Mbretëria e ndarë (vazhdimi nga 1 Mbretërve, 2 Mbretërve 1 – 17)

A. Mbreti Ashaziah i Izraelit dhe shërbesa e Elias (kapitulli 1)

1:1Moabi ishte nënshtruar nga Davidi (2 i Samuelit 8:2). Kur mbretëria e Salomonit u nda në Izrael dhe Judë, Moabi mbeti nën sundimin e Izraelit. Mbas vdekjes së Ashabit, moabitët u rebeluan dhe fituan pavarësinë e tyre. 1:2 Mbreti Ashaziah ra nga dritarja e çatisë së pallatit të tij në Samari dhe u dëmtua rëndë. Në vend që t’i drejtohej Zotit për shërim, dërgoi lajmëtarë te Baal-Zebubi, perëndia i Ekronit, për të parë nëse mund ta merrte veten. Xhon Uitkambi (John C. Whitcomb) e njëjtëson perëndinë pagane si vijon: Emri i vërtetë i kësaj hyjnie sire ishte Baal-zebul (‘Zot i jetës’), por judenjtë e quanin Baal-zebub (‘Zot i mizave’) për t’u tallur. Në kohën e Krishtit kjo hyjni ishte bërë një simbol i Satanit [1]. Është patetike që një mbret, emri i të cilit do të thotë: “Atë që mbështet Jehovahu”, të drejtohej te Baali për shërim! 1:3-8Elia i veshur me rroba leshi takoi lajmëtarët dhe i ktheu mbrapsht tek Ashaziahu duke i qortuar ashpër ngaqë kishin kërkuan Baal-Zebubin dhe duke parashikuar se kjo sëmundje do të ishte fatale. 1:9-12 Ashaziahu u kundërpërgjigj duke dërguar një kapiten me pesëdhjetë njerëz për të urdhëruar Elian të dilte menjëherë para tij. Kur kapiteni i çoi kërkesën e pacipë, Perëndia u hakmor për Elian duke sjellë zjarr nga qielli për të shfarosur kapitenin dhe pesëdhjetë njerëzit e tij. Një kapiten i dytë me pesëdhjetë njerëz urdhëruan Elian: Eja të zbresësh menjëherë”, por edhe ata pësuan të njëjtin fat. Me zjarr nga qielli Perëndia kishte turpëruar Baalin dhe profetët e tij (1 i Mbreterve 18). Tani i njëjti zjarr qiellor shfarosi ushtarët e Baalit që u përpoqën të bënin të papastra duart e Elias. Profeti i merrte urdhrat nga Mbreti i vërtetë i Izraelit, jo nga një pushtues idhujtar. Nuk na thuhet në mënyrë të veçantë se pse u vranë të dy kapitenët dhe njerëzit e tyre; mbase ishin bashkuar me vendosmërinë e Ashaziahut për të shfarosur Elian. 1:13-16 Vetëm kur kapiteni i tretë pranoi përulësisht fuqinë e Elias dhe u lut për mëshirë, profeti u udhëzua nga engjëlli i Zotit (Krishti në shfaqjen e Tij para se të mishërohej) të shkonte dhe të fliste me Ashaziahun. Elia, pa pasur frikë, i tha mbretit se nuk do të shërohej, sepse ishte sjellë me Zotin me përçmim, duke u këshilluar me Baal-Zebubin. 1:17,18 Kur Ashaziahu vdiq u pasua nga i vëllai, Jerohami (më vonë quhet Joram), meqenëse nuk kishte bij për t’u kurorëzuar. Juda në këtë kohë kishte një bashkëmbretërim të përbërë nga Jozafati (3:1) dhe biri i tij, i cili quhej edhe ai Jeroham.

B. Ngjitja e Elias në qiell (2:1-12a)

Ky kapitull hapet me Elian e shenjtëruar “të marrë në qiell” (v. 1-11) dhe mbyllet me vagabondët e Bethelit që “u shqyen” (23-25). 2:1-6 Tashmë kishte ardhur koha për Elian të mbaronte shërbesën e tij dhe që Eliseu ta zëvendësonte. Por në fillim Elia duhej të vizitonte Bethelin, Jerikon dhe Jordanin. Eliseu nguli këmbë besnikërisht të shkonte me të në këto vende. Në Bethel dhe Jerikodishepujt e profetëve i thanë Eliseut se Zoti do ta largonte Elian “nga koka jote” po atë ditë. Kjo i referohet praktikës së një dishepulli që ulet te këmbët e mësuesit e tij; dhe me siguri, në një vendosje të tillë, mësuesi ishte mbi kokën e dishepullit. Eliseu e dinte tashmë këtë dhe u tha profetëve: “Heshtni!”. Çështja ishte shumë e trishtuar dhe e shenjtë për t’u diskutuar. 2:7-9 Nga Jeriko Elia dhe Eliseu zbritën në lumin Jordan, duke u ndjekur nga larg nga pesëdhjetë profetë. Kur Elia rrahu Jordanin me mantelin e tij, ujërat u ndanë dhe të dy burrat kaluantokë të thatë. Elia kishte ardhur nga Galaadi, në lindje të Jordanit, gjatë mbretërisë së Ashabit, për të filluar veprën e tij profetike (1 i Mbreterve 17:1). Tashmë në fund të shërbesës së tij kaloi përsëri Jordanin për t’u rrëmbyer në qiell. I nxitur nga profeti që po largohej për të bërë një kërkesë, Eliseu kërkoi një pjesë të dyfishtëfrymës së tij. Pjesa e dyfishtë është e drejta e djalit të parëlindur dhe thjesht mund të nënkuptojë këtu se Eliseu donte të ishte pasuesi i tij i denjë. Xhorxh Uilliamsi (George Williams) thotë se përmbushja e kërkesës shihet në faktin që, ndërsa Elia kreu tetë mrekulli të paraqitura në këtë libër, Eliseu kreu gjashtëmbëdhjetë [2]. 2:10-12a Elia tha se nuk ishte në fuqinë e tij ta plotësonte këtë kërkesë, më pas shtoi një kusht që ishte gjithashtu përtej kontrollit të tij: nëse Eliseu do ta shikonte duke ikur, atëherë kërkesa e tij do të plotësohej. Ndërsa ecnin duke folur, ata u ndanë nga një qerre zjarri me kuaj të zjarrtë. Më pas një shakullimë e përfshiu Elian në qiell. Kjo skenë u pa plotësisht nga Eliseu. Eliseu filloi të bërtasë: “O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorësia e tij”. Kjo mund të tregojë se Elia ishte arma më e fortë e fuqisë së Perëndisë dhe mbrojtja më e mirë e Izraelit.

C. Fillimi i shërbesës së Eliseut (2:12-25)

2:12b-14 Pasi grisi rrobat e tij në trishtim e sipër, Eliseu u kthye në bregun lindor të Jordanit, mblodhi pastaj mantelin e Elias dhe tha: “Ku është Zoti, Perëndia i Elias?”. Kjo pyetje nuk shpreh dyshim apo mosbesim, por thjesht i dha mundësi Perëndisë të tregonte se kishte qenë me Eliseun po ashtu si edhe me Elian. Ujërat u ndanë, duke e lejuar profetin të kthehej në bregun lindor të lumit, atje ku prisnin dhe shikonin pesëdhjetë dishepujt e profetëve. 2:15-18 Pasi panë hapjen e Jordanit, ata pranuan se Eliseu ishte me të vërtetë pasuesi i Elias. Kundër gjykimit më të mirë të Eliseut ata ngulën këmbë të dërgonin njerëz për të kërkuar Elian, por udhëtimi ishte i kotë, sigurisht, ashtu siç kishte paralajmëruar Eliseu. Ata nuk kishin qenë dëshmitarë në rrëmbimin e Elias, ose, edhe sikur të kishin qenë dëshmitarë, menduan se mungesa e tij ishte e përkohshme. 2:19-22 Shërbesa e Eliseut nga kjo pikë deri te 13:20 ka të bëjë me seri mrekullish të caktuara për të shkulur kombin e Izraelit nga idhujtaria e për ta kthyer te Perëndia i vërtetë e i gjallë. Ngjarjet nuk janë domosdoshmërisht në rend kronologjik. Mrekullitë e para ndodhën kur Eliseu hodhi kripëujin paksa të kripur në një burim në Jeriko; asnjëherë më ujërat nuk shkaktuan as vdekje, as shterpësi. 2:23,24 Në rrugën nga Jeriko për në Bethel, një ndër qendrat e adhurimit të viçit, Eliseu u takua me disa të rinj poteremëdhenj që e quanin tullac dhe, duke u talluar, e sfiduan të ngjitej në qiell ashtu siç kishte bërë Elia. Pasi i mallkoi në emër të Zotit, atëherë dolën nga pylli dy arinj, që i bënë copë-copë dyzet e dy nga ata. Një fyerje ndaj lajmëtarit të Perëndisë është një fyerje ndaj Vetë Perëndisë. 2:25 Eliseu ndoqi hapat e Elias, duke ndjekur shkollën e profetëve në Jeriko dhe Bethel, para se të shkonte në malin Karmel dhe Samari. Në Jeriko populli e trajtoi me respekt dhe mori një bekim. Për shkak të mosrespektit për Jehovahun, të rinjtë në Bethel e trajtuan me përçmim, gjë për të cilën morën një mallkim.

Ç. Mbreti Jehoram (Joram) i Izraelit (kapitulli 3)

Jehorami, biri i Ashabit, qe mbret i Izraelit për dymbëdhjetë vjet (852-841 para K.; 2 i Mbreterve 3:1-9:29). 3:1-3 Kur Jehorami, biri i Ashabit filloi të mbretëronte si mbret mbi Izraelin, pati një bashkëmbretërim në Judë (Jozafati dhe biri i tij Jehorami). Kjo shpjegon se si Jehorami, mbreti i Izraelit, filloi të mbretërojë në vitin e tetëmbëdhjetë të Jozafatit dhe në vitin e dytë të Jehoramit, mbretit të Judës (2 i Mbreterve 1:17). Jehorami (i njëjti emër me Joram) nuk ishte i keq si prindërit e tij; ai hoqi shtyllën e Baalit që kishte ngritur Ashabi. Megjithatë, ai u kap pas adhurimit të viçit të artë ngritur nga Jeroboami, biri i Nebatit. 3:4-9 Nën mbretërimin e Ashabit, mbretit të Moabit i ishte kërkuar t’i paguante një haraç vjetor Izraelit. Me vdekjen e Ashabit, mbreti Mesha vendosi se ishte një kohë strategjike për të ngritur krye. Guri i famshëm moabit, zbuluar nga një misionar gjerman më 1868, përmend nënshtrimin izraelian të Moabit dhe kryengritjen e suksesshme të Meshës [3]. Ashaziahu nuk kishte bërë asgjë rreth rebelimit të Moabit. Megjithatë, kur pasuesi i tij, Jehorami, erdhi në pushtet, menjëherë u përpoq të fuste në kontroll Moabin, duke mos dashur të humbiste haraçin e tij të madh. Jehorami i kërkoi Jozafatit të bashkohej me të në betejë dhe përsëri Jozafati pranoi marrëzisht (shikoni 1 i Mbreterve 22, ku Jozafati gati sa nuk humbi jetën duke bërë aleancë me Izraelin). Ata vendosën të marshonin drejt krahut perëndimor të Detit të Vdekur, në lindje përmes Edomit dhe në veri të Moabit. Meqë mbreti i Edomit ishte vasal i Jozafatit në këtë kohë, ndihma e tij qe e dobishme në luftë. 3:10-12 Ndërsa iu afruan Moabit, ushtrisë i mbaroi uji. Pafytyrësia e Jehoramit që po fajësonte Zotin mori përgjigje nga ideja e Jozafatit për t’u këshilluar me një profet të Zotit. Kur u bë e ditur se Eliseu, shërbëtori i Elias, ndodhej në rrethinë, tre mbretërit zbritën drejt tij. 3:13-19 Në fillim Eliseu ngriti zërin se nuk kishte punë me mbretin idhujtar të Izraelit dhe i tha të shkonte te profetët idhujtarë të atit të tij. Përgjigjja e Jehoramit mund të ketë hedhur idenë se nuk ishin idhujt, por Zoti që kishte shkaktuar problemin. Në nderim të Jozafatit, Eliseu pranoi të kërkonte mendjen e Zotit. Ndërsa muzikanti i binte harpës, fuqia e Perëndisë u ndodh mbi Eliseun dhe paratha se lugina do të ishte plot me pellgje të pashkaktuar nga shiu dhe se moabitët do të mundeshin. 3:20-25Të nesërmenuji vërshoi në luginë duke ardhur nga drejtimi i Edomit. Nën dritën e lindjes së diellit uji dukej si gjak dhe ata menduan që mbretërit e Izraelit, Judës dhe Edomit kishin luftuar midis tyre. Ndërsa nxituan drejt kampit të Izraelit për të marrë plaçkën, u ndeshën me një sulm rrënues. Izraelitët tokëne mirë e mbushën me gurë, i zunë të gjitha puset e ujit dhe prenë tërë drurët e mirë. 3:26,27Mbreti i Moabit, i zemëruar me aleatët e tij të parë, edomitët dhe, duke dyshuar se mbreti i tyre nuk luftoi plot zemër si ai i Izraelit dhe Judës, u përpoq të çante rrugën përmes kufijve të Edomit. Kur dështoi kjo strategji, ai e ofroi të parëlindurin e tij si flijim në murin e qytetit që të qetësonte perënditë, që të nxiste njerëzit e tij për një betejë më të ashpër dhe për të frikësuar armikun. Izraeli shtangu nga ky flijim njerëzor, i cili ishte, pa dyshim, një neveri. Të goditur drejtpërdrejt nga Perëndia apo nga vetë ndërgjegjja e tyre, ata u tërhoqën pa e sunduar Moabin. Harold Stixhërsi (Harold Stigers) komenton: Autori duket sikur po pyet: Nëse Izraeli u prek aq shumë në këtë rast, pse nuk u trondit aq shumë sa të braktiste idhujtarinë e vet? Por idhujtaria vazhdoi në Izrael dhe Judë [4].

D. Shërbesa e mrekullueshme e Eliseut (4:1-8:15)

1. Sigurimi i mrekullueshëm i vajit (4:1-7) Një vejushë e varfër, ish-gruaja e një ndër profetëve të perëndishëm, ishte në rrezik të humbjes në skllavëri të djemve të saj për shkak të borxheve të papaguara. Ajo u furnizua në mënyrë të mrekullueshme me vaj, kushti i vetëm ishte numri i enëve që duhej të merrte borxh për ta siguruar atë. Duke shitur vajin, ajo mundi të paguante borxhin e saj dhe mbështeti familjen. Kjo ngjarje ilustron hirin për borxhliun, mjaftueshmërinë për të plotësuar nevojat e tashme dhe për të dhënë siguri për nevojat e së ardhmes. Hiri i Perëndisë ndaj mëkatarëve nevojtarë na çliron nga borxhi i skllavërisë dhe parashikon për gjithçka kemi nevojë për një jetë të re. 2. Lindja e mrekullueshme (4:8-17) Një grua e famshme nga Shunemi kishte treguar mikpritje të pazakontë ndaj Eliseut, edhe duke rregulluar një dhomë të vogël me mur në katin e sipërm për të në shtëpinë e saj. Kur iu ofrua një pozitë apo favor nga mbreti përmes ndërmjetësimit të Eliseut, ajo shprehu përulësisht kënaqësinë e saj që banonte në mes të popullit të vet. Gehazi, shërbëtori i profetit, hodhi idenë se ajo mund të pëlqente një bir dhe kjo ide u bë realitet me fjalën e profetit. Pranverën që erdhi ajo lindi një bir. Nga vdekja (barku shterpë) Zoti solli jetë, një simbol i lindjes frymërore të çdo fëmije të Perëndisë (Efes. 2:1-10). 3. Ringjallja e birit të shunamites (4:18-37) 4:18-25a Vite më vonë djaloshi pësoi një goditje në kokë ndërsa ishte jashtë në fushë. Atë e çuan tek e ëma dhe vdiq në krahët e saj në mesditë. Ajo e vuri kufomën e tij në dhomën e profetit. Pastaj, pa treguar arsyen, i tha burrit të saj se donte të takonte njeriun e Perëndisëmalin Karmel. Atij iu duk e çuditshme të takonte profetin kur nuk ishte një festë fetare, por bëri të gjitha rregullimet e domosdoshme për udhëtimin. Me një shpejtësi të madhe u nis nga Shunemi, në fushën e Esdraelonit, për në malin Karmel. 4:25b-28 Duke e parë të afrohej, Eliseu dërgoi Gehazin për ta takuar dhe për ta pyetur për shëndetin e saj. Ajo nuk i tregoi Gehazit arsyen e vizitës së saj. Në fakt, ajo e mashtroi duke i thënë se ishte mirë, po ashtu edhe i shoqi dhe biri i saj. Ajo parapëlqeu t’ia rrëfente problemin e saj drejtpërdrejt profetit. Gruaja e takoi Eliseun me një shpërthim emocional dhe do ta kishte larguar Gehazi nëse profeti nuk do ta kishte kuptuar shpirtin e saj të trishtuar. Ai e lejoi të flasë. Zotinuk ia kishte zbuluar Eliseut qëllimin e vizitës së saj dhe as ajo. Por hodhi një farë ideje kur tha: “A i kisha kërkuar, vallë një bir zotit tim? A nuk thashë: ‘Mos më mashtro’?”. Me fjalë të tjera: “Nuk dua të më mashtrojnë duke më dhënë në fillim një bir dhe më pas të ma heqin nga duart”. Mbase Eliseu nënkuptoi nga kjo se djali ishte shumë sëmurë. 4:29-31 Në fillim profeti dërgoi Gehazin për ta vendosur bastunin e tij mbi fëmijën e vdekur, duke i treguar atij të shmangte përshëndetjet e gjata të zakonshme lindore rrugës. Gruaja kuptoi se kjo nuk do të shërbente për asgjë dhe nguli këmbë që vetë Eliseu të kthehej mëe të. Ndërsa iu afruan Shunemit, Gehazi u bëri të ditur lajmin se djaloshi nuk u zgjua. 4:32-37 Atëherë Eliseu shkoi dhomën ku qëndronte kufoma, mbylli derën, u lut dhe u shtri mbi fëmijën – gojë mbi gojë, sy mbi sy dhe duar mbi duar. Profeti u ngrit, shkoi sa andej e këtej dhe më pas u shtri mbi fëmijën përsëri. Këtë herë djaloshi teshtiu shtatë herë dhe hapi sytë. Nëna mirënjohëse e rifitoi birin e saj. Duke ringjallur djalin, Eliseu u njëjtësua plotësisht me djaloshin: gojë mbi gojë, sy mbi sy, dorë mbi dorë. Bastuni i tij nuk solli asnjë ndryshim, por kur u vendos mbi djalin dhe i fryu jetën e tij mbi të, djaloshi u ngjall. 4. Çhelmimi i supës së helmuar (4:38-41) Mrekullia tjetër ndodhi në Gilgal. Gjatë një kohë zie (mbase shtatëvjeçari i zisë përmendur në kapitullin 8), Eliseu e urdhëroi shërbëtorin e tij të gatuante pak supë për dishepujt e profetëve. Gabimisht ca bimë të egra kacavjerrëse helmuese u futën në kusinë e supës. Kur u zbulua gabimi, Eliseu hodhi miell në kusi dhe në këtë mënyrë e bëri të ngrënshme. 5. Sigurimi i mrekullueshëm i bukës (4:42-44) Një herë tjetër Eliseu ushqeu njëqind veta me njëzetbukë prej elbi të vogla, të rrumbullakëta e të sheshta dhe pak kallinj gruri të freskët. Aty dilte e tepronte, ashtu siç kishte premtuar Zoti. Eliseu, duke mos u treguar egoist, u dha të tjerëve atë që me të drejtë i takonte atij. Kur ndajmë me të tjerët dhe ia lëmë pasojat Perëndisë, Ai është i aftë të plotësojë nevojat tona e ato të të tjerëve dhe madje të japë më tepër se ç’duhet (Fjal. 11:24,25). 6. Pastrimi i mrekullueshëm i Naamanit, lebrozit (5:1-19) 5:1-4 Fuqia mrekullibërëse e Eliseut u shtri edhe te ushtria e sirëve. Një robinjë judease ishte një shërbëtore në shtëpinë e Naamanit, komandantit të ushtrisë sire. Duke ditur se ai ishte lebroz, ajo i tregoi se profeti Elise në Samari mund ta shëronte. Kjo vajzë ilustron shembullin se si një njeri pa rëndësi në sytë e botës, duke qenë në një vend kyç dhe duke treguar besnikërinë e saj ndaj Perëndisë, mund të ndikojë rrjedhën e historisë së shpëtimit. Mudi (D. L. Moody) komenton: Një shërbëtore e vogël foli disa fjalë që shkaktuan një trazim në dy mbretëritë. Perëndia e nderoi besimin e saj duke bërë për Naamanin, idhujtarin, atë që nuk e kishte bërë për asnjë në Izrael. Shikoni Llukën 4:24. Sa shpesh kanë çuar njerëz të rritur në drejtimin e duhur gishtat e fëmijëve. Shërbëtorja u mburr për Perëndinë se Ai mund të bënte për Naamanin atë që nuk e kishte bërë për asnjë në Izrael; dhe Perëndia e nderoi besimin e saj [5]. 5:5-7 Naamani mori një letër hyrjeje nga Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, për Joramin, mbretin e Izraelit dhe gjithashtu mori dhurata parash dhe veshje me vete. Në pamje të parë letra nuk përmend Eliseun, por kërkon thjesht shërimin e Naamanit. Mbreti i Izraelit u tërbua nga një kërkesë e tillë e paarsyeshme dhe dyshoi se mbreti sir po paraqiste një justifikim për të sulmuar Izraelin. 5:8-12Eliseu mësoi për gjendjen e papëlqyer të mbretit dhe kërkoi që Naamanin ta çonin tek ai. Nuk kishte asnjë fuqi në pallat, sepse të gjithë ishin idhujtarë; por kishte një profet të Perëndisë në Izrael që kishte fuqinë për të pastruar një njeri dhe ta kthente atë si më parë. Eliseu nuk i foli vetë Naamanit; fjala e tij mjaftonte nëse jepej me besim. Eliseu i dërgoi fjalë Naamanit të lahej shtatë herë në lumin Jordan. Naamani priste ndonjë mënyrë shumëngjyrëshe dhe më solemne shërimi në vend të kësaj dhe protestoi i zemëruar se ujërat e Damaskut të tij të lindjes ishin më të mira se ato të Jordanit. 5:13,14 Mudi (D. L. Moody) e analizoi problemin me përpikmëri: Naamani kishte dy sëmundje – krenarinë dhe lebrën. E para duhej të shërohej ashtu si dhe e dyta. Naamani duhej të zbriste nga qerrja e tij e krenarisë; mbi të gjitha për t’u larë sipas mënyrës së përshkruar [6]. Së fundi shërbëtorët e tij ia mbushën mendjen t’i bindej profetit, ashtu siç i kishte thënë, dhe ai u shërua plotësisht. Ashtu siç është thënë me të drejtë: “Ai uli krenarinë dhe humbi lebrën e tij”. 5:15-19 Naamani u kthye te Perëndia i Izraelit dhe u përpoq ta shpërblente Elian, por profeti nuk pranoi asgjë prej tij. Gjenerali sir mori më pas leje të merrte dy mushka me dhè për t’i marrë me vete në shtëpi, në mënyrë që të adhuronte Perëndinë e vërtetë në tokën e zhvendosur të Izraelit. Ai shpjegoi se detyrat e tij zyrtare mund ta detyronin të shkonte në tempullin e idhullit Rimon me zotin e tij dhe madje të binte përmbys, por ai shpresonte se Zoti do ta falte për këtë. Eliseu as e miratoi, as nuk e miratoi, por thjesht e dërgoi në rrugën e tij. Në historinë e Naamanit gjejmë një ilustrim klasik të ungjillit të hirit. Ai ishte një armik i Perëndisë, duke qenë kapiteni i ushtrisë sire. Duke folur nga ana njerëzore, gjendja e tij ishte pa përkrahje dhe e pashpresë, meqë ishte lebroz (krahasoni Romakëve 5:6-10). Duke qenë një johebre, ai ishte një i huaj për premtimet e besëlidhjet e Perëndisë dhe nuk kishte të drejtën e bekimit të Tij (Efes. 2:11,12). Por hiri i Perëndisë shtrihet për të plotësuar nevojën njerëzore. Ajo që duhej të bënte Naamani ishte vetëm të përulte veten dhe t’i bindej fjalës së Zotit. Ai e lau veten në bindjen e fjalës së Perëndisë dhe u bë një njeri i ri, me lëkurë dhe zemër të re. Hiri i mahnitshëm i Zotit tonë të dashur, hir që tejkalon mëkatin dhe fajin tonë, atje në malin e Kalvarit u derdh, atje ku gjaku i Qengjit u spërkat. Julia H. Johnston 7. Lakmia e Gehazit (5:20-27) Por Gehazi lakmoi dhuratat nga Naamani, të cilat Eliseu nuk i kishte pranuar. Ai i tha sirianit se Eliseu e kishte dërguar të merrte dhurata për dy dishepuj të profetëve që sapo kishin ardhur tek ai nga krahina malore e Efraimit. Më pas mori paratë dhe veshjet në shtëpinë e tij. Si profet që ishte, Eliseu merrte shpesh zbulime nga Zoti. Tani iu bë e ditur ajo që kishte kryer shërbëtori i tij dhe kur Gehazi mbërriti, Eliseu ia bëri të ditur. Ai i kujtoi shërbëtorit lakmues se nuk ishte çasti për të marrë para dhe rroba apo gjëra të tjera që mund të blihen me para. Gehazi u godit nga lebra e Naamanit. Ai kishte mëkatuar së tepërmi, duke u dhënë sirëve rastin të mendonin se dhurata e hirit të Perëndisë nuk ishte fare falas. 8. Gjetja e mrekullueshme e një hekuri sëpate (6:1-7) Disa nga dishepujt e profetëve nuk ishin të kënaqur me lagjet e dendura ku jetonin me Eliseun, mbase në Jeriko apo Gilgal. Prandaj, morën lejen e profetit për të shkuar afër Jordanit dhe ndërtuan një vend atje. Gjatë procesit të ndërtimit njëri prej burrave humbi hekurin e sëpatës së marrë hua në Jordan. Eliseu iu përgjigj kërkesës së tij plot ankth duke hedhur një copë druri në lumë. Hekuri i sëpatës pluskoi dhe u mor nga ndërtuesi mirënjohës. 9. Taktikat e mrekullueshme ushtarake (6:8-23) Një provë tjetër e fuqisë për të bërë mrekulli nga Eliseu kishte të bënte me njohjen e tij të taktikave tepër të fshehta ushtarake në fushën e armikut. Mbreti i Sirisë shushatej, sepse tërë planet e tij të fshehta i bëheshin shpesh të ditura mbretit të Izraelit; ai dyshonte se mos ndonjë nga njerëzit e tij ishte spiun për Izraelin. Kur mësoi se profeti Elise i zbulonte planet e tij mbretit të Izraelit, vendosi ta kapte atë me çdo kusht. Duke dëgjuar se profeti ishte në Dothan, një qytet jo shumë larg veriut të Samarisë, dërgoi një grup plaçkitësish për të rrethuar qytetin natën. Në mëngjes shërbëtori i Eliseut u tmerrua kur pa moritë e armikut përreth qytetit. Por si përgjigje ndaj lutjes së profetit, shërbëtorit iu dha një fuqi e mrekullueshme për të parë morinë mbrojtëse të kuajve dhe qerreve të zjarrta të dërguara nga Perëndia për të ruajtur njerëzit e Tij. Eliseu i kërkoi Zotit t’i godiste sirët me verbëri. Atëherë profeti mundi t’i drejtonte nga Dothani për në Samari pa u ndeshur. Kur mbreti i Izraelit tha që t’i vrisnin, Eliseu i kujtoi se ai nuk do t’i vriste robërit që ishin zënë robër me shpatën dhe me harkun, kështu që pse t’i vriste ata që ishin dorëzuar në duart e tij pa asnjë përpjekje nga ana e tij? Në vend të kësaj, mbreti u urdhërua t’u jepte për të ngrënë dhe t’i çonte në shtëpi të tyre. Nga ky trajtim njerëzor ai e mbuloi të keqen me të mirën. Banda të tilla plaçkitëse nuk ndërmorën sulme të tilla në Izrael. Vargu 16 na kujton 1 Gjonit 4:4b – “…Ai që është në ju është më i madh se ai që është në botë”. Në betejën tonë frymërore me forcat e të ligut, ne kemi mbrojtjen dhe fuqinë e dhënë nga Aleati ynë i gjithëfuqishëm. Me anë të lutjes së besimit Zoti mund të hapë sytë e zemrave tona ndaj faktit risigurues se Ai na mbron dhe prish qëllimet shkatërruese të Satanit. 10. Zia e bukës në Samari (6:24-7:20) 6:24-31 Ndodhia që fillon këtu nuk është patjetër në rend kronologjik. Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë e rrethoi Samarinë aq lehtë saqë zia mbizotëroi qytet (nëse ky rrethim ndodhi pas zisë shtatëvjeçare të përmendur te 8:1-2, ashtu siç mendojnë disa, ne mund të kuptojmë se sa serioze ishte situata). Njerëzit duhej të paguanin çmime shumë të larta për ushqim, madje për ushqimet e papastra sipas Ligjit (një kokë gomari) dhe për barërat apo grurin. “Glasat e pëllumbit [7] ishte emri i një bime me një poç (kërcell) të ngrënshëm. Bima, sot, mban emrin “Ylli i Betlehemit”. Mbreti i Izraelit pranoi se asnjë veç Zotit nuk mund të ndihmonte dhe mbajti zi me të madhe kur po dëgjoi se po praktikohej kanibalizmi nga populli. Duke fajësuar Eliseun për gjendjen e tmerrshme dhe për moslehtësimin e situatës, u betua ta vriste para se të ngrysej. 6:32,33Eliseu mori të dhëna hyjnore rreth qëllimeve të mbretit dhe u tha pleqve se një lajmëtar nga mbreti ishte duke ardhur, i ndjekur nga vetë mbreti. Ai i urdhëroi që të mos e lejonin lajmëtarin të hynte derisa të mbërrinte vetë mbreti. Nuk kaloi shumë dhe lajmëtari mbërriti dhe më pas mbreti. Ai mendoi se nuk kishte ngelur gjë tjetër veç të dorëzoheshin në duart e Sirisë. Atëherë mbreti tha: “Ja, kjo fatkeqësi vjen nga Zoti; çfarë mund të shpresoj akoma unë nga Zoti?”. Ndodhia na kujton se “zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do ai” (Fja. 21:1). Mbreti i Izraelit nuk përmendet me emër këtu; në fakt, emri i mbretit nuk jepet në asnjë nga ngjarjet e kapitujve 4 – 8. Shumë komentues mendojnë se Jehorami (Jorami) ishte mbreti gjatë rrethimit, por është e pamundur të jemi të sigurt, meqë shërbesa e Eliseut, e cila zgjati mbi gjysmë shekulli, duke përfshirë katër mbretër të ndryshëm, nuk është paraqitur në rend kronologjik. 7:1,2 Më pas Eliseu i bëri një parashikim interesant mbretit. Ai premtoi se të nesërmen maja e miellit dhe elbi do të shiteshin me një çmim të ulët në portën e Samarisë. Kur shoqëruesi dyshues i mbretit e pyeti për ndodhjen e një gjëje të tillë të pabesueshme, Eliseu shtoi se ai kishte për ta parë me sytë e tij, por nuk do ta hante. “Nëse do të besosh” – shkruan Mudi (Moody) – “duhet të kryqëzosh fjalën ‘si?” [8] (krahasoni dishepujt e Zotit tonë para ushqimit të 4 000 vetëve te Marku 8:4). 7:3-7 Atë mbrëmje katër lebrozë që ishin ulur në hyrje të portës së Samarisë vendosën në dëshpërim të shkonin në kampin e sirëve me shpresën e gjetjes së ushqimit. Kur mbërritën atje, kampi i sirëve ishte braktisur – Perëndia në të vërtetë kishte bërë që ushtria e armikut të dëgjonte një zhurmë si të një ushtrie të madhe sulmuese. Duke menduar se ishin ushtarët hitenj e egjiptas të rekrutuar nga mbreti i Izraelit, ata u tërhoqën në potere të madhe. Methju Henri (Matthew Henry) komenton: Sirët që kishin rrethuar Dothanin u bënë të verbër, ashtu siç qe thënë te kapitulli 6, v.18. Tashmë u zihet edhe dëgjimi… Nuk është e sigurt nëse kjo zhurmë erdhi si shkak i ajrit me anë të shërbesës së ndonjë engjëlli, apo thjesht ishte një zë në veshët e tyre; sido që të ishte, ishte nga Perëndia [9]. 7:8-16 Në fillim lebrozët u ndien të lirshëm për të ngrënë, për të marrë para e veshje. Por, duke kuptuar se njerëzit do ta zbulonin shumë shpejt se sirët kishin ikur dhe do t’i ndëshkonin për heshtjen e tyre, vendosën t’ia bënin të ditur mbretit. Ai menjëherë dyshoi se sirët kishin ngritur një pritë për izraelitët. Por një shërbëtor mendoi të dërgonin disa njerëz si zbulues, duke arsyetuar se nëse ata nuk do të vriteshin nga sirët, do të vdisnin nga zia e bukës, ashtu si pjesa tjetër e Izraelit. Zbuluesit panë që sirët ishin arratisur, duke lënë një shteg plaçke të braktisur. Kështu populli i Izraelit e plaçkiti kampin e sirëve dhe zia e bukës mbaroi. 7:17-20 Në përputhje me profecinë e Eliseut, maja e miellit dhe e elbit u shitën me çmimin më të ulët atë ditë. Kapiteni i mbretit, që kishte dyshuar për parashikimin, e pa këtë, por nuk e shijoi, sepse vdiq nga turma festuese në portën e qytetit. Vargjet 18-20 ritheksojnë se njeriu vdiq sipas fjalës së Zotit për shkak të mosbesimit të tij. Mosbesimi i heq viktimës bekimin dhe e shpërblen me vdekje. Fjalët e famshme të lebrozëve: “Nuk veprojmë mirë kështu; kjo është ditë sihariqi, por ne nuk hapim as gojën” (v. 9), janë një sfidë e vazhdueshme për të gjithë ne që na është besuar ungjilli i hirit shpengues. 11. Ripërtëritja e pronës së shunamites (8:1-6) Para se të binte zia shtatëvjeçare në vend (mbase zia e 4:38), Eliseu e paralajmëroi gruan shunamite (të kapitullit 4) të linte familjen e saj, bashkë me të birin, të cilin e kishte ringjallur. Ajo banoi në vendin e filistenjve dhe më pas u kthye kur kishte mbaruar zia. Në këtë kohë Gehazi ishte në oborrin e mbretit të Izraelit, një vend që zakonisht nuk i lejohej një lebrozi. Ndërsa po i tregonte mbretit se si Eliseu kishte ringjallur djalin, gruaja mbërriti që të kërkonte pronën e saj. Mbreti urdhëroi që si prona, ashtu edhe prodhimi që ishte rritur në të gjatë shtatë viteve të mungesës së saj t’i ktheheshin. 12. Profecia e Eliseut për mbretërimin eHazaelit (8:7-15) 8:7-12 Kur Ben-Hadadi, mbreti i Sirisë, i shqetësuar dëgjoi se Eliseu kishte shkuar në Damask, dërgoi një zyrtar, Hazaelin, me një dhuratë të madhe për t’u këshilluar nëse do të shërohej. Meqë Naamani ishte kapiteni i ushtrisë sire nën Ben-Hadadin, mbreti do të kishte mësuar për fuqinë shëruese të Eliseut (kapitulli 5). Mbase profeti do ta shëronte edhe atë. Përgjigjja e turbullt e profetit ndaj Hazaelit ishte: “Shko t’i thuash: ‘Do të shërohesh me siguri’. Por Zoti më bën të shoh se ai ka për të vdekur me siguri”. Kjo nënkuptonte se vetë sëmundja nuk ishte domosdoshmërisht fatale, porse Ben-Hadadi nuk do të shërohej prej saj, ngaqë Hazaeli do të shkonte ta vriste. Eliseu e kuptoi këtë qëllim të Hazaelit dhe ky i fundit u skuq. Eliseu parashikoi gjithashtu se Hazaeli do t’u shkaktonte humbje dhe vuajtje të tmerrshme bijve të Izraelit, aq të tmerrshme saqë mendimi i saj i bëri të qanin. 8:13-15Hazaeli u përgjigj se nuk ishte një qen; si mund të priste ta bënte këtë hata? Uilliamsi parafrazon: A mundem unë, që jam vetëm një qen, të hipi në fronin e Sirisë dhe të kryej vepra të tilla të mëdha! [10]. Por Eliseut i kishte thënë Zoti se Hazaeli do të ishte mbreti i Sirisë. Pas kësaj shpalljeje, Hazaeli u kthye, i tha atij se do të shërohej dhe më pas, me mashtrim, e mbyti me një batanije të zhytur në ujë. Citimi i mëposhtëm tregon qartë se sa e përpiktë ishte profecia e Eliseut: Më pas [pas vdekjes së Ben-Hadadit] Hazaeli luftoi kundër forcave të bashkuara të Jehoramit dhe Ashaziahut në Ramoth të Galaadit (8:28,29; 9:14,15). Ai e mundi shpesh Jehun në betejë, duke e shkretuar tërë vendin e tij në lindje të Jordanit nga Arnoni në jug të Bashanit në veri (10:32,33). Gjatë mbretërimit të Jehoahazit, pasuesi i Jehut, ai shpesh cënoi territorin e Izraelit, i cili ruhej nga shkatërrimi i plotë vetëm nga mëshira e Perëndisë (13:4,22,23). Hazaeli shkoi gjithashtu në Palestinën jugperëndimore duke pushtuar Gathin; ai e detyroi mbretin e Judës të paguante një ryshfet të majmë për kursimin e Jerusalemit (12:17,18; 2 i Kronikave 24:23,24). Vetëm kur vdiq Hazaeli, Izraeli mundi të kontrollonte me sukses sulmet e Sirisë nën Ben-Hadadin III, birin e Hazaelit (2 i Mbreterve 13:24,25) [11].

DH. Mbreti Jehoram (Joram) i Judës (8:16-24)

Jehorami (Jorami), biri i Jozafatit, ishte mbret i Judës për tetë vjet (853-841 para K.; krahasoni 2 i Kronikave 21:4-20). 8:16,17 Kronologjia në vargun 16 duhet të pajtohet me atë të 1 i Mbreterve 22:42,51; 2 Mbretërve 3:1 dhe 2 Mbretetërve 8:25. Një shpjegim është se Jehorami ishte bashkëregjent me të atin, Jozafatin, për pesë vjet. Një shpjegim tjetër është se Jozafati ndau pjesë të mbretërisë së tij me Asën dhe se mbretëritë e Ashaziahut dhe Jehoramit shënojnë datën nga fillimi i mbretërimit të vetëm të Jozafatit. 8:18,19Jehorami ishte martuar me Athalian, një bijë e Ashabit dhe e Jezebelit. Kjo martesë pa dyshim ishte kurdisur nga i ati, Jozafati, si pjesë e politikës së tij të pajtimit me Izraelin. Fryti i kësaj ishte çuarja e mbretërisë së Judës më tej në rrugët idhujtare të mbretërisë veriore. Për shkak të kësaj apostazie, Zoti do ta shkatërronte Judën nëse nuk do t’i kishte bërë premtimin Davidit (2 i Samuelit 7:12-16). 8:20-24 Gjatë mbretërisë së Joramit, Edomi ngriti krye kundër tij. Për të shtypur kryengritjen, ai marshoi me ushtrinë e tij në Tsair (Edom), në jug të Detit të Vdekur. Edomitët e kishin rrethuar. Atëherë ai u detyrua të kalonte përmes kufijve të tyre për një vend të sigurt. Ushtria e tij u kthye mbrapsht. Që nga ajo kohë, Edomi nuk ishte në nënshtrim të plotë ndaj Judës. Gjatë mbretërimit të Jehoramit mund të ketë ndodhur që profeti Abdia të ketë folur orakullin e tij kundër Edomit. Përmendet këtu se Libnahu, afër Filistisë, ngriti gjithashtu krye, duke tërhequr kështu vëmendjen ndaj dobësive karakteristike të mbretërisë së Judës gjatë mbretërimit të lig të Joramit. Libnahu ishte një qytet levitik. Arsyeja për këtë revoltë jepet te 2 Kronikave 21:10,11. Juda e rifitoi kontrollin e qytetit më vonë (19:8).

E. Mbreti Ashaziah i Judës (8:25-29)

Ashaziahu, biri i Jozafatit, qe mbret i Judës për një vit (841 para K., krahasoni 2 i Kronikave 22:1-9). 8:25-27 Për Ashaziahun flitet në vargun 26 si biri i Athalias, mbesës së Omrit. Ashaziahu është i njëjti me Jehoahazin e 2 Kronikave 21 dhe quhet gjithashtu Azariah te 2 Kronikave 22:6. Ashaziahu ishte nip i Joramit, mbret i Izraelit. Nëna e tij, Athaliah, ishte bija e Ashabit dhe motra e Joramit të Izraelit. Emrat na ngatërrojnë pak në këtë pikë të veçantë të historisë! Ashabi, mbret i Izraelit, kishte dy bij që zunë fronin më pas, Ashaziahu dhe Jehorami (Jorami). Jozafati, mbreti i Judës, kishte një bir që quhej Jehoram, që mbretëroi pas tij. Këtij Jehorami i zuri vendin në fron biri i tij Ashaziahu. Kështu Ashaziahu dhe Jehorami mbretëruan në Izrael ndërsa Jehorami dhe Ashaziahu mbretëruan në Judë. IZRAELI JUDA Ashaziahu Jehorami Jehorami Ashaziahu Këtu për Ashaziahun, mbretin e Judës, thuhet se ishte njëzet e dy vjeç kur filloi të mbretërojë; te 2 Kronikave 22:2 mosha e tij jepet dyzet e dy vjeç. Prova më e qartë tregon njëzet e dyshin si moshën e saktë. Numri tjetër mund të jetë një gabim i kopjuesit. 8:28,29Ashaziahu u bashkua me xhaxhanë e tij, Joram, mbret të Izraelit, në një luftë kundër Sirisë, në Ramoth të Galaadit. Mbreti Joram u plagos në betejë dhe u çua në Jezreel për t’u mjekuar. Ashaziahu shkoi atje për ta takuar ndërsa po mjekohej. Ati i Joramit, Ashabi, humbi jetën e tij në Ramoth të Galaadit (1 i Mbreterve 22). Gjyshi i Ashaziahut, Jozafati, ishte bashkuar me Ashabin në mënyrë jo të mençur dhe gati sa nuk u vra për këtë. Por Ashaziahu nuk ia vuri veshin paralajmërimit të historisë (duke u bërë aleat i Izraelit) dhe si rezultat i kësaj më vonë u vra (kapitulli 9).

Ë. Mbreti Jeh i Izraelit dhe shërbesa e Eliseut (kapitujt 9,10)

1. Vajosja e Jehut (9:1-10) Eliseu drejtoi një nga dishepujt e profetëve të shkonte në Ramoth të Galaadit dhe, në fshehtësi, e vajosi Jehun si mbretIzraelit për të pasuar Joramin. Jehu ishte biri i Jozafatit, birit të Nimshit (v. 2), jo biri i Jozafatit, mbretit të Judës. Jehu ishte kapiteni i ushtrisë së Joramit dhe kishte ndaluar në Ramoth të Galaadit për të ndalur sirët. Duke e vajosur atë, profeti i dha detyrën të shkatërronte shtëpinë e Ashabit, sipas profecisë së Elias (1 i Mbreterve 21:21-24). Elias i ishte thënë të vajoste Jehun (1 i Mbreterve 19:16), por duket se ai ia kaloi këtë përgjegjësi pasuesit e tij, Eliseut, i cili, nga ana e vet, dërgoi një profet të panjohur në Ramoth të Galaadit, në mënyrë që vajosja të kryhej në fshehtësi. Kjo fshehtësi i dha Jehut elementin e surprizës, të cilin e përdori me shkathtësi për të marrë fronin. 2. Ekzekutimet e Jehut (9:11-10:17) 9:11-13 Kur Jehu doli nga shërbëtorët e tij, oficerët e tij miq donin të dinin se çfarë i kishte thënë “profeti i marrë“. Jehu në fillim u përpoq të shmangte pyetjen duke hedhur idenë se ata e dinin tashmë. Mbase ai dyshonte se ata e kishin dërguar profetin për ta vajosur atë në mënyrë që të rrëzonin Joramin. Por kur pa këmbënguljen e tyre, zbuloi se sapo ishte vajosur mbret. Me nxitim, njerëzit e tij mbuluan shkallët me rrobat e tyre dhe e shpallën hapur si mbret të Izraelit. Jehu, biri i Jozafatit, qe mbret i Izraelit për njëzet e tetë vjet (841-814/813 para K.; 2 i Mbreterve 9:14-10:36). 9:14-26 Mbretëria e Jehut filloi dinastinë e pestë të mbretërisë veriore. Para se lajmi i vajosjes së tij të shkonte në Jezreel, Jehu nxitoi për atje për të vrarë Joramin. Një roje pa afrimin e ushtrisë së Jehut dhe ia bëri të ditur Joramit. Lajmëtarët u dërguan dy herë për të mësuar identitetin e ushtrisë që po afrohej, por Jehu i parandaloi që të mos ktheheshin. Ndërkohë roja i bëri të ditur mbretit se ai që ngiste qerren i ngjante Jehut, birit (nipit) të Nimshit. Jorami doli më pas në qerren e tij mbretërore, i shoqëruar nga nipi i tij Ashaziah, mbret i Judës, duke menduar se kishte lajme të rëndësishme rreth Ramothit të Galaadit. Ai e përshëndeti Jehun me shprehjen: “A sjell paqen (shalom) Jehu?”, por mori fjalë sulmuese si përgjigje. Duke kuptuar tradhtinë, Jorami u përpoq të largohej, por u vra nga shigjeta e Jehut. Sipas përmbushjes së fjalëpërfjalshme të profecisë së Elias (1 i Mbreterve 21:19), trupi i tij u hodh në fushën e vreshtit të Nabothit. 9:27-29Ashaziahu u përpoq gjithashtu të largohej, por edhe ai u godit nga një shigjetë dhe vdiq në Megido. Duke u vëllazëruar me shtëpinë e Ashabit, atë e zuri mallkimi hyjnor që Jehu kishte marrë si detyrë për ta ekzekutuar. Trupin e tij e çuan në Jerusalem për ta varrosur. Libri i Dytë i Kronikave 22:9 thotë se ai vdiq në Samari, por kjo mund t’i referohet qoftë mbretërisë së Samarisë, qoftë një zone përreth. Vargu 29 nuk është në rend kronologjik, duke qenë një përsëritje e 8:25. Mospërputhja midis viteve të përmendura (njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë) vjen, mbase, për shkak të metodave të ndryshme të llogaritjes. 9:30-37Kur Jehu shkoi në qytetin e Jezreelit, Jezebeli u tall me të, duke i thirrur: “A sjell paqen, Zimri, vrasës i zotit tënd?”. Edhe Zimri ishte bërë mbret i Izraelit duke vrarë të zotin, por nuk gjeti paqe. Grushti i tij i shtetit dështues zgjati vetëm shtatë ditë (1 i Mbreterve 16:9-19). Jezebeli i bëri të ditur Jehut se ai nuk do të përparonte në rebelimin e tij. Dy eunukë në pallat treguan besnikërinë e tyre ndaj Jehut duke hedhur Jezebelin nga dritarja. Pak gjak i saj ra mbi murin dhe mbi kuajt dhe trupi i saj u hëng nga qentë e Jezreelit në përmbushje të 1 i Mbreterve 21:23 – gjithçka përveç kafkës, këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve. Kembëll Morgani (Campbell Morgan) shënon: Qentë lanë kafkën, duart dhe këmbët që planifikuan dhe ekzekutuan neveri të tilla; dhe, edhe pse pa varr, turpi përjetëson kujtimin e saj [12]. 10:1-11 Hapi tjetër i Jehut ishte vrasja e shtatëdhjetë pasardhësve (“bijve“) të Ashabit, që jetonin në Samari. Ai në fillim u dha rojeve të tij një ultimatum – zgjidhni pasardhësit më të mirë të Ashabit si mbretër dhe luftoni kundër Jehut dhe njerëzve të tij. Por ata kujtuan se si dy mbretërit (Jorami dhe Ashaziahu) kishin qenë të pafuqishëm kundër Jehut në Jezreel, kështu që ata kthyen fjalë se do të ishin shërbëtorë të bindur. Ai u shkroi se ata mund të tregonin besnikërinë e tyre ndaj tij duke i çuar kokat e shtatëdhjetë pasardhësve meshkuj të Ashabit në Jezreel atë ditë. Ata qenë dakort për këtë. Të nesërmen Jehu doli për të parë kokat duke qëndruar në dy grumbuj në hyrje të portës. Mbase njerëzit e mbledhur prisnin që të ishte i zemëruar me këtë shkretim të plotë, duke mos ditur se ai e kishte urdhëruar një gjë të tillë. Menjëherë i qetësoi, duke thënë: Ju jeni të pafajshëm për këtë vepër. Edhe unë jam i pafajshëm. Është e vërtetë që unë e vrava zotërinë tim, Joramin, por kush i vrau këta? Duhet të ketë qenë Perëndia, duke përmbushur atë që kishte parathënë me anë të shërbëtorit të tij, Elia. Duke përmbushur më tej profecinë e Elias, Jehu vazhdoi të vriste tërë kushërinjtë e Ashabit, tërë të mëdhenjtë, miqtë dhe priftërinjtë e tij në Jezreel. 10:12-14Gjatë rrugës për në kryeqytet, Samari, Jehu takoi dyzet e dy kushërinjtë e Ashabit “vëllezërit” (v. 13) do të thotë kushërinjtë, nipërit, etj., meqë vëllezërit e Ashabit ishin vrarë (2 i Kronikave 21:17). Këta njerëz erdhën nga Juda për të vizituar familjen mbretërore të Izraelit. Duke kuptuar se kishin lidhje me shtëpinë e Ashabit, Jehu urdhëroi që t’i vrisnin pranë pusit të Beth-Ekedit. 10:15-17 Jehu gjithashtu gjeti Jehonadabin (i quajtur gjithashtu Jonadab), një rekabit. Duke menduar se Jehonadabi ishte besnik ndaj tij, Jehu e ftoi për ta shoqëruar në Samari dhe dëshmoi zellin e tij për Zotin. Jeremia 35 na tregon pak më tepër rreth Jehonadabit. Ai i urdhëroi pasardhësit e tij të ktheheshin në stilin e jetës së mëparshme që Izraeli kishte njohur nën udhëheqjen e Moisiut dhe Jozueut, në përpjekjen për të mos i lejuar ata të binin në apostazi, në mëkatin kombëtar të Izraelit. Sapo dëgjoi për spastrimin e Jehut, ai shkoi me mbretin e ri, që menjëherë e mirëpriti si një aleat të madh në luftën kundër baalizmit. Në Samari Jehu vrau tërë kushërinjtë që kishin ngelur të Ashabit. Morgani paralajmëron: Ai [Jehu] ishte krenar për zellin e tij. Sa i hollë është rreziku! Dhe është me të vërtetë një rrezik. Sa herë që ekziston, të çon në gjëra të tjera të këqija. Ndërsa ky njeri po ekzekutonte gjykimet e Perëndisë mbi Izraelin, ishte i prishur në jetën e vet [13]. 3. Pastrimi i adhuruesve të Baalit nga Jehu (10:18-36) 10:18-28 Sulmi tjetër i mbretit të ri kishte si qëllim adhuruesit e Baalit. Për të mësuar se cilët ishin, urdhëroi të bëhej një festë e madhe për nder të Baalit. Tempulli i Baalit u mbush me adhurues nga tërë anët e Izraelit, duke veshur rroba të veçanta për t’u dalluar nga të tjerët. Duhej të tregohej kujdes që të mos ishte i pranishëm asnjë nga adhuruesit e Jehovahut. Sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu i dha shenjë rojeve dhe kapitenëve të tij për të vrarë idhujtarët. Tetëdhjetë burra rrinin jashtë që të mos linin asnjë që të shpëtonte. Njerëzit e Jehut depërtuan në pjesën e brendshme të tempullit të Baalit, duke hequr shtyllat e shenjta që ishin atje dhe i dogjën. Ata shkatërruan statujën e Baalit, duke e kthyer në një lajtore apo vend ku grumbullohen plehrat. 10:29,30 Në shumë pika Jehu ishte një ndër më të mirët, mbase nga më të mirët e mbretërve në Izrael. Ai ekzekutoi gjykimin e Perëndisë mbi shtëpinë e Ashabit dhe pastroi vendin nga adhuruesit e Baalit. Zoti e shpërbleu atë që ishte e denjë për t’u lavdëruar, duke premtuar se dinastia e tij do të zgjaste deri në brezin e katërt (pra, Jehoahazi, Joasi, Jeroboami II dhe Zakaria). 10:31-36 Megjithatë, Jehu vazhdoi të nxiste adhurimin e viçave të artë, gjë të cilën e kishte përuruar Jeroboami. Gjithashtu, ai dënohet te Osea 1:4 për mizorinë e tij në shfarosjen e shtëpisë së Ashabit. Si rezultat i dështimeve të tij, Zoti filloi t’i presë disa pjesë Izraelit. Hazaeli, mbreti i Sirisë, pushtoi vendin në lindje të Jordanit, që ishte pushtuar më parë nga fiset e Rubenit dhe Gadit dhe gjysma e fisit të Manasit. Eliseu e kishte parathënë veprimtarinë e Hazaelit (8:12). Mbreti sir po çonte në vend gjykimin e Zotit në shtëpinë e Izraelit, edhe pse Jehu ekzekutoi gjykimin mbi shtëpinë e Ashabit. Përtej veprimtarive të këtyre mbretërve të ligj syri frymëror mund të shohë dorën sovrane të Jehovahut që bën që zemërimi i njeriut të kryejë qëllimet e Tij.

F. Pushtimi i mbretëreshës Athaliah në Judë (kapitulli 11)

Athaliahu, vajza e Ashabit, ishte mbretëresha e Judës për gjashtë vjet (841-835 para K.; 2 i Kronikave 22:10-23:21). 11:1 Tashmë skena ndryshon nga Izraeli te Juda. Athaliau fitoi kontroll kur biri i saj, Ashaziahu, u vra nga Jehu. Për të parandaluar çdo kërcënim ndaj sundimit të saj, ajo urdhëroi të vriteshin tërë bijtë e Ashaziahut (të paktën kështu mendoi). Fakti që Athaliahu mundi të urdhëronte me gjakftohtësi ekzekutimin e nipërve të saj tregon se sa i ngjante nënës së saj, Jezebelit. Ajo, pa e ditur, po çonte në vend mallkimin e shpallur ndaj pasardhësve të Ashabit, atit të saj (1 i Mbreterve 21:21,22). 11:2,3Jehosheba, gruaja e Jehojadës (2 i Kronikave 22:11) dhe një teze e bijve të rrënuar, u fut me guxim në shtëpinë mbretërore dhe mori një djalosh që quhej Joas (është i njëjti me Jehoas) nga mesi i bijve të mbretit që ishin vrarë. Athaliahu do ta kishte shuar pasardhjen mbretërore, por Zoti e ruajti Joasin, për shkak të pasardhjes së Davidit. Pasojat afatgjata të asaj që u përpoq të bënte janë rrëqethëse. Kjo ishte një përpjekje satanike për të prishur pasardhjen mbretërore të Mesias. Joasi u fsheh me tajën në dhomën e shtretërve të tempullit të papërdorur. Ai qëndroi atje për gjashtë vjet ndërsa Athaliahu mbretëronte mbi vend. 11:4-11Vitin e shtatë, Jehojada, kryeprifti thirri komandantët e qindsheve – rojet personale dhe rojet – dhe u tregoi atyre trashëgimtarin e fronit dhe lidhi një besëlidhje me ta për të rrëzuar Athaliahën dhe të kurorëzonin Joasin si mbret. Uilliamsi (Williams) komenton: Hapat e ndërmarrë nga Jehojada për të sjellë revolucionin mbretëror (v. 4-11) mund të perifrazohen në këtë mënyrë. Ai thirri oficerët e truprojës mbretërore. Një regjiment u urdhërua të rrethonte shtëpinë e mbretit dhe dy regjimentet e tjerë të parakalonin përballë tempullit. Çdo njeri që do të përpiqej të kalonte para trupave me forcë, duhej të vritej. Roja i lëshuar atë mëngjes (v. 9) nuk duhej të kthehej në kazermë, por do të vazhdonte shërbimin dhe të bashkohej me trupat kryesore në mbrojtje të mbretit [14]. 11:12 Më pas Joasin e çuan jashtë para popullit. Mbi kokën e tij u vu një diademë dhe një kopje e ligjit (dëshmisë) iu dorëzua atij. Më pas nga populli ushtoi një britmë: “Rroftë mbreti!”. 11:13-16Kur Athaliahu u tërhoq nga zhurma e oborrit të tempullit dhe pa atë që po ndodhte, bërtiti: “Tradhti, tradhti!”. Ngaqë Jehojada nuk donte që ajo të vritej në mjediset e tempullit, urdhëroi që të çohej jashtë nga rreshtat e ushtarëve dhe të vritejrrugën e portës së kuajve. 11:17-21 Më pas u lidh një besëlidhje midis Zotit, mbretit dhe popullit, me qëllim që ata t’i shërbenin Zotit. Për të treguar një gjë të tillë, populli plaçkiti tempullin e Baalit, adhurimin e të cilit e kishte nxitur Athaliahu, dhe vranë Matanin, priftin e Baalit. Mbreti u shoqërua në pallatin mbretëror me një karvan të madh. Populli i vendit bëri festë dhe qyteti mbeti i qetë, pasi ishte ekzekutuar Athaliahu.

G. Mbreti Joas i Judës (kapitulli 12)

Joasi (Jehoasi), biri i Ashaziahut, mbret i Judës, mbretëroi për dyzet vjet (835-796 para K.; 2 i Kronikave 23:1-24:27). 12:1-5 Xhon Uitkombi (John C. Whitcomb) komenton mbi mbretërimin e Joasit: Dyzet vitet e mbretërimit të Joasit mund të ndahen në dy pjesë – para dhe pas vdekjes së rojes së tij frymërore, Jehojadës. Shprehja: “Joasi bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovahut tërë ditët e priftit Jehojada” është ogurzezë. Pa guximin moral dhe frymëror të këtij kryeprifti, Joasi ishte aq i paqëndrueshëm sa Loti pa Abrahamin. Prandaj, Perëndia i tregoi hirin e Tij popullit të Judës duke zgjatur jetën e Jehojadës në 130 vjet të mahnitshëm (2 i Kronikave 24:15)! Kështu Jehojada jetoi më gjatë sesa ndonjë tjetër në rrëfimet gjatë një mijë viteve të mëparshme, meqë Amrami, një paraardhës i Moisiut, vdiq 137 vjeç (Eksodi 6:20) [15]. Në përgjithësi, mbretërimi i Joasit ishte për t’u lavdëruar. Megjithatë, ai nuk mundi ta ndalte popullin nga adhurimi i vendeve të larta. Ndihma e tij më e madhe ishte ndërmarrja e tij për të rindërtuar tempullin. Për të bërë këtë ai u caktoi udhëzime priftërinjve që disa fonde të viheshin mënjanë për restaurimin e shtëpisë së Zotit. Sipas Uilliamsit (Williams), këto ishin: 1. paratë e çdokujt që kaluan numërimin – pra, taksën e regjistrimit të Eksodit 30:12; 2. paratë që çdo njeri caktonte për veten – pra, paratë e caktuara për shpengimin e vetes sipas Levitikut 27; 3. tërë paratë që secili dëshironte t’ia çonte – pra, ofertat e lira të zakonshme caktuar me ligj te Levitiku [16]. 12:6-16 Kur nuk qe bërë asnjë riparim deri në vitin e njëzetetretë të mbretërimit të mbretit Joas, mbreti thirri Jehojadën dhe priftërinjtë e tjerë dhe shpalli një plan të ri për mbledhjen e parave dhe për të riparuar tempullin. Priftërinjtë nuk do të mblidhnin më fondet drejtpërsëdrejti, as nuk do të mbiqkëyrnin riparimet e tempullit (v. 7). Në vend të kësaj, një arkë me një vrimë në kapakun e saj duhej të vendosej në krahun e djathtëaltarit për të marrë paratë për restaurimin e tempullit. Sekretari i mbretit dhe kryeprifti tërhiqnin fondet dhe ua shpërndanin ndërtuesve. Mbikëqyrësit ishin të ndershëm, kështu nuk ishte e nevojshme të kërkohej një llogaritje publike për fondet. Vargu 13 duket sikur bie në kundërshtim me 2 Kronikave 24:14; megjithatë, vargu 13 do të thotë se këto fonde nuk u përdorën për të blerë pajisje për tempullin ndërsa ai po restaurohej, ndërsa 2 Kronikave 24:14 thotë se pasi përfundoi puna në tempull, fondet shtesë u përdorën për këtë qëllim. Duke iu bindur Fjalës së Perëndisë (Lev. 5:16; Num. 5:8,9), paratë e flijimeve të shlyerjes dhe ato të flijimeve për mëkatet vazhduan t’u jepeshin priftërinjve. 12:17,18 Në këtë kohë Hazaeli, mbreti i Sirisë, pushtoi Gathin dhe marshoi kundër Jerusalemit. Joasi i dha atij sendet e shenjta të tempullit dhe sende nga shtëpia e mbretit për t’ia prishur mendjen që të mos sulmonte kryeqytetin e Judës. 12:19-21 Pas vdekjes së Jehojadës, princat e Judës e kthyen mbretin e tyre në idhujtari. Kur Zakaria, një bir (apo nip) i kryepriftit, u përpoq ta tërhiqte popullin tek adhurimi i Jehovahut, Mbreti Joas e urdhëroi të vritej me gurë (2 i Kronikave 24). Shërbëtorët e Joasit komplotuan kundër tij dhe e vranënë shtëpinë e Milos. Ky ishte gjykimi i Perëndisë mbi të për vrasjen e Zakarisë. Jezusi përmend vdekjen e Zakarisë kur qortoi mësuesit e ligjit (Lluka 11:51). Ai tha se gjaku i tërë profetëve, nga gjaku i Abelit deri tek ai i Zakarisë, do t’i kërkohej llogari atij brezi. Kështu Ai përfshiu gjakun e tërë dëshmorëve të periudhës së DhV, nga ai i Abelit te Zanafilla deri tek ai i Zakarisë këtu dhe te 2 Kronikave, libri i fundit i Biblës hebraike (Bibla hebraike përmban të njëjtët libra si Dhiata jonë e Vjetër, por me një radhitje tjetër). Jehojada ishte një njeri i perëndishëm që ia kishte përkushtuar veten shërbimit të mbretërisë dhe tempullit. Ai mori dy bekime si këmbim: Biri i tij, Zakaria, ndoqi hapat e tij dhe u varros me mbretërit e Judës, me të vërtetë një nder i madh për një të lindur jashtë familjes mbretërore. Joasi, nga ana tjetër, filloi të bëhej i keq pas vdekjes së Jehojadës. Ai plaçkiti tempullin që më parë e kishte riparuar dhe plaçkiti thesarin mbretëror për të shlyer sirët. Ai nuk u varros në varrin e mbretërve, sepse vdiq nën gjykimin hyjnor për vrasjen e Zakarisë. Është jetësore që të këmbëngulim në perëndishmëri që të mos pengojmë mbretërinë e Perëndisë. Jehojada, çfarë shembulli i shkëlqyer! Joasi, çfarë paralajmërimi solemn!

GJ. Mbreti Jehoahaz (Joas) i Izraelit (13:1-9)

Jehoahazi, biri i Jehut, qe mbret i Izraelit për shtatëmbëdhjetë vjet (814/813 – 798 para K.). Jehoahazi ndoqi Jeroboamin në adhurimin e përzier të Jehovahut dhe Asherahut (v. 6). Perëndia e ndëshkoi duke dërguar sirët kundër Izraelit. Ata zvogëluan forcat e Jehoahazit në vetëm pesëdhjetë kalorës, dhjetë qerre dhe dhjetë mijë këmbësorë. Kur Jehoahazi iu lut Zotit, Ai nxori një çlirues që shpëtoi Izraelin nga pushteti i sirëve. Çlirimtari mund të ketë qenë Adadnirari III, mbreti i Asirisë, që më vonë, në mbretërimin e Jehoahazit, qe një problem gjithnjë e më i madh për Sirinë, duke i lënë pak kohë për të shqetësuar Izraelin. Disa komentues hedhin idenë se Eliseu ishte çlirimtari. Të tjerë thonë se vargu 5 i referohet ose Joasit (v. 25) ose Jeroboamit II (14:26,27). Vargu 23 shpjegon se pse Perëndia iu përgjigj lutjes së Jehoahazit: për shkak të besëlidhjes së Tij bërë me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin. Vini re vargjet 5 e 6 janë një parantezë. Kjo është një parantezë hiri. Para se të kalonte një shekull tjetër, Izraeli do ta qante Tokën e Premtuar për shkak të këmbënguljes së tij në mëkatet e Jeroboamit. Duke siguruar një çlirimtar për kombin, Zoti po përpiqej ta kthente nga rrjedha e tij shkatërrimtare, para se të binte goditja përfundimtare e gjykimit. Megjithatë, ata nuk u larguan nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit por vazhduan në atë rrugë.

H. Mbreti Joas i Izraelit (13:10-13)

Joasi (Jehoasi), biri i Jehoahazit qe mbret i Izraelit për gjashtëmbëdhjetë vjet (798-782/781 para K.; 2 i Mbreterve 13:10-14:16). 13:10-13 Mbreti Joas duhet të veçohet nga mbreti i Judës me të njëjtin emër që mbretëronte në atë kohë. Mbretëria e këtij Joasi ishte e ligë, dhe ndoqi shembullin e asaj të Jeroboamit, birit të Nebatit. Këto vargje japin një rrëfim të përmbledhur të mbretërisë së tij: Filloi të mbretërojë; bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit; e zuri gjumi me etërit e tij. Marrëveshjet e tij me Amatsiahun e Judës paraqiten te 14:8-16.

I. Përfundimi i shërbesës së Eliseut (13:14-25)

13:14-19 Vargjet 14-25 flasin për profecinë dhe vdekjen e Eliseut, që ndodhi gjatë sundimit të Joasit. Kur profeti Elise po vdiste, Joasi (Jehoasi) shkoi për ta vizituar dhe qau mbi të, duke thënë: “O ati im, o ati im, qerrja e Izraelit dhe kalorësia e tij!”. Ai nënkuptonte me këtët se njerëzit si Eliseu ishin mbrojtja më e vërtetë dhe më e mirë e popullit të Izraelit. Eliseu kishte përdorur të njëjtat fjalë vajtimi për Elian (2:12). Ai kuptoi se vdekja e profetit do të ishte një humbje e madhe për mbretërinë. Nga shtrati i tij i sëmundjes, Eliseu udhëzoi Joasin të merrte një hark dhe disa shigjeta, të gjuante një shigjetë drejt lindjes dhe më pas të rrihte tokën me të tjerat. Shigjeta që u gjuajt drejt lindjes nënkuptonte fitoren mbi sirët që kishin pushtuar vendin në lindje të Jordanit. Ngaqë Joasi rrahu tokën tri herë ai do ta godiste Sirinë vetëm tri herë. Nëse do ta kishte rrahur pesë apo gjashtë herë, kërcënimi i Sirisë do të ishte hequr. Por atij i mungoi këmbëngulja dhe durimi. Fitorja mbi armiqtë varet nga masa e bindjes. Joasi duhej ta kishte ditur domethënien e asaj që po bënte, sepse përndryshe nuk do të ishte quajtur përgjegjës. Vdekja e Eliseut nuk ishte shenjë e mirë për mbretërinë veriore. 13:20,21Në fillim të çdo viti, bandat plaçkitëse të moabitëve pushtonin vendin. Një ditë, ndërsa disa njerëz të Izraelit po çonin një kufomë për ta varrosur, panë se po afrohej një nga këto banda plaçkitëse. Me nxitim hapën varrin e Eliseut dhe e futën kufomën brenda. Sapo njeriu arriti të prekë kockat e Eliseut, u ringjall dhe u ngrit më këmbë. 13:22-25 Shkrimi nuk na thotë asgjë rreth dyzet e pesë viteve të fundit të shërbesës së Eliseut, nga vajosja e Jehut, më 841 para K. (kapitulli 9) deri në vdekjen e tij rreth vitit 795 para K. Profecia e tij e fundit (nga shtrati i tij i vdekjes) kishte të bënte me një fitore (v. 17). Mrekullia e tij e fundit (kryer shumë kohë pas vdekjes së tij – v. 21) ishte një vërtetim i mesazhit dhe i shërbesës së tij ndaj Izraelit dhe mbretit të tij. Si përmbushje e profecisë së Eliseut, Joasi rimori qytetet që Hazaeli kishte marrë nga Izraeli. Kjo u shoqërua nga tri fitore të njëpasnjëshme.

J. Mbreti Amatsiah i Judës (14:1-20)

Amatsiahu, biri i Joasit, qe mbret i Judës për njëzet e nëntë vjet (796-767 para K.; 2 i Kronikave 25). 14:1-7 Mbretërisë së Amatsiahut, edhe pse e mirë, i mungonte shkëlqimi i asaj të Davidit. Ishte e ngjashme me atë të të atit (Joasit) përsa i përket dështimit për të rrënuar vendet e larta. Një ndër veprat e para të Amatsiahut ishte vrasja e komplotistëve që kishin vrarë të atin (12:20,21). Megjithatë, ai nuk i vrau bijtë e këtyre njerëzve, duke iu bindur Ligjit të Përtërirë 24:16. Gjithashtu, ai drejtoi një fushatë të shkëlqyer kundër Edomit, duke vrarë dhjetë mijë banorët e tij dhe duke kapur qytetin-shkëmb të Selës (mbase është i njëjti me Petrën). Fatkeqësisht, ai solli perënditë edomite dhe filloi t’i adhuronte (2 i Kronikave 25:14). 14:8-14 I mbushur me krenari, Amatsiahu ftoi marrëzisht Joasin, mbretin e Izraelit, në një shfaqje fuqie. Joasi iu përgjigj me një shëmbëlltyrë në të cilën gjembi (Juda) i thoshte kedrit (Izraelit): “Jepi tët bijë për grua birit tim.” (një gjembor që i bënte një kërkesë të lartë një peme madhështore). Një kafshë e egër (ushtria e Izraelit) e shkeli gjembin (Judën). Amatsiahu duhej të ishte kënaqur me fitoren e tij mbi Edomin dhe nuk duhej të ndillte shkatërrimin duke kundërshtuar Izraelin. Kur Amatsiahu nuk pranoi të dëgjonte, Joasi marshoi kundër Judës, bëri një të çarë në muret e Jerusalemit dhe mori me vete disa nga thesaret e tij. 14:15-20 Kundërshtimi mes Judës e Izraelit, që filloi në këtë kohë, vazhdoi deri me rënien e Izraelit më 722 para Krishtit. Amatsiahu iku në Lakish për t’i shpëtuar një komploti, por e ndoqën dhe e vranë atje.

K. Mbreti Azariah (Uziah) i Judës (14:21,22)

Azariahu (i njëjtë me Uziahun), biri i Amatsiahut, qe mbreti i Judës për pesëdhjetë e dy vjet (792/791 – 740/739 para K.; krahasoni 15:1-7; 2 i Kronikave 26). Shërbesa e Isaias, Amosit dhe Osesë fillon në këtë kohë në historinë e DhV (Isa. 1:1; Os. 1:1; Amosi 1:1). Librat e Amosit dhe Osesë zbulojnë kushtet shoqërore dhe fetare mbizotëruese në Izrael. Përmes këtyre profetëve Zoti, në mënyrë të vazhdueshme, paralajmëroi shkatërrimin e ardhshëm ndërsa përpiqeshin të tërhiqnin popullin nga gremina e gjykimit. Azariahu bashkëmbretëroi me të atin për njëzet e katër vitet e para. Ai rindërtoi Elathin, në veri të gjirit të Akabës. Një rrëfim më i plotë i mbretërimit të tij jepet në kapitujt 15 dhe te 2 Kronikave 26.

L. Mbreti Jeroboami II i Izraelit (14:23-29)

Jeroboami II, biri i Joasit, qe mbret i Izraelit për dyzet e një vjet (793-753 para K.). Dymbëdhjetë vitet e para të mbretërimit të Jeroboamit kaluan bashkarisht me mbretërimin e të atit, Joasit (Jehoasit). Përsa i përket politikës së tij fetare, ky mbret ndoqi idhujtarinë e adashit të tij, Jeroboamit, birit të Nebatit. Nga ana politike, ai rimori për Izraelin vendin nga hyrja e Hamathit (Galilesë) në detin e Arahahut (Trans-Jordania), ashtu siç kishte profetizuar Jona. Kjo profeci e veçantë nuk paraqitet në Bibël (vargu 25 jep me saktësi kohën e shërbesës së Jonës, gjë e cila është e rëndësishme në studimin e librit që mban këtë emër. Është tronditës të kuptojmë faktin që asirët e çuan Izraelin në robëri vetëm dyzet deri në shtatëdhjetë vjet pas pendimit të Ninives me anë të predikimit të Jonës!). Jeroboami II mund të ketë qenë çlirimtari i përmendur në 13:5 (krahasoni 14:26,27). Vargjet 26 e 27 japin një mendim të thellë për dashurinë e ëmbël dhe durimin e Zotit. Vargu 27 mund të kuptohet në kontekstin e tij; Izraeli, e më vonë Juda, është lënë mënjanë për një farë kohe, por, sipas premtimit të Perëndisë bërë etërve judenj, kombi do të rimblidhet dhe do të rivendoset në vend.

LL. Mbreti Azariah (Uziahu) i Judës (vazhdim, 15:1-7)

Në përgjithësi Azariahu ishte një mbret i mirë. Pjesë e dështimit të tij ishte që lejoi vazhdimin e vendeve të lartaJudë. Kur nguli këmbë të ndërhynte në detyrën e priftit duke ofruar temjan në tempull, pavarësisht nga protestat e priftërinjve, ai u godit me lebër dhe iu desh të banonte në një shtëpi të izoluar deri ditën e vdekjes së tij (krahasoni 2 i Kronikave 26:16-21). Shërbesa e Amosit përfundoi këtë periudhë.

M. Mbreti Zakaria i Izraelit (15:8-12)

Zakaria, biri i Jeroboamit II, mbretëroi mbi Izrael për gjashtë muaj (753-752 para K.). Ashtu si pararendësit e tij, Zakaria eci në hapat e Jeroboamit I, duke adhuruar viçat e artë të Danit dhe Bethelit. Pas një mbretërimi të shkurtër prej gjashtë muajsh, u vra nga Shalumi. Versionet RS e më pas LXX thonë se ai u vra në Ibleam, një qytet në luginën e Jezreelit, afër vendit ku Ashaziahu ishte vrarë nga Jehu (9:27). Kjo vdekje shënoi fundin e dinastisë së Jehut, duke qenë Zakaria brezi i katërtdo të ulej në fronin e Izraelit (v. 12; krahasoni 10:30), sipas asaj që Perëndia ia kishte premtuar Jehut.

N. Mbreti Shalum i Izraelit (15:13-15)

Shalumi, biri i Jabeshit, qe mbret i Izraelit për një muaj (752 para K.). Shumë pak flitet për këtë mbret. Mbretëria e tij ishte e vetmja në dinastinë e gjashtë të dhjetë fiseve. Shalumi e kishte fituar fronin me anë të vrasjes dhe tashmë e humbi atë në të njëjtën mënyrë, një muaj më vonë. Ai u vra nga Mehahemi.

NJ. Mbreti Menahem i Izraelit (15:16-22)

Menahemi, biri i Gadit, qe mbret i Izraelit për dhjetë vjet (752-742/741 para K.). Menahemi vazhdoi të plaçkisë Tifsahun – jo qytetin e Tifsahut në Eufrat, por atë afër Tirtsahut. Kur qyteti nuk pranoi të hapte portat, ai e masakroi mizorisht popullin, duke përfshirë dhe gratë shtatzëna. Në këtë kohë kishte rënë mbretëria sire dhe Asiria ishte bërë armiku kryesor i Izraelit. Gjatë mbretërisë së Menahemit, Puli, mbreti i Asirisë, e pushtoi Izraelin. Menahemi i dha atij një mijë talenta argjendi për ta qetësuar dhe që të fitonte ndihmën e Pulit për të miratuar fuqinë e pasigurt të Menahemit. Mbreti i Izraelit i siguroi këto para duke taksuar tërë të pasurit me nga pesëdhjetë sikla argjendi për frymë (v. 20). Çmimi i një skllavi në Asiri në këtë kohë ishte pesëdhjetë sikla argjendi. Menahemi po i nënshtrohej vullnetarisht zgjedhës së Asirisë, sepse mendoi se ishte në të mirën e tij vetjake ta bënte një gjë të tillë. Puli mbahet përgjithësisht si i njëjti me Tiglath-Pileserin III (v. 29).

O. Mbreti Pekahiah i Izraelit (15:23-26)

Pekahiahu, biri i Menahemit, qe mbret i Izraelit për dy vjet (742/741-740/739 para K.). Gjithçka që dimë rreth këtij mbreti është se mbretëria e tij qe e shkurtër, e keqe dhe se ai u vra nga Pekahu e pesëdhjetë galaaditë në Samari. Mbretëria e tij mbylli dinastinë e shtatë të Izraelit. Ai ishte i vetmi nga mbretërit e fundit të Izraelit që nuk e mori kurorën me forcë, por nuk kaloi shumë dhe edhe atij iu mor me forcë nga një prej oficerëve të tij.

P. Mbreti Pekah i Izraelit (15:27-31)

Pekahu, biri i Remaliahut qe mbret i Izraelit për njëzet vjet (752-732/731 para K.). Pekahu ishte kapiteni i Pekahiahut, të cilin e vrau. Nga pjesë të tjera të Shkrimit mësojmë se ai pushtoi Judën dhe, më pas, përdori ndihmën sire kundër Judës. Por Ashazi, mbreti i Judës, i bëri thirrje Asirisë për ta ndihmuar. Mbreti i Asirisë në fillim vrau Rezinin, mbretin e Sirisë dhe më pas sulmoi Izraelin. Ai i pushtoi dy fiset e një gjysmë në lindje të Jordanit dhe territorin e Galilesë, duke i çuar banorët në robëri. Kjo ishte faza e parë e robërisë asire. Fuqia e Pekahut si kapiten ekzistoi në të njëjtën kohë me dhjetë vitet e Menahemit dhe dy vitet e Pekahiahut. I ndihmuar nga Asiria, Osea mori fronin e Izraelit duke komplotuar kundër Pekaut dhe duke e vrarë atë. Kjo i dha fund dinastisë së tetë të Izraelit.

Q. Mbreti Jotham i Judës (15:32-38)

Jothami, biri i Uziahut, qe mbret i Judës në një tërësi prej njëzet vitesh, duke përfshirë katër vitet e bashkëmbretërimit me Uziahun (750-732/731 para K.; krahasoni 2 i Kronikave 27). Pjesa e parë e mbretërisë së Jothamit kaloi në bashkëmbretërim me të atin, Uziahun, ndërsa pjesa tjetër me Ashazin. Mbretërimi i tij zyrtar zgjati gjashtëmbëdhjetë vjet. Jothami ishte një ndër mbretërit më të mirë të Judës, edhe pse nuk i shembi vendet e larta. Ai ndërtoi portën e sipërme të shtëpisë së Zotit dhe financoi projekte të tjera ndërtimore në vend. Para se të vdiste, Retsini dhe Pekahu filluan sulmin e tyre të përbashkët kundër Judës. Profeti Mikea filloi shërbesën e tij gjatë mbretërimit të Jothamit. Libri i Dytë i Kronikave, në 27:6, përfshin komentin e mëposhtëm që e lavdëron Jothamin: “Kështu Jothami u bë i madh, sepse përgatiti rrugët e tij para Zotit, Perëndisë së tij”. Kjo pamje është një kontrast i fortë me mbretërit e Izraelit, që ndoqën rrugën e Jeroboamit. Gjithashtu Jozefusi e përmend perëndishmërinë e Jothamit [17].

R. Mbreti Ashaz i Judës (kapitulli 16)

Ashazi, biri i Jothamit, qe mbret i Judës për njëzet vjet duke përfshirë katër vitet e bashkëmbretërimit me Jothamin (735-716/715 para K.; krahasoni 2 i Kronikave 28). 16:1-4Ashazi bashkëmbretëroi me të atin për rreth dymbëdhjetë vjet. Emri Ashaz është një shkurtim i emrit Jehoahaz. Me këtë emër ky mbret njihet në mbishkrimet asire. Parashtesa “Jeho” do të thotë Jahve [Jehovah] dhe pa dyshim Fryma e Shenjtë e ka hequr me qëllim, sepse Ashazi ishte një besimmohues. Ai ndoqi mbretërit e Izraelit në idhujtarinë e tij, madje duke e kaluar nëpër zjarr edhe të birin. Në adhurimin e Molekut besohet se fëmijët kalonin midis krahëve të nxehta të idhullit të bronztë, duke nënkuptuar pastrimin nga e keqja dhe përkushtimin ndaj së mirës. Ndonjëherë fëmijët vriteshin dhe digjeshin (Jer. 7:31; Ezek. 16:21). 16:5-9 Që ta detyronin Judën të bashkohej me ta kundër asirëve dhe për të vendosur një mbret vasal në fronin e Judës (Isa. 7:6), Asiria dhe Izraeli u bashkuan për të sulmuar Jerusalemin. Në të njëjtën kohë Siria ripushtoi Elathin dhe vendosi koloni të sirëve atje. Duke qenë mes dy zjarresh, Ashazi thirri për ndihmë Asirinë, duke e shoqëruar thirrjen e tij me thesare argjendi dhe ari nga tempulli dhe pallati. Tiglath-Peleseri u kundërpërgjigj duke pushtuar Damaskun dhe duke vrarë mbretin e Sirisë. Kjo ndodhi sipas përmbushjes së profecisë së Isaias. Por Perëndia do t’i bënte asirët një mallkim për Judën (Isa. 7:17-25). 16:10-16 Në një udhëtim në Damask për të takuar Tiglath-Peleserin, Ashazi pa një altar pagan dhe vendosi të ndërtonte një të ngjashëm në Jerusalem. Kështu dërgoi një model të tij te prifti Uria dhe Uria nga ana e vet e ndërtoi altarin para se mbreti Ashaz të kthehej në vend. Ashazi ofroi olokauste të ndryshme në altarin e tij të ri (përveç ofertave të mëkatit dhe të shkeljes) dhe më pas e urdhëroi Urian ta përdorte që këtej e tutje në vend të altarit prej bronzi. Fjalia e fundit në vargun 15 duket se hedh idenë se Ashazi do ta përdorte altarin prej bronzi për hyjnizime. Megjithatë, mund të kuptohet në këtë mënyrë: “Sa për altarin prej bronzi, do të më duhet të kërkoj (apo shikoj) se çfarë do të bëj me të” [18]. Prifti Uria iu bind, duke mëkatuar, mbretit Ashaz në sakrilegjin e tij në vend që ta qortonte pa e pasur frikë. Uria (i njëjti me Urijahun) përmendet për mirë te Isaia 8:2, por kjo ndodhi para sulmit mbi Jerusalemin. Pranimi i tij në heshtje i kërkesës së Ashazit për të ndërtuar altarin ndodhi pak më vonë. 16:17-20Ashazi hoqi disa pajisje nga zona e tempullit, mbase nga frika se mos mbreti i Asirisë i merrte nëse do ta pushtonte Jerusalemin. Disa mendojnë se ai i përdori për të paguar haraçet. Libri i Dytë i Kronikave 28:24 na thotë se si Ashazi e mbylli plotësisht tempullin nga fundi i mbretërimit të tij. Ashtu si mbretërit e tjerë besimmohues para tij, Ashazi nuk u varros në varret mbretërore (2 i Kronikave 28:27), por u varros me ta në qytetin e Davidit.

RR. Mbreti Hosea i Izraelit (17:1-6)

Hosea, biri i Elahut, qe mbret i Izraelit për nëntë vjet (732-723/722 para K.). 17:1,2 Tani mbërrijmë te mbreti i fundit dhe dinastia e nëntë dhe e fundit e Izraelit. Hosea vrau Pekahun (krahasoni 15:30), mbase për shkak të paaftësisë së tij për t’i bërë ballë depërtimit asir në Izrael dhe mori kapistrën e qeverisjes. Ai nuk ishte aq i keq sa pararendësit e tij, por kombi kishte shkuar shumë larg – përmirësimet e tij erdhën tepër vonë. 17:3-6Shalmaneseri, mbreti i Asirisë, marshoi kundër Samarisë dhe bëri që Hosea të paguante një haraç. Hosea komplotoi me mbretin e Egjiptit kundër Asirisë dhe nuk pranoi të paguante haraçin. Prandaj mbreti i Asirisë (Shalmaneseri apo Sargoni, pasuesi e tij) e burgosi Hosean, e rrethoi Samarinë për tre vjet dhe i shpërnguli disa nga njerëzit në robëri. Nuk na thuhet asgjë për fatin e Hoseas; ai thjesht del nga skena në një burg asir, duke e lënë Samarinë pa një mbret gjatë ditëve të tij të fundit. Rënia përfundimtare e Izraelit ndodhi më 723 apo 722 para K.

T. Rënia e Mbretërisë Veriore (17:7-41)

17:7-23 Këto vargje shpjegojnë arsyet e nënkuptuara pse Perëndia ishte i pakënaqur me Izraelin dhe e la kombin të pushtohej dhe të çohej në mërgim. Ata kishin kryer mëkate kundër Zotit, kishin ndjekur zakonet e kombeve…, kishin ndërtuar për veten e tyre shtylla dhe asherimë dhe vende të larta dhe kishin shtuar idhujtarinë e tyre. Ata nuk kishin pranuar të dëgjonin profetët e Tij, por u bënë edhe më kokëfortë dhe nuk pranuan të besonin fjalën e Zotit, Perëndisë së tyre. Ata i kthyen kurrizin urdhërimeve të Perëndisë dhe përqafuan fetë e krijuara nga njerëzit e popujve fqinjë të tyre. Ata kishin zell në ndjekjen e tyre të së keqes, duke ua ofruar bijtë dhe bijat e tyre perëndive të rreme. 17:24,25Mbreti i Asirisë i çoi dhjetë fiset veriore të Izraelit në Mesopotami dhe Medi. Gjithashtu, ai solli njerëz nga pesë kombe të tjera që kishte pushtuar dhe i vendosi në vendin e Izraelit. Më parë, kur Izraeli iu bind Zotit, Ai i dëboi kombet pagane dhe e vendosi popullin e Tij në Kanaan me anë të dorës së Jozueut. Kur reshtën së dëgjuari Jehovahun, Ai i dëboi ata dhe solli kombet pagane me anë të dorës së mbretit të Asirisë. Këta popuj paganë adhuronin hyjnitë e tyre pagane dhe qenë nën zemërimin e Perëndisë, sidomos meqë tani po jetonin në vendin e Emanuelit. Zemërimi i Zotit u zbulua kur dërgoi në mes të tyre disa luanë që endeshin në tërë vendin, duke vrarë disa nga populli. 17:26-28 Dikush e njoftoi mbretin e Asirisë se plaga e luanëve u shkaktua nga prania e këtyre të huajve që nuk e njihnin ligjin e Perëndisë së Izraelit. Atëherë mbreti i Asirisë urdhëroi një prift izraelit të kthehej nga robëria me qëllim që t’i udhëzonte kolonitë pagane se si duhej të kishin frikë Zotin. Prifti që u kthye ka gjasa të ishte një ndër priftërinjtë idhujtarë të Izraelit, jo një prift i vërtetë i Jehovahut. Ai shkoi në Bethel, selia e adhurimit të viçit (edhe pse viçi nuk ndodhej më atje), dhe i mësoi banorët e tij me fenë e ndotur të Jeroboamit, që përfshinte adhurimin e Jehovahut, por që ishte e pakufizuar. Këta kolonë të huaj u martuan me izraelitët në vend dhe kjo rrodhi njerëzit që njihen si samaritanë – një grup etnik i përzier me fenë dhe zakonet e tyre. 17:29-34a Këto vargje duket se përshkruajnë banorët e huaj në vend. Çdo kombësi kishte perënditë e veta dhe vendosën priftërinj çdokush nga populli i vet. Ata gjithashtu përqafuan adhurimin e Jehovahut dhe rezultati qe një fe e përzier, e cila ishte më e keqe se paganizmi i qenësishëm [19]. 17:34b-40 Pjesa nga vargu 34b (“nuk kanë frikë nga Zoti…”) deri te vargu 40 duket se përshkruan izraelitët që mbetën në vend. Ata nuk ua vunë veshin paralajmërimeve të përsëritura të Zotit kundër idhujtarisë, por vazhduan të adhuronin viçat e artë. 17:41 Ky varg i referohet përsëri banorëve të huaj në vend. Ata dukej se ishin më pak fajtorë sesa Izraeli. Me atë pak dritë që kishin, ata kishin frikë nga Zoti në një farë mënyre; por dhjetë fiset, me tërë dritën që kishin, nuk kishin frikë nga Zoti (v. 34b). Me aq sa dimë dhjetë fiset nuk u kthyen kurrë në vend [20]. Ata janë shpërndarë në tërë botën. Mbase ata përfshijnë edhe judenjtë e zinj falashë të Etiopisë, judenjtë kinezë të Kaifeng-Fusë dhe judenjtë kokin të Indisë. Identiteti i tyre nuk është i fshehtë për Perëndinë; Ai një ditë do t’i kthejë në Izrael. Shërbesa e profetit Osea mund të ketë përfunduar në këtë kohë – pra, me rënien e Samarisë dhe robërinë e Izraelit.

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (1:2) John C. Whitcomb, i Riu, Solomon to the Exile, f. 64. Baal-zebul përkthehet “Baali i përlëvduar” nga shumë studiues. ↵ Kthehu mbrapa
  2. (2:7-9) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 200. ↵ Kthehu mbrapa
  3. (3:4-9) Shikoni Unger’s Bible Dictionary, f. 217, 226,227. ↵ Kthehu mbrapa
  4. (3:26,27) Harold Stigers, “II Kings”, te The Wycliffe Bible Commentary, f. 344. ↵ Kthehu mbrapa
  5. (5:1-4) D. L. Moody, Notes from My Bible, f. 58. ↵ Kthehu mbrapa
  6. (5:13,14) D. L. Moody, Notes from My Bible, f. 58. ↵ Kthehu mbrapa
  7. (6:24-31) Disa e marrin këtë si fjalë që tregon fjalë për fjalë jashtëqitje zogu, por që përdorej si lëndë djegëse. ↵ Kthehu mbrapa
  8. (7:1,2) Moody, Notes, f. 58. ↵ Kthehu mbrapa
  9. (7:3-7) Matthew Henry, “2 Kings”, te Matthew Henry’s Commentary on the Whole Bible, II:745,746. ↵ Kthehu mbrapa
  10. (8:13-15) Williams, Commentary, f. 207. ↵ Kthehu mbrapa
  11. (8:13-15) Merrill C. Tenney, The Zondervan Pictorial Encyclopedia of the Bible, III:49. ↵ Kthehu mbrapa
  12. (9:30-37) G. Campbell Morgan, Searchlight from the Word, f. 209. ↵ Kthehu mbrapa
  13. (10:15-17) G. Campbell Morgan, Searchlight from the Word, f. 104. ↵ Kthehu mbrapa
  14. (11:4-11) Williams, Commentary, f. 210. ↵ Kthehu mbrapa
  15. (12:1-5) Whitcomb, Solomon, f. 103. ↵ Kthehu mbrapa
  16. (12:1-5) Williams, Commentary, f. 211. ↵ Kthehu mbrapa
  17. (15:32-38) Flavius Josephus, përmbledhur nga Matthew Henry , “2 Kings”, Matthew Henry’s Commentary, II:785. ↵ Kthehu mbrapa
  18. (16:10-16) F. C. Cook, bot. Barnes’ Notes on the Old and New Testaments, I Samuel – Esther, f. 273. ↵ Kthehu mbrapa
  19. (17:29-34a) Një fe e tillë e përzier quhet “sinkretike”. ↵ Kthehu mbrapa
  20. (17:41) Megjithatë, Lluka 2:36 përmend se profetesha Ana ishte “nga fisi i Asherit”, një nga dhjetë fiset. Në pamje të parë, disa nga këto fise u kthyen. Gjithashtu, Jakobi ua dërgoi letrën e tij “të dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë” (1:1), kështu dhjetë fiset nuk kishin “humbur” plotësisht nga sytë, edhe në epokën e hershme të krishterë. ↵ Kthehu mbrapa