Psalmi 122

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Lutja për paqen e Jeruzalemit

122:1 U gëzova kur më thanë: “Shkojmë në shtëpinë e Zotit”.

122:2 Këmbët tona u ndalën brenda portave të tua, o Jeruzalem.

122:3 Jeruzalemi është ndërtuar si një qytet i bashkuar mirë,

122:4 ku ngjiten fiset, fiset e Zotit, për të kremtuar emrin e Zotit.

122:5 Sepse aty janë vënë fronet për gjykimin, fronet e shtëpisë së Davidit.

122:6 Lutuni për paqen e Jeruzalemit, le të begatohen ata që të duan.

122:7 Pastë paqe brenda mureve të tua dhe begati në pallatet e tua.

122:8 Për hir të vëllezërve të mi dhe të miqve të mi tani do të them: “Paqja qoftë te ti”.

122:9 Për hir të shtëpisë së Zotit, Perëndisë tonë, unë do të kërkoj të mirën tënde.

[previous][next]