Ëndrra e Nebukadnetsarit e pemës së rrënuar dhe domethënia e saj (Danieli 4)

4:1-9 Këtu mbreti Nebukadnetsar dëshmon për madhështinë e Perëndisë Më të Lartë dhe për një përvojë në jetën e tij që e çoi në kthim te Zoti (v. 1-3). Ai pa një ëndërrtë diturit nuk mundën ta interpretonin, kështu thirri Danielin dhe ia tregoi ëndrrën.

4:10-15b Ai kishte parë një dru, të lartë, të bukur dhe të frytshëm. Druri arrinte në qiell dhe shihej nga skajet e gjithë dheut. Një roje, një i shenjtë, zbriti nga qielli, urdhëroi drurinpritej, duke lënë në tokë vetëm cungun e rrënjëve të tij.

4:15c-18 Atëherë i shenjti përshkruan një njeri që ka humbur ndjenjat dhe është bërë si një kafshë e egër e tokës për shtatë vjet.

4:19-26Danieli i tha mbretit se druri përfaqësonte atë dhe perandorinë e tij mbarëbotërore. Ai do ta humbiste fronin e tij dhe do të bëhej i pamend për shtatë vjet, duke jetuar si një kafshë në fushë (emri mjekësor për gjendjen e tij është boantropi [4]). Por trungu nënkuptonte se Nebukadnetsari nuk do të shkatërrohej, por do të përtërihej.

4:27-37 Danieli e këshilloi gjithashtu mbretin të ndryshonte rrugët e tij. Megjithatë, pas dymbëdhjetë muajsh mospendimi nga ana e mbretit, vegimi u realizua. Për shtatë vjet ai jetoi si një bishë. Në fund të kësaj kohe ai u kthye te Perëndia dhe pranoi se Ai është Shumë i Larti që rron përjetë. Më pas ai u rivendos në mbretërinë e tij.

[previous][next]