Simbolet e gjykimit kanosës (Amosi 7:1-9:10)

A. Plaga e karkalecave (7:1-3)

Te vargjet 1-9 Amosi ndërmjetëson për popullin e tij. Këtu përshkruhen tri kërcënime ndaj Izraelit. I pari mund të simbolizojë sulmin e Pulit, mbretit të Asirisë, nën figurën e karkalecit përpirës. Si përgjigje ndaj lutjes së Amosit, gjykimi nuk u ekzekutua.

B. Zjarri përpirës (7:4-6)

Kërcënimi i dytë mund të ketë qenë pushtimi i Tiglath-Pileserit, nën simbolin e një zjarri konsumues. Lutja për Jakobin e vogël parandaloi një katastrofë.

C. Vija e plumbçes (7:7-9)

Kërcënimi i tretë mund t’i referohet shkatërrimit të Samarisë nga Shalmaneseri. Plumbçja flet për drejtësinë absolute të gjykimit. Perëndia shpall se Ai nuk do ta falë më gjatëIzraelin.

D. Parantezë: mospranimi i Amosit për t’u trembur (7:10-17)

7:10-13 Amatsiahu, një prift idhujtar i Bethelit, e ndaloi Amosin që të profetizonte kundër shenjtërores së mbretitBethel, duke i thënë atij të kthehej në shtëpinë e tij në Judë dhe ta nxirrte bukën atje. 7:14-17 Amosi u përgjigj se Perëndia e kishte caktuar atë për shërbesë dhe se ai nuk do të ndalej. Ai nuk ishte profet në kuptimin teknik apo bir profeti, por duhet të fliste fjalën e Zotit. Kështu, ai i tregoi Amatsiahut për rrënimin e frikshëm që do të binte mbi të, gruan, bijtë e bijat dhe vendin e tij.

E. Shporta e frutave të verës (kapitulli 8)

8:1-6 Shporta me fruta vere simbolizonte se Izraelin e priste gjykimi. Perëndia nuk do ta falë më gjatë. I pasuri shtypte të varfrin; ata nuk mund të prisnin ditët e festës deri në fund, në mënyrë që të fitonin më tepër para; praktikat e tyre tregtare ishin të prishura; ata ishin fajtorë për falsifikimin e peshoreve. 8:7-12 Për të gjitha këto Zoti do ta ndëshkojë vendin me tërmete të tmerrshme. Errësira do të mbulojë tokën gjatë ditës dhe zia do të prekë çdo shtëpi. Njerëzit nuk do të dëgjojnë më fjalët e Zotit, por ato do të hiqen prej tyre. Do të mbizotërojë uria dhe thatësira (e fjalës së Perëndisë). 8:13,14 Idhujtaria do të sjellë thatësirë të ashpër te të rinjtë më tërheqës të Izraelit dhe shkatërrim mbi ata që betohen për perënditë e rreme. Njerëzit do të kërkojnë një mesazh nga idhujt e tyre, por nuk do të marrin gjë.

F. Goditja e shpatës (9:1-10)

9:1-4 Këtu shihet Zoti që fillon gjykimin e Tij nga altari, mbase altari i rremë në Bethel. Njerëzit nuk gjejnë rrugë shpëtimi përfundimtar; shpata i përndjek ata sa herë që përpiqen të arratisen. Edhe vendet hipotetike të “strehimit” do t’i bëjnë bisht: Sheoli, qielli, maja e Karmelit, fundi i detit, robëria para armiqve të tyre. Serioziteti i zemërimit të Perëndisë kundër tyre shihet në fjalët: “Unë do të ngul sytë e mi mbi ta për të keqen dhe jo për të mirën“. Me terma jo pak të sigurt popullit të Izraelit i thuhet se ata janë në halle të mëdha! 9:5-10 Kush mund t’i bëjë ballë Zotit, Zotit të ushtrive me fuqinë e Tij të madhe? Dhomat e atmosferës së tokës dhe themelet e shkëmbit në tokë janë ndërtuar dhe themeluar po nga Zoti. Izraeli krahasohet këtu me Etiopinë pagane dhe quhet “mbretëria mëkatare” nga Vetë Perëndia (me të vërtetë gjuhë e fortë!). Ata kishin humbur çdo vend të veçantë privilegji. Ai do të ndëshkojë mëkatarët, por do të shpëtojë një tepricë si bëhet me shoshën, por në tokë nuk do të bjerë as kokrra më e vogël e grurit. Edhe pse pjesa më e madhe do të shpëtohet, ata që do të gjenden të denjë nga Shumë i Larti do të ruhen.
[previous][next]