BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Ndoshta asnjë njeri tjetër në histori nuk ka vuajtur aq shumë humbje në familje dhe pasurive në një ditë sa Jobi. Tre miq që shkuan ta ngushëllonin arritën në konkluzionin e gabuar, se ai po vuante si rezultat i mëkatit në jetën e tij. Një i ri, i quajtur Elifaz, u mundua ta zgjidhte problemin e vuajtjes së Jobit. Por nuk ishte deri kur Jobi pa madhështinë, drejtësinë, fuqinë dhe urtësinë e Perëndisë, që ai mundi të rrëfente dështimin e vet dhe të lutej për miqtë e tij. Pastaj Jobi mori dyfishin e pasurisë që ai zotëronte më parë.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PROLOGU: PROVA E JOBIT (Kapitujt 1,2)
II. DEBATI MES JOBIT DHE MIQVE TË TIJ (Kapitujt 3-31)
III. NDËRHYRJA E ELIHUT (Kapitujt 32-37)
IV. SHFAQJA E ZOTIT (38:1-42:6)
V. EPILOGU: TRIUMFI I JOBIT (42:7-17)
VI. MBYLLJE: MËSIME RRETH LIBRIT TË JOBIT