Përtëritja e Izraelit dhe e Judës dhe zhdukja e Edomit (Abdia 17-21)

v. 17-18mbijetuarit e ardhshëm të Izraelit parathuhet në pjesën e fundit të librit të Abdias. Izraeli dhe Juda do të jenë një zjarr për të gllabëruar plotësisht shtëpinë e Esaut. Tatfordi përmbledh historinë e shuarjes së Edomit:

Edomitët u dëbuan nga vendi i tyre nga nabateanët, por pushtuan Negevin, që u njoh si Idumeja dhe madje pjesërisht pushtuan një pjesë të Judës, derisa u shpartalluan nga Judë Makabeu më 185 para K. Simoni i Gerasës e bëri shkreti më vonë Idumenë dhe edomitët mendohet të jenë zhdukur tërësisht në shekullin I pas K. Është e vërtetë se Petra u bë selia e një patriarkati të krishterë derisa vendi u mor nga muhamedanët në shekullin VII pas K. Sot nuk ka gjurmë të askujt që mund të identifikohet si një edomit. Parashikimi i Abdias, se nuk do të mbetej asnjë i mbijetuar, është përmbushur [4].

v. 19-21 Vendi i Edomit do t’u jepet izraelitëve që banojnë në jug (Negev). Atyre që banojnë në fushat bregdetare (Shephelah) do t’u jepet vendi i filistenjve. Mërgimtarëtdo të zotërojnë përsëri pjesët e vendit të kanaaneasve. Çlirimtarët [5] (apo shpëtimtarët) do të sundojë malin e Esaut dhe Zoti do të mbretërojë mbi tërë mbretërinë.

SHËNIME
[3] (v. 15,16) G. Herbert Livingston, “Obadiah”, The Wycliffe Commentary, v. 841.

[4] (v. 17,18) Frederick A. Tatford, Prophet of Edom’s Doom, f. 55.

[5] (v. 19-21) Çlirimtarët apo shpëtimtarët e vargut 21 mund të jenë shenjtorët që do të mbretërojnë me Krishtin.

BIBLIOGRAFI

Feinberg, Charles Lee. Joel, Amos and Obadiah, Nju-Jork: American Board of Missions to the Jews, 1948.

Henry, Matthew. “Obadiah”, Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible. Vëll. IV, McLean, VA: MacDonald Publishing Company, pa datë botimi.

Livingston, G. Herbert. “Obadiah”, te The Wycliffe Commentary. Çikago: Moody Press, 1962.

Mills, Montague S. “Obadiah”, te The Minor Prophets: A Survey. Dallas: 3E Ministries, pa datë botimi.

Tatford, Frederick A. Prophet of Edom’s Doom. Eastbourne, Angli: Prophetic Witness Publishing House, 1973.