Shkatërrimi i Edomit nuk mund të llogaritet vetëm me punën e kusarëve apo të cubave; ata kanë marrë vetëm atë që u është dashur. Madje edhe plaçkitësit do të linin disa vile dhe nuk do ta linin djerrë. Por edhe skutat e Esaut do t’i rrëmojnë!
B. Tradhtia nga aleatët e Edomit (v. 7)
Tërë aleatët e Edomit do ta tradhtojnë dhe do t’i kurdisin gracka.
C. Shkatërrimi i udhëheqësve të Edomit (v. 8,9)
Njerëzit e ditur dhe trimat e tij të ditur, me të cilët është mburrur, do të shfarosen… në masakër.