A. Habakuku pret përgjigjen e Perëndisë (2:1)
Habakuku u tërhoq në kullën e tij të vrojtimit për të parë se si do t’i përgjigjej Zoti. Ai donte të rrinte vetëm që të merrte pikëpamjen e Perëndisë. Ky është një parim mjaft i rëndësishëm për besimtarët sot. Qoftë nëse e quajmë “kohë e qetë”, “përsiatje” apo ndonjë term tjetër, përbashkësia e përditshme me Perëndinë është vendimtare për çdo të krishterë.B. Udhëzimet për të shkruar përgjigjen dhe pritja e përmbushjes së saj (2:2,3)
2:2Zoti e urdhëroi profetin: “Shkruaje vegimin” (përgjigjja e Tij ndaj pyetjes së Habakukut), në mënyrë që ai që do të mund ta lexojë, të mund ta përhapë lajmin (rënia e Babilonisë dhe përtëritja e Judës). 2:3 Polloku (A. J. Pollock) thotë se ky varg i referohet shpresë së judenjve: ardhjes së Krishtit në tokë për të sunduar armiqtë e Tij, duke hequr nga mbretëria e Tij gjithçka që e fyen, dhe do të vendosë mbretërinë e Tij të lavdishme, duke e bërë Izraelin kreun e kombeve, sepse Ai do të jetë në krye të kombit të judenjve [6]. Kur vargu 3 citohet tek Hebrenjve 10:37, termi “ai” (pra, vegimi) bëhet “Ai” (pra, Zoti), që me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. Konteksti i DhR i referohet shpresës së të krishterit: rrëmbimit të kishës.C. I drejti do të jetojë me anë të besimit dhe kaldeasit e padrejtë do të vdesin (2:4)
Ngaqë shpirti i mbretit të Babilonisë u ngrit me krenari, ai do të vdiste, por mbetja besnike e Izraelit do të rrojë për shkak të besimit. Vargu 4c citohet tri herë në DhR. Tri pjesët e vargut (i drejti, do të rrojë, për shkak të besimit) shkojnë mirë me theksat e tri konteksteve kur shfaqen: Romakëve 1:17 thekson “të drejtin”; Galatasve 3:11 thekson “besimin”; Hebrenjve 10:38 thekson “do të rrojë”. Përkthimi i fjalëpërfjalshëm te konteksti i Habakukut është “Për shkak të besimit të vet i drejti do të rrojë”. Mund të parafrazohet gjithashtu: “i shfajësuari për besim do të rrojë”.D. Katalogu i mëkateve të kaldeasve (2:5-19)
1. Oreksi i pafund për pushtim (2:5-8) 2:5 Pirja e verës ishte një mëkat kombëtar i Babilonisë dhe, pa dyshim, i Nebukadnetsarit. Kaili shkruan se ky huq “pohohet nga shkrimtarët e lashtë… dhe njihet mjaft mirë nga Danieli [kap.5] se Babilonia u pushtua ndërsa Belshatsari dhe njerëzit e mëdhenj të mbretërisë së tij po festonin në një gosti poteremadhe” [7]. Përveç kësaj, ky i fundit kishte një etje të pashueshme për pushtime. 2:6-8 Vargu 6 fillon një këngë tallëse, e cila përmban pesë mjerime kundër Babilonisë. Mjerimi i parë është kundër epshit për perandori apo agresion. Kombet e shumta, të cilat i kishte pushtuar Nebukadnetsari, do ta tallnin atë për fitimin e tij të pandershëm dhe do ta shtypnin e plaçkitnin Babiloninë ashtu siç ka bërë ajo me ta. 2. Lakmia dhe krenaria (2:9-11) Një mjerim i dytë shpallet ndaj Nebukadnetsarit për lakminë dhe krenarinë e tij. Ai u përpoq ta bënte dinastinë e tij të sigurt nga fatkeqësia, por fitimi i tij i pandershëm dhe mizoria do t’i vihen kundër vetvetes. 3. Pasurimi me anë të gjakderdhjes (2:12-14) Mjerimi i tretë kundër mbretit ishte për shkak të epshit të tij për madhështi dhe taktikat e tij gjakderdhëse. Qytetet e Babilonisë, të ndërtuara nga lodhja e skllevërve, do të përfundojnë duke ushqyer zjarrin e pashuar dhe toka do ta pranojë Jehovahun si Perëndinë e vërtetë. Por po vjen një ditë kur Perëndia i vërtetë do të pranohet botërisht. Kjo kohë e lavdishme është parashikuar me një krahasim të denjë të famshëm poetik: “Sepse dheu do të mbushet me diturinë e lavdisë së Zotit, ashtu si ujërat mbushin detin” (2:14). 4. Prishja e fqinjëve (2:15-17) Mjerimi i katërt është kundër Nebukadnetsarit për gëzimin e egër në prishjen e kombeve të tjera, për paturpësinë dhe shkatërrimin prej tij të Jerusalemit dhe të Judës. Me pak fjalë, Nebukadnetsari ishte fajtor për nxitjen e dy përbërësve kryesorë të televizionit modern: filmave dhe “letërsisë”: stili i jetës në paturpësi seksuale (përfshirë edhe format e shthurjes) dhe dhunës së tepruar. 5. Idhujtaria (2:18,19) Mjerimi i pestë dhe i fundit e dënon mbretin për idhujtarinë e Babilonisë në rreshta të mbushur me sarkazëm. Çfarë vlere ka një idhull i shkrirë me argjend kur nuk ka asnjë frymë jete në të?E. Heshtja e shijuar para stuhisë së gjykimit të Perëndisë (2:20)
Një melodi mjaft e bukur që ka veshur me muzikë këtë varg përdoret në disa kisha për të nënshtruar [nxitur] asamblenë që të qëndrojë në soditje të heshtur të mesazhit. Fatkeqësisht, ndërsa fjalët janë të përshtatshme, konteksti i tekstit është se Zoti do ta tregojë fuqinë e Tij në gjykim. Për këtë arsye tërë dheu duhet të heshtë përpara Tij.[previous][next]