4:21 Duke i menduar besimtarët të mbledhur së bashku duke lexuar letrën që ai ishte duke u shkruar, Pali uron të gjithë shenjtorët në Jezu Krishtin dhe dërgon përshëndetje nga vëllezërit që janë me të.
4:22 Ne detyrohemi ta duam këtë varg për shkak të referencës së tij ndaj atyre të shtëpisë së Cezarit. Imagjinatat tona janë të prirura për të bërë potere kot. Cilët janë anëtarët e shtëpisë së Neros të cilëve u referohet ky varg? A ishin ata disa nga ushtarët që ishin vendosur për të ruajtur Palin dhe që ishin shpëtuar me anë të shërbesës së tij? A ishin ata skllevër apo të lirë që punonin në atë pallat? Apo kjo shprehje mund të përfshijë ndonjë nga zyrtarët e qeverisë Romake? Ne nuk mund ta dimë me siguri, por këtu kemi një ilustrim të bukur të së vërtetës që të krishterët, si hardhuca gjenden në pallatet e mbretit (Fja 30:28)! Ungjilli nuk njeh kufi. Ai mund të përshkojë muret më ndaluese. Mund ta mbjellë veten në mes të atyre që kërkojnë ta zhdukin atë. Me të vërtetë, dyert e Hadesit nuk do të triumfojnë ndaj Kishës së Jezus Krishtit!
4:23 Tani Pali e mbyll me përshëndetjen e tij karakteristike. Hiri shkëlqeu në faqen e parë të kësaj Letre dhe tani gjendet përsëri në fund të saj. Goja flet nga thellësia e zemrës së një njeriu. Zemra e Palit ishte e mbushur me temën më të madhe të të gjitha kohërave – hiri i Perëndisë nëpërmjet Krishtit – dhe nuk është fare për t’u habitur që kjo e vërtetë e çmuar rridhte në çdo kanal të jetës së tij.
Paul Rees përfundon për ne:
Më i madhi i njerëzve ka shkruar më të ngrohtën e letrave të tij. Qortimi i dashurisë mbaroi. Dita u mbyll. Zinxhiri është ende atje mbi dorën e apostullit. Ushtari është ende në rojë. S’ka rëndësi! Shpirti i Palit është i lirë! Mendja e tij është e qartë! Zemra e tij përvëlon!
Dhe mëngjesin tjetër Epafroditi niset për në Filipi! [24]
SHËNIME
[2] (1:1) J. H. Jowett, The High Calling, fq.2. [3] (1:7) W. E. Vine, The Epistles to The Philippians and Colossians, fq. 23. [4] (1:10) Fjala e përkthyer “të pastër” (eilikrines) do të thotë “i pa përzierë” ose “i mbrojtur nga dielli.” Kjo e fundit ka të njëjtën ide si në Anglisht “i pastër” (“pa dyllë”). Një skulptor i ndershëm mundohet për të hequr një të plasur në statujën e bardhë prej mermeri. Një i “pa pastër” do ta mbushte plasaritjen me dyll. Por në diell statuja me dyll do ta tregojë menjëherë punën e skulptorit. [5] (1:11) Lehman Strauss, Devotional Studies in Philippians, fq. 63. [6] (1:13) T. W. Drury, The Prison Ministry of St. Paul, fq. 22. [7] (1:20) Guy King, Joy Way, fq. 33. [8] (1:21) Jowett, Calling, fq. 34. [9] (2:1) F. B. Meyer, Devotional Commentary on Philippians, fq 77-79. [10] (2:5) King, Joy Way, fq. 51. [11] (2:6) E. H. Gifford, The Incarnation, fq. 44, 45. [12] (2:11) Charles R. Erdman. [13(2:17) George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, fq. 931. [14] (3:7) King, Joy Way, fq. 81. [15] (3:10) Jowett, Calling, fq. 217. [16] (3:10) Ibid., fq. 81, 82. [17] (3:10) Hudson Taylor, cituar nga Howard Taylor në Behind the Ranges, fq. 170. [18] (3:10) C. A. Coates. The Paths of Life and Other Addresses, fq 127 [19] (3:17) Strauss, Philippians, fq. 202. [20] (4:3) “Shokë të së njëjtës zgjedhë” mund të jetë një emër (Synzygus). Megjithëse nuk është gjendur në ndonjë vend tjetër, është një lloj emri që një skllav mund të marrë. [21] (4:4) Jowett, Day by Day, fq. 169-171. [22] (4:18) Ibid, fq. 225. [23] (4:19) Williams, Student’s Commentary, fq. 934. [24] (4:23) Paul Rees, The Adequate Man, fq. 127.BIBLIOGRAFI
Erdman, C. R. The Epistle of Paul to the Philippians. Philadelphia: Westminster Press, 1928.
Gifford, E. H. The Incarnation: A Study of Philippians. London: Hodder & Stoughton, 1897.
Jowett, J. H. The High Calling. London: Andrew Melrose, 1909.
Kelly, William. Lectures on Philippians and Colossians. London: G. Morrish, n. d.
Kennedy, H. A. A. “Philippians,” The Expositor’s Greek Testament, Vol. III. Grand Rapids: Wm. B. Erdmans Publishing Co., 1961.
King, Guy H. Joy Way. London: Marshall, Morgan & Scott, Ltd., 1954.
Meyer, F. B. Devotional Commentary on Philippians. Grand Rapids: Kregel Publications, 1979.
Rees, Paul. The Adequate Man. Westwood, N. J.: Fleming H. Revell Co., 1959.
Strauss, Lehman. Devotional Studies in Philippians. Neptune, N. J.: Loizeaux Bros. Publishers, 1959.
Vine, W. E. The Epistles to the Philippians and Colossians. London: Oliphants, 1955.