Profecia e parë: Dita e parë e muajit të gjashtë (Hagai 1)

A. Qortimi për moskokëçarjen në rindërtimin e tempullit (1:1-4)
Kjo profeci është shkruar në vitin e dytë të mbretit Dar, mbretit medo-pers. Zoti qortoi popullin e Judës për vonesën në rindërtimin e tempullit, ndërsa ata vetë jetonin në rehati në shtëpitë e tyre të mbuluara mirë.
B. Dështimi për të rindërtuar përfundoi në pamjaftueshmëri dhe thatësirë (1:5-11)
Ata duhet të ishin paralajmëruar nga historia e tyre e shkuar. Kur e kishin lënë pas dore shtëpinë e Zotit, ata kishin vuajtur urinë, etjen dhe varfërinë. Tani Zoti i urdhëroi të fillonin punën në tempull. Për aq kohë sa shtëpia e Zotit është e rrënuar, ata nuk do të merrnin asgjë përveç thatësirës.
C. I nxitur nga Hagai populli rifilloi punën në tempull (1:12-15)
Zorobabeli, qeveritar i Judës, dhe Jozueu, kryeprifti, bashkë me gjithë pjesën tjetër të popullit dëgjuan Fjalën e Zotit dhe filluan rindërtimin njëzet e tre ditë pas urdhrit për të ndërtuar.
[previous][next]