metodave të mbledhjes së parave në botën e krishterë sot! Dhe sa duhet të na kujtojë ne për detyrimin e veçantë që kemi ndaj këtyre shërbëtorëve të Zotit, që shkojnë me besim, duke jetuar për Perëndinë dhe duke mos ua bërë të ditura nevojat e tyre askujt veç Zotit.

V. 8Ne e kemi për detyrë, pra, t’i presim këta njerëz, që të jemi bashkëpunëtorë në çështjen e së vërtetës. T’i presim [3] ata do të thotë të bëjmë ç’është e mundur për t’i ndihmuar, sepse kur bëjmë një gjë të tillë, ndihmojmë të vërtetën në përparimin e saj.