Vegimi i Danielit i kombeve qengj dhe dhi (Danieli 8)
8:1-4 Dy vjet më vonë Danieli pa një vegim të një dashi dhe cjapi. Dashi ishte Persia dhe dy brirët mbretërit e Medisë dhe të Persisë. Njëri bri ishte më i lartë se tjetri, ngase mbreti pers ishte më i fuqishmi. Dashi ishte në furinë e pushtimit, kundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut. Në pamje të parë ai ishte i parezistueshëm.
8:5-8 Atëherë një cjap (Greqia) po vinte nga perëndimi me një luftë rrufe. Ai kishte një bri të dukshëm (Aleksandri i Madh). Cjapi e mundi dashin dhe siguroi pushtime të mëdha. Kur Aleksandri vdiq, mbretëria e tij u nda në katër pjesë, parafytyruar nga katër brirët e mëdhenjqë drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit.
8:9-14Njëri prej këtyre të fundit u sundua nga një bri i vogël (Antioku Epifan), suksesi ushtarak i të cilit mori jugun, lindjen dhe Palestinën (vendi i lavdishëm). Vargu 10 përshkruan përndjekjen e tij ndaj judenjve [9]. Ai blasfemoi Zotin, bëri që flijimi të reshtte në Jerusalem dhe përdhosi tempullin (v. 11,12). Danieli mësoi se kjo përdhosje do të vazhdonte deri dy mijë e treqind ditë. Kjo ndodhi midis viteve 171 dhe 165 para K.
8:15-17Gabrieli u urdhërua t’i shpjegonte vegimin Danielit.
8:18-26 Danieli, edhe pse një njeri i perëndishëm dhe i guximshëm, ishte aq i mbërthyer nga frika në praninë e engjëllit, saqë ra me fytyrën e tij përtokë në një gjumë të rëndë. Mbase kjo për të theksuar fuqinë dhe shenjtërinë e Perëndisë, që ndihet edhe në prani të engjëjve të Tij. Shpjegimi i vegimit fillon te vargjet 19-22, por në vargun 23 duket se shohim përtej Antiokut Epifan palën tjetër të ardhshme të tij, një mbretme pamje të egër që do të përndjekë pa mëshirë popullin e shenjtorëve në Periudhën e Mundimit të Madh. Ai do të jetë plot dinakëri, krenar e mashtrues dhe madje do të ngrihet kundër princit të princave (Zotit Jezus Krisht), por ai do të shkatërrohet nga ndërhyrja hyjnore. Danielit iu bë e ditur që vegimi… ka të bëjë me gjëra që do të ndodhin mbas shumë kohe.
8:27 Danieli u sëmur për disa ditë, i tronditur dhe në mëdyshje.