Kthimi i robërve në Jeruzalem nën udhëheqjen e Zorobabelit (Esdra 1-6)

A. Dekreti i Kirit (1:1-4)

Tre vargjet e para përsërisin dy vargjet e fundit të Librit të Dytë të Kronikave. Perëndia përdori Kirin, mbretin e Persisë, që të nxirrte një dekret, duke u lejuar judenjve të ktheheshin në Judë dhe të rindërtonin tempullin në Jerusalem. Përveç të tjerash, ai urdhëroi fqinjët e pjesës së mbetur që do të kthehej në atdhe që t’u dhuronin atyre gjëra të çmuara me bujari. Shumë vite para lindjes së tij Kiri ishte caktuar nga Perëndia dhe ishte veçuar për fatin e tij të lartë (Isa. 44:28-45:13). Ai ilustron të vërtetën e Fjalëve të Urta 21:1: “Zemra e mbretit në duart e Zotit është si rrjedhat e ujit; atë e drejton ngado që do Ai”. Dekreti u dha fund shtatëdhjetë viteve të robërisë për judenjtë. Periudha 70-vjeçare mund të llogaritet në dy mënyra: nga viti 605 para K., kur Nebukadnetsari sulmoi Jerusalemin dhe udhëhoqi shpërnguljen e parë, deri më 535 para K., kur u hodhën themelet e tempullit; ose nga rënia e Jerusalemit, më 586 para K, deri te përfundimi i tempullit, më 516 para K.

B. Përgatitjet dhe furnizimet (1:5-11)

Përveç pasurisë së dhuruar nga fqinjët e judenjve, mbreti Kir u dha atyre pesë mijë e katërqind enë ari dhe argjendiNebukadnetsari kishte marrë me vete nga tempulli në Jerusalem. Sheshbatsari (v. 8) mund të jetë emri persian i Zorobabelit; ose ai mund të jetë një person krejt tjetër. Vini re përmendjen e njëzet e nëntë thikave në vargun 9. Nëse Perëndia kujdeset për hollësi të tilla, sa më tepër do të kujdeset për popullin e Tij!

C. Regjistrimi i të kthyerve (kapitulli 2)

2:1-58 Në vargjet 1-61 kemi një listë të atyre që u kthyen në Judë nën drejtimin e Zorobabelit. Disa regjistrohen sipas etërve (v. 13-19) dhe të tjerë sipas vendlindjes (v. 20-35). Në mënyrë të veçantë përmenden priftërinjtë (v. 36-39), levitët (v. 40-42) dhe nethinenjtë apo shërbëtorët e tempullit (v. 43-54). Ata zinin një rol të rëndësishëm në ndërtimin e tempullit. 2:59-63 Disa që shpallnin se ishtin priftërinj, por që nuk qenë në gjendje të vërtetonin shtëpinë e tyre atërore u penguan të shërbenin apo të hanin ushqimin e priftërinjve, derisa të këshilloheshin me Urimin dhe Thumimin, apo “dritat dhe përsosuritë” [4]. Qeveritari (apo Tirshatha, versioni NKJ, v. 63) ishte Zorobabeli. 2:64-67 Një listë emrash e ngjashme me atë që jepet në këtë kapitull gjendet te Nehemia 7. Ndërsa ka disa ndryshime të vogla në pasqyrim, që të dyja japin një numër të përgjithshëm judenjsh të kthyer në Judë prej dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë, duke shtuar edhe shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë shërbëtorë. Esdra shton 245 këngëtarë dhe Nehemia shton 200. Kështu numri i përgjithshëm i pjesë së mbetur që u kthye në vend ishte rreth 50 000 – një pjesë e vogël e atyre që ishin mërguar. 2:68-70 Kur judenjtë shkuan në Jerusalem, disa të parë të shtëpive dhanë ar dhe argjend për ndërtimin e shtëpisë së Perëndisë dhe veshje për priftërinjtë. Më pas populli u vendos në qytetet e tyre përkatëse.

Ç. Ndërtimi i altarit dhe i themeleve të tempullit (kapitulli 3)

3:1-7muajin e shtatë, që ishte fillimi i vitit qytetar, judenjtë e riatdhesuar u mblodhënJerusalem për të kremtuar Festën e Kasolleve. Nën udhëheqjen e Jozueut [5] dhe Zorobabelit ata rivendosën altarin dhe mbi të ofruan olokauste, ashtu siç kërkonte ligji i Moisiut. Ata menduan se duke nderuar Jehovahun, Ai do t’i mbronte nga armiqtë e tyre. Më pas ecën përpara me përgatitjet për ndërtimin e tempullit, duke përdorur ndihmën nga Tiro dhe Sidoni. 3:8-13 Ndërtimi filloi katërmbëdhjetë muaj pas kthimit. Sapo u hodhën themelet, priftërinjtë dhe levitët drejtonin shërbimin e përkushtimit. Por shumë pleq qanin me zë të lartë kur sillnin ndër mend e krahasonin shkëlqimin e tempullit të Salomonit me plotësinë e tij me atë që po ndërtohej tani (Hag. 2:3). Vajtimet e tyre të brengës u përzien me britmat e gëzimit dhe të lavdërimit, kështu që ishte e vështirë t’i dalloje, dhe zhurma e tyre dëgjohej nga larg.

D. Kundërshtimet në rindërtimin e tempullit (kapitulli 4)

1. Në mbretërimin e Kirit (4:1-5,24) 4:1-3 Armiqtë e Judës dhe të Beniaminit të përmendur në vargun 1 ishin pasardhës të kolonive nga vende të tjera që ishin vendosur në vend kur Asiria e çoi Mbretërinë Veriore në robëri. Këto koloni kishin bërë lidhje martesore me judenjtë që kishin ngelur në vend dhe pasardhësit e tyre u njohën si samaritanë. Ata iu afruan Zorobabelit dhe u hoqën sikur donin të ndihmonin në rindërtimin e tempullit. Ata, gjithashtu, adhuronin Jehovahun, por Ai ishte një ndër perënditë e shumta në sistemin idhujtar të fesë së tyre. Kështu ndihma e tyre nuk u pranua nga udhëheqësit e Izraelit. 4:4,5,24 Më pas samaritanët ndryshuan strategjinë e tyre. Në fillim ata filluan të shkurajonin popullin e Judës. Më pas filluan t’i trembin, me qëllim që të mos ndërtonin. Ata gjithashtu rekrutuan këshilltarë për të folur kundër Izraelit në oborrin mbretëror për të hedhur poshtë judenjtë me anë të përdorimit të taktikave të frikshme. Kështu puna në tempull ndaloi. Vargu 24 ndjek vargun 5 në mënyrë kronologjike. Armiqtë e Judës ia arritën qëllimit të ndalonin punën për ndërtimin e tempullit deri në mbretërimin e Darit. 2. Në mbretërimin e Asueros (4:6) Vargu 6 përmend një letër që u shkrua gjatë mbretërimit të Asueros, duke paraqitur një akuzë kundër judenjve. Vargjet 7-23 përshkruan një letër tjetër, shkruar në ditët e Artasersit, duke paditur judenjtë për rindërtimin e qytetit dhe të mureve të tij si një vepër rebelimi. Atëherë mbreti urdhëroi që të ndalej puna. 3. Në mbretërimin e Artasersit (4:7-23) Rindërtimi i tempullit u përfundua gjatë mbretërimit të Darit, që sundoi para Asueros (v. 6) dhe Artasersit (v. 7). Prandaj, letrat e përshkruara në vargjet 6-23 u shkruan pasi ishte ndërtuar tempulli. Ato kanë të bëjnë me përpjekjet për të rindërtuar muret e Jerusalemit, jo tempullin. Por ato paraqiten këtu, jo në rendin e tyre kronologjik, por si shembujt ku puna e të mërguarve të kthyer ishte penguar. Nga 4:6 deri te 6:8 gjuha e përdorur është aramaike [7] dhe jo hebraike. Kjo qe gjuha e përdorur nga Persia në dekretet zyrtare.

E. Nxitja e Hagait dhe e Zakarias për të rindërtuar (5:1,2)

Nga Hagai 1:1 dhe Zakaria 1:1 mësojmë se ky kapitull i përket vitit të dytë të mbretërimit të Darit (v. 1, krahasoni 4:24). Këta dy profetë nxitën izraelitët të rifillonin punën për rindërtimin e tempullit, në vend që të ndërtonin shtëpi të shtrenjta për vete (Hag. 1:4). Zorobabeli dhe Jozueu iu bindën Zotit dhe urdhëruan që ndërtimi të fillonte menjëherë. Vini re këtu se nuk ishte nga fuqia e dekretit të mbretit që rifilloi puna, por nga fuqia e Frymës së Shenjtë, që foli përmes profetëve të Perëndisë (krahasoni Zak. 4:6).

Ë. Kundërshtimi gjatë mbretërimit të Darit (5:3-17)

5:3-5 Kundërshtimi erdhi menjëherë. Qeveritari pers dhe shoqëruesit e tij shkuan Jerusalem dhe pyetën me çfarë pushteti kishin filluar ndërtimin dhe si i kishin emrat ata njerëz (shikoni v. 9,10). Ata u dhanë emrat e udhëheqësve judenj. Oficerët persë ishin më përgjegjës se ata të përmendur në kapitullin 4. Ata nuk e ndalën punën, por i dërguan një letër Darit për të përcaktuar ligjshmërinë e saj. Ngaqë judenjtë kishin filluar t’i bindeshin fjalës së Perëndisë, syri i Tij i ruante për ta çuar deri në fund punën e nisur. 5:6-17letrat e tyre ndaj Darit, Tatenai dhe Shethar-Bonzai treguan për bashkëbisedimin e tyre me judenjtë dhe përgjigjen e tyre. Pleqtë e popullit, para së gjithash, vunë pushtetin hyjnor. Ata ishin shërbëtorë të të vetmit Perëndi të vërtetë, por ishin lënë në duart e babilonasve për shkak të mëkateve të tyre. Tashmë që Jehovahu i kishte sjellë në vendin e tyre, ata duhej të rindërtonin tempullin e Tij. Përsa i përket pushtetit njerëzor kishin dekretin e Kirit, që u jepte lejë për të rindërtuar tempullin. Vetë Kiri kishte dhënë një ndihmë bujare për projektin. Qeveritari kërkoi që të bëheshin kërkime për të parë nëse mbreti Kir kishte lëshuar një dekret të tillë dhe t’i kërkonin Darit për t’ua bërë të ditur se çfarë duhej bërë lidhur me atë gjë.

F. Përfundimi i tempullit përmes një dekreti të favorshëm të Darit (kapitulli 6)

6:1-5 Pas një kërkimi të rreptë, dekreti i Kirit u gjet në atë që ishte kryeqyteti i tij, Ahmetha (apo Ekbatana, versioni NKJ; dekreti ishte më shumë i hollësishëm sesa në përmbledhjen në kapitullin 1). Në të veçoritë e tempullit u dhanë bashkë me një urdhër për të kthyer tërë veglat prej ari dhe argjendi të marra nga Nebukadnetsari. 6:6-12 Dari u paraqiti Tatenait dhe kolegëve të tij përgjegjësitë e tyre ndaj judenjve. Ata nuk duhej të pengonin punën, por duhej të paguanin shpenzimet e tempullit nga thesari mbretëror prej taksave të mbledhura. Furnizimet për shërbimin në tempull duhej të siguroheshin sipas kërkesave të priftërinjve (v. 9), në mënyrë që judenjtë të gjenin favor në sytë e Perëndisë dhe të ishin të frytshëm në lutjet e tyre për mbretin dhe familjen e tij. Dari i shtoi peshë dekretit të tij, duke e quajtur fyerje të rëndë pengesën e punës. Ai thirri Perëndinë të shpaguante gjithsecilin, përfshirë edhe mbretin që do të përpiqej për të shkatërruar shtëpinë e Perëndisë në të ardhmen. 6:13-15 Urdhrat e mbretit u zbatuan menjëherë dhe puna në tempull vazhdoi përpara. Me nxitje nga profetët dhe gjërat e siguruara prej Perëndisë nga thesari i Darit, tempulli përfundoi katër vjet më vonë, por nëntëmbëdhjetë apo njëzet vjet pas hedhjes së themeleve. Artasersi jetoi edhe më gjatë; ai dha ndihmën e tij për mirëmbajtjen e tempullit, jo në ndërtimin e tij. 6:16 Izraelitët dhe udhëheqësit e tij kremtuan me gëzim kushtimin e tempullit. Dineti (Dennett) vëzhgon: Ishte e natyrshme që ata të gëzoheshin në këtë mënyrë, sepse shtëpia e Perëndisë së tyre ishte shprehja e tërë bekimeve të besëlidhjes në të cilën bënin pjesë. Dhe më pas, pas vitesh të rënda dështimi, vështirësish, zhgënjimesh dhe brengash, u plotësua para syve të tyre. Për këtë arsye ishin mërguar në Babiloni dhe, nëse ndonjë prej tyre kishte mbjellë me lot, tashmë korrte me gëzim [8]. 6:17-22 Ata ofruan flijime. Nëse e krahasojmë këtë përkushtim me atë të Salomonit – 22 000 qe dhe 120 000 dele, duke shtuar edhe qetë dhe delet e panumërta të flijuara para arkës (2 i Kronikave 7:5; 5:6), ishte i dobët. Fatmirësisht, ata nuk u ndalën me kaq. Sot shumë kisha, bashkësi, grupe të ndryshme, shkolla dhe madje vende të krishtera kanë kaluar një rënie frymërore si rënia nga koha e Salomonit tek ajo e Esdrës. Dineti bën një zbatim nxitës që ia vlen ta paraqesim të gjithin: Megjithatë besimi ka të bëjë me gjërat e padukshme dhe, kështu, duhet t’i sillte ndërmend kësaj teprice të dobët se Jehovahu nuk ishte më pak i fuqishëm dhe i mëshirshëm sesa me Salomonin. Shtëpia duhej të ishte më pak e lavdishme dhe ata vetë të varfër, nënshtruar një monarku johebre, por nëse Perëndia ishte me ta, ashtu siç ishte, burimet në gatishmëri të besimit ishin të bollshme si asnjëherë më parë. Kjo e vërtetë nuk mund të shprehet më thellë në mendjet tona sesa në atë që Krishti mbetet i njëjtë për popullin e Tij si në një kohë vështirësie, ashtu edhe në një stinë begatie. Nëse qëndrojmë në këtë fuqi, na bën të ngrihemi si asgjë tjetër mbi rrethanat tona dhe na jep guximin të ngulmojmë, pavarësisht nga rreziqet e shtegut [9]. Më pas u kremtua me gëzim të madh Pashka dhe Festa e të Ndormëve, sepse populli pa qartë dorën e Perëndisë pas favoreve që kishin marrë nga Dari. Dari quhet mbreti i Asirisë këtu, sepse sundonte mbi Perandorinë e vjetër Asire.