Çfarë do të thotë të jesh si Kali ose Mushka??

«Mos u bëni si kali dhe si mushka» (Psa. 32:9).

Më duket mua se kali dhe mushka përshkruajnë dy qëndrime të gabuara që mund të kemi kur jemi duke kërkuar udhëheqjen e Zotit. Kali dëshiron që të mësyjë përpara; mushka dëshiron që të mbetet pas. Kali priret që të jetë i paduruar, energjik dhe i rrëmbyer. Mushka, nga ana tjetër, është kokëfortë, e vështirë dhe dembele. Psalmisti thotë se asnjë nga këto kafshë nuk ka mend. Që të dyja duhet të kontrollohen me fre dhe me kapistër, përndryshe nuk do t’i afrohen të zotit.

Dëshira e Perëndisë është që ne të jemi të ndjeshëm ndaj drejtimit të Tij, duke mos u hedhur përpara me urtësinë tonë dhe duke mos u zmbrapsur kur Ai e ka bërë të njohur vullnetin e Tij.

Ja disa rregulla praktike të cilat mund të të ndihmojnë në këtë drejtim.

Kërkoji Perëndisë që të konfirmojë udhëheqjen e Tij me gojën e dy ose tre dëshmitarëve. Ai ka thënë: «Që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve» (Mt. 18:16b). Këta dëshmitarë mund të përfshijnë një varg nga Shkrimi, këshillën e të krishterëve të tjerë dhe përputhjen e mrekullueshme të rrethanave. Nëse të jepen dy ose tre tregues të qartë të vullnetit të Tij, nuk do të keni dyshime ose pasiguri.

Nëse kërkoni udhëheqjen e Perëndisë dhe nuk vjen asnjë udhëheqje, atëherë udhëheqja e Perëndisë për ty është që të qëndrosh atje ku je. Është akoma e vërtetë se «errësira për ecjen është dritë për qëndrimin».

Prit derisa udhëheqja të jetë aq e qartë, që po të refuzohej do të jetë mosbindje e sigurt. Bijve të Izraelit iu ndalua që të lëviznin, derisa të lëviznin kolona e resë dhe e zjarrit. Asnjë arsyetim i tyre nuk mund të justifikonte veprime të pavarura. Përgjegjësia e tyre ishte të lëviznin kur lëvizte reja – as më shpejt, as më vonë.

Së fundi, paqja e Krishtit gjykoftë në zemrën tuaj. Ky është një përkthim i lirë i Kolosianeve 3:15. Kjo do të thotë se kur Perëndia po udhëheq më të vërtetë, Ai i ndikon kaq shumë ndjenjat dhe intelektin tonë, që ne kemi paqe për rrugën e duhur dhe nuk kemi paqe për asnjë rrugë tjetër.

Nëse shqetësimi ynë është që të njohim vullnetin hyjnor dhe ne jemi të shpejtë për t’iu bindur, ne nuk do të kemi nevojë për frerin dhe kapistrën e disiplinës së Perëndisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *