Vegimi I Nebukadnetsarit I figurës së përbërë nga katër metale (Danieli 2)
2:1-13Nebukadnetsari… pa disa ëndrra për të cilat nuk kërkoi thjesht interpretimin, por përmbajtjen e tyre, një kërkesë tepër e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Njerëzit e tij të mençur, kaldeasit, nuk ishin në gjendje t’i tregonin ëndrrën apo domethënien e saj, kështu që mbreti nxori vendimin e prerë se tërë njerëzit e mençur (përfshirë Danielin dhe shokët e tij) do të shfaroseshin!
2:14-30 Si përgjigje ndaj lutjes Danieli mësoi nga Zoti në një vegim nate natyrën e ëndrrës dhe interpretimin e saj. Me falënderime Danieli bekoi Perëndinë e qiellit me një lutje të mrekullueshme lavdërimi. Më pas shkoi tek Arioku për të parandaluar vrasjen e njerëzve të ditur të Babilonisë. Pasi u çua nga Ariokupërpara mbretit, Danieli zbuloi burimin e sekretit të tij të zbuluar nga Perëndia.2:31-35 Danieli bëri të ditur se mbreti kishte parë një figurë të madhe, të shkëlqyer dhe të tmerrshme. Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi, këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile. Nebukadnetsari po shikonte ndërsa një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe shkatërroi figurën dhe u bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën.
2:36-45 Figura përfaqësonte katër fuqitë pagane që do të ushtrojnë sundimin botëror, duke kryesuar mbi popullin jude. Nebukadnetsari, një monark absolut (Babilonia), ishte koka e artë (v. 38). Persia ishin krahët prej argjendi, njëri krah përfaqësonte medët dhe tjetri persët. Greqia, mbretëria e tretë, ishte barku dhe kofshët prej bronzi. Perandoria Romake ishin dy kofshët dhe këmbët prej hekuri, kofshët përfaqësonin krahët lindorë dhe perëndimorë të mbretërisë. Këmbët prej hekuri dhe argjila e pjekur paraqiste gjallërimin e Perandorisë Romake, gishtërinjtë përfaqësonin dhjetë mbretëritë. Vini re vlerën që zbret të metaleve dhe fuqinë që rritet (përveç këmbëve prej hekuri dhe argjile). Vini re gjithashtu se njeriu i shikon perandoritë e veta si metale të çmuara, ndërsa Perëndia të njëjtat mbretëri si bisha të egra (kapitulli 7). Zoti Jezus është guri i shkëputur… jo nga dora e njeriut. Ai do të shkatërrojë katër mbretëritë dhe do të sundojë në tërë tokën, duke bërë që mbretëria e Tij të qëndrojë përjetë.
2:46-49 Kur mbreti Nebukadnetsar dëgjoi diturinë e Danielit, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisë dhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë. Tre të rinjtë e tjerë judenj u bënë deputetë apo ndihmës të tij.