Shërbesa publike e Jeremias (Jeremia 2-10)

A. Predikimi kundër pabesisë së ligë të Judës (2:1-3:5)

2:1-3 Kapitujt 2 deri në 19 paraqesin një padi të përgjithshme për Judën. Juda ishte më parë e dashuruar marrëzisht pas Jehovahut. Ajo ishte e shenjtë ndaj Tij dhe çdokush që i krijonte probleme përjetonte fatkeqësi. Megjithatë, tashmë, ashtu siç shkruan Kail Jatsi (Kyle Yates): Muaji i mjaltit mbaroi. Perëndia i kujton Izraelit rebel zjarrin, ngrohtësinë dhe pastërtinë e dashurisë që kishte në kohët e shkuara. Ai ishte marrëzisht i dashuruar me të Dashurin dhe dashuria e ëmbël e bënte jetën plot me muzikë, gëzim dhe shpresë. Ai ishte i pastër, pa njolla dhe i shenjtë. Asnjë mendim i pabesë apo i papastër nuk njolloste bukurinë e përkushtimit të tij. Por tashmë situata është për të ardhur keq. Zemra e Perëndisë është e shtypur nga trishtimi dhe keqardhja. Tashmë Izraeli po jeton në mëkat të hapur. Ai është treguar i pabesë ndaj betimeve të besëlidhjes. Perënditë e tjera kanë vjedhur dashurinë e tij. Ai ka reshtur së dashuri Jehovahun dhe sjellja e tij është tejet e turpshme [4]. 2:4-19 Tashmë Zoti pyet pse ka ndryshuar ai. Populli, priftërinjtë, barinjtë dhe profetët kanë harruar gjithçka që Perëndia ka bërë për ta. Ndryshe nga vendet pagane si Kitimi dhe Kedari, të cilët janë besnikë ndaj perëndive të tyre, Juda ka braktisur Zotin, Perëndinë e vet për idhujt e pavlerë. Pse e kanë braktisur Zotin dhe kanë ndryshuar lirinë e tyre me skllavërinë përmes aleancave me Asirinë dhe Egjiptin? 2:20-25 Vargu 20 thotë: “Sepse prej shumë kohe ke thyer zgjedhën tënde, ke prerë lidhjet e tua“, që do të thotë se Perëndia i ka çliruar ata nga skllavëria e Egjiptit. Ose mund të përkthehet: “Që prej shumë kohe ke thyer zgjedhën tënde, ke prerë lidhjet e tua dhe ke thënë: ‘Nuk dua të shërbej më!'” (versioni RS), sipas së cilës domethënia është se Juda ka mohuar caqet hyjnore të caktuara nga ligji. Sido që të jetë, pjesa vazhdon të përshkruajë se sa i degjeneruar është bërë populli në idhujtarinë e vet. Perëndia i kishte mbjellë si një vresht fisnik, por ata ishin bërë fidanë të degjeneruar të një vreshti të huaj; paudhësia e tyre nuk mund të hiqej nga një sapun; ata ishin si një gomaricë e egër, që është mësuar në shkretëtirë, që digjej për marrëdhëniet seksuale, e dashuruar kokë e këmbë me të huajt. 2:26-37 Kur mëkati i shtëpisë së Izraelit arrin kulmin dhe ajo thërret për çlirim, perënditë e veta të shumta nuk do të mund ta shpëtojnë. Ndërkohë Zoti proteston me të për pandjeshmërinë ndaj ndëshkimit, lirinë nga caqet hyjnore, harresën ndaj Perëndisë, teprimin e aftësive të prostitutës në mëkat, shkatërrimin e të pafajshmëve të mjerë, me gjithë pafajësinë e protestuar. Perëndia do t’i ndëshkojë ata me mërgim për shkak të besimit të tyre te kombet që Ai i kishte refuzuar. 3:1-5 Sipas Ligjit të Përtërirë 24:1-4 një njeri nuk mund të martohej përsëri me gruane tij të ndarë nëse ajo ndërkohë ishte martuar me një burrë tjetër. Juda kishte pasur shumë dashnorë, por Zoti ende e fton atë të kthehet. Përzierja e saj kishte sjellë ndotje dhe thatësirë në vend, megjithatë ajo ishte e turpshme si një prostitutë. Ajo i foli Perëndisë me gjoja fjalë pendimi, por Ai i njihte fjalët dhe veprat e saj plot ligësi.

B. Kushtëzimi i ardhshëm i Judës për pendim (3:6-6:30)

1. Mëkati i shkuar dhe lavdia e ardhshme (3:6-18) 3:6-14Izraeli, Mbretëria Veriore, kishte praktikuar prostitucion të madh dhe nuk kishte pranuar të kthehej te Zoti. Juda e pa kur e mërguan asirianët, megjithatë vazhdoi në mëkatin e saj, duke mos pranuar të kthehej te Zoti. Për shkak se dhjetë fiset rebele Izraelit ishin më të drejtë se e pabesa Judë, Perëndia i fton të kthehen tek Ai në pendim dhe rrëfim, në mënyrë që Ai t’i kthejë në Sion. Vini re vargun 8 ku shkruhet se Perëndia e ndau Izraelin dhe se kjo ndodhi për shkak të tradhtisë bashkëshortore. Fjalët e Shpëtimtarit te Mateu 19:9 përputhen më këtë. Ai mësoi se ndarja lejohet për një bashkëshort të pafajshëm kur gruaja është fajtore për imoralitet. Kur lexojmë te Malakia 2:16 se Perëndia urren divorcin, duhet të nënkuptojmë divorcin jobiblik, jo tërë divorcet. 3:15-18 Këto vargje pararendin Mijëvjeçarin. Perëndia do t’u japë atyre barinj sipas zemrës së Tij, që do t’i kullosin ata me dije dhe dituri. Atëherë nuk do të ketë nevojë për arkën e besëlidhjes, sepse Vetë Mesia do të jetë atje. Jerusalemi do të jetë kryeqyteti i botës dhe do të quhet “Froni i Zotit”. Izraeli dhe Juda do të përtërihen nga shpërndarja mbarëbotërore dhe do të ribashkohen. 2. Nevoja për pendim (3:19-4:4) Këtu kemi një dialog të ardhshëm midis Jehovahut dhe popullit të Tij. Ai dëshiron më të mirën për ta, por mëkatet e tyre kanë prerë bekimet e tyre. Ata përgjigjen me të qara plot pendim. Edhe një herë tjetër Ai u bën thirrje të kthehen. Ata rrëfejnë se idhujt janë një mashtrim, se Perëndia është shpëtimi i vetëm, se besimmohimi i tyre u ka kushtuar shtrenjtë dhe se ata janë tashmë të mbuluar me turp dhe poshtërsi. 3. Mjerimet e gjykimit nga veriu (4:5-31) 4:5-13 Mesia do të vijë për ata që do të kthehen te Zoti dhe kombet do të jenë të bekuara. Zoti tashmë paralajmëron njerëzit e Judës dhe banorët e Jerusalemit, duke i nxitur përsëri të pendohen dhe të hedhin tutje idhujt e tyre. Përndryshe Perëndia do të dërgojë pushtuesin (Babiloninë) si një luan, një erë të nxehtë zhuritëse, retë, një shakullinë dhe shqiponjat. Vargu 10 shpreh paaftësinë e Jeremias për të përputhur premtimet e mëparshme të Perëndisë për paqe me kërcënimet e tashme të gjykimit. Profeti e dinte se Perëndia është besnik, por po gabonte se po dyshonte në errësirë atë që e dinte në dritë. Në kohë problemesh dhe shkurajimesh ekziston prirja për të vënë diskutim siguritë tona. Një politikë e mirë për të krishterët është të besojmë besimet tona dhe të dyshojmë dyshimet tona, sesa të dyshojmë besimet tona dhe të besojmë dyshimet tona. 4:14-18 Juda duhet të nxitojë të kthehet nga ligësia e saj, sepse paralajmërimet e fatkeqësisë po vijnë tashmë nga Dani dhe nga mali i Efraimit nga veriu. Rrethuesit janë gati të zbresin në Jerusalem për shkak të mëkatit dhe rebelimit të hidhur të Judës. 4:19-22 Dashuria e profetit për popullin e vet shprehet në vargjet 19-21: “O shpirti im” do të thotë “Ankthi im, ankthi im”. Ai bëhet i papërmbajtur kur mendon për luftën, rrëniminmbi rrënim dhe shkretimin e ardhshëm. Pyetja në vargun 21: “Deri kur do të shoh flamurin dhe do të dëgjoj zërin e borisë?“, merr përgjigje nga Zoti në vargun 22, ku thotë në fakt: “Derisa populli të kthehet nga marrëzia dhe mëkati i vet”. 4:23-31 Jeremia përshkruan një vegim që kishte parë për katastrofën e ardhshme gjithëpërfshirëse në Judë. Zoti paralajmëron se shkretimi do të prekë çdo gjë, megjithatë nuk do të jetë i plotë dhe përfundimtar. Qëllimi i pandryshueshëm i Perëndisë për të ndëshkuar nuk do të pengohet nga bukuria kozmetike e Jerusalemit apo nga britma e tij plot ankth si grua në lindjen e saj të parë. 4. Gjykimi i mëkateve të Judës (kapitulli 5) 5:1-9 Zoti do ta falë Jerusalemin nëse një njeri i drejtë do të gjendej të. Në pamundësinë për të gjetur një njeri midis atyre që janë të varfër dhe pa mend, Jeremia kthehet nga të mëdhenjtë, por ishte gjithashtu e kotë. Prandaj gjykimi, pasqyruar nga vepra grabitqare e luanit, ujkut të shkretëtirës dhe leopardit, është i pashmangshëm. Si mund të falë Zoti një popull që më parë kishte bërë një besëlidhje me Të, por tani po u betohej perëndive të tjera dhe duke e dhënë veten pas kurvërimit? 5:10-13 Armiku urdhërohet të pushtojë dhe të shkatërrojë (por jo një shkatërrim të plotë), sepse njerëzit kanë mohuar Zotin dhe afërsia e rrezikut dhe profetët po thoshin gënjeshtra. 5:14-19Fjalët e Jeremias ishin si zjarri që digjnin popullin që ishte si dru. Babilonasit kishin ardhur për të përpirë dhe për të shkretuar, por jo plotësisht. Skllavëria e Judës në një vend të huaj do të ishte shpërblimi i saj për shërbimin ndaj perëndive të huaja në vendin e saj. 5:20-31 Perëndia habitet me topitjen e popullit të Tij të pamend. Deti i bindet Atij, por ata jo. Ata nuk tregojnë asnjë shenjë frike ndaj Atij që na jep shiun, edhe kur nuk mund të bjerë shi. Si mund ta përmbajë Perëndia ndëshkimin ndaj një kombi të keq dhe mashtrues, kaq të zhytur në mëkat? Kelli shënon: Dhe shprehja më e keqe e ligësisë kombëtare ishte se asnjë pjesë e thjeshtë e popullit nuk ishte e pafajshme, por “në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar: profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritetit të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë. Por çfarë do të bëni kur të vijë fundi?” (v. 30 e 31). Kështu tërë burimet e drejtësisë morale ishin prishur; dhe, për rrjedhojë, ishte e qartë se asgjë tjetër veç gjykimit nuk do të binte mbi ta nga Zoti [5]. 5. Parashikimi i rënies së Jerusalemit (kapitulli 6) 6:1-8 Një bori paralajmëruese dhe një sinjal zjarri u thonë bijve të Beniaminit të dalin jashtë Jerusalemit, sepse barinjtë babilonas dhe kopetë e tyre (udhëheqësit ushtarakë dhe ushtarët) po përgatiten për sulm. Kaldeasit janë dëgjuar të diskutojnë për strategjinë. Perëndia ka caktuar mërgimin për Judenë për shkak të ligësisë, dhunës dhe shkatërrimit të popullit. Edhe në këtë orë të fundit Ai e paralajmëron popullin e Tij të heqë dorë. 6:9-15Zoti i ushtrive paralajmëron se babilonasit do ta zhveshin tokën, duke e bërë të shkretë, ashtu si një vjelës vjel një hardhi. Jeremia ndihet i shqetësuar duke u folur njerëzve që nuk dëgjojnë, por ai nuk mund të ndalet. Jehovahu e drejton atë që të përhapë mesazhin e rrënimit kanosës për shkak të lakmisë së tyre, gënjeshtrës së profetëve dhe priftërinjve dhe turpërisë së tyre. Është karakteristikë e profetëve të rremë të premtojnë begati në një kohë rënieje frymërore. 6:16-21 Populli nuk e pranon thirrjen e Perëndisë për të ecur nëpër shtigjet e vjetra të drejtësisë dhe nuk pranon të paralajmërohet. Prandaj, gjëma do të vijë pavarësisht nga flijimet me aromë të këndshme që djegin. Populli do të pengohej dhe do të vdesë. 6:22-26 Pushtimi armik nga një vend i veriut do të shkaktojë ankth të madh, zi dhe një vajtim shumë të hidhur. 6:27-30 Zoti e cakton Jeremian si një provues dhe vërtetues të metaleve. Njerëzit e Judës janë metalet, rebelë si bronzi dhe hekuri, si plumbi nga i cili nuk mund të hiqet papastërtia, argjend i refuzimit. Jatsi (Yates) komenton: Mbase ndonjë ditë mund të shohim qartë se sa pak tërheqës, të neveritshëm dhe të padobishëm janë njerëzit mëkatarë në sytë e një Perëndie të shenjtë. Sa shumë nevojë kemi ta shikojmë vetveten me objektivitet për të parë zbrazëtinë e mjerueshme që është aq e dukshme para Perëndisë! Nuk ka vlerë të mbajmë argjend të refuzuar. Është kot. A mund të ndodhë që Perëndia tashmë t’i ketë shënuar disa si të pavlerë shumë prej atyre që e konsiderojnë veten të dobishëm? [6].

C. Shërbesa e Jeremias te dera e tempullit (kapitujt 7-10)

1. Feja hipokrite e Judës (kapitulli 7) 7:1-4 Kapitulli 7 është quajtur “Predikimi i Tempullit”. Njerëzit e Judës mendonin se ishin të sigurt ngaqë Perëndia nuk do të lejonte kurrë që tempulli të shkatërrohej. Gabim! Ata po vinin besim të rremë më shumë në ndërtesën sesa në Atë që banon atje. 7:5-15 Siguria e tyre e vërtetë qëndronte në kthimin plotësisht nga mëkati dhe të jetuarit me drejtësi. Ata mendonin se mund të vazhdonin në mëkat për aq kohë sa shkonin në tempull dhe thoshin: “Kemi shpëtuar!“. Vetë Zoti ynë, ndaj atyre që pikëpamjet e fesë së jashtme i kishin si ato në kohën e Jeremias, përdori fjalët e profetit në vargun 11 rreth tempullit, duke e quajtur “një çerdhe hajdutësh” kur pastroi shtëpinë e Atit të Tij (Mt. 21:13; Marku 11:17; Luka 19:46). Ngaqë Juda kishte ndotur dhe shkretuar tempullin, ai do të shkatërrohej ashtu si shenjtërorja në Shiloh (shkatërrimi i Shilohut besohet se ka ndodhur gjatë Gjyqtarëve apo 1 Samuelit) [7]. 7:16-26 Jeremia nuk duhet të ndërhyjë për Judën – në atë kohë ata po adhuronin mbretëreshën e qiellit [8] dhe perënditë e tjera nëpër rrugë. Populli duhet të hante si holokaustet, ashtu edhe flijimet e tij. Ajo që dëshiron Perëndia është bindja, jo ritet. Vargu 22 duhet të lexohet në dritën e vargut 23: flijimi pa përkushtim është i pavlerë. 7:27-34 Për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Judës për të pranuar korrigjim, Jeremia duhet të qajë. Ngaqë ata ndotën tempullin dhe ofronin flijime njerëzore, ata do të pësonin një vdekje të tmerrshme dhe vendi do të bëhej shkretim. 2. Pandjeshmëria e Judës ndaj mëkatit (kapitulli 8) 8:1-7Eshtrat e atyre që i kanë shërbyertërë ushtrisë së madhe të qiellit do të nxirren nga babilonasit dhe do të shfaqen para qiellit dhe të gjallët do të dëshirojnë të vdesin. Ndryshe nga ata që rrëzohen dhe ngrihen përsëri, ai që mëkaton dhe pendohet, Juda nuk pranoi të kthehet tek Jehovahu. Për sa i përket ligjit, populli krahasohej fatkeqësisht me lejlekun, turtullin, dallëndyshendhe krilat, që janë të bindur ndaj ligjeve të tyre migrimit. 8:8-12 Njerëzit mendonin se ishin të urtë rreth ligjit të Zotit, por shkruesi, profeti dhe prifti e kishin keqinterpretuar dhe e kanë hedhur poshtë atë. Ata ishin lakmues e mashtrues dhe i trajtonin problemet me sipërfaqësi. Për shkak të turpit të tyre ata do të pësojnë në të ardhmen ndëshkimin. 8:13-17 Perëndia do t’i shfarosë si një hardhi e vjelë plotësisht apo si një fik. Njerëzit janë caktuar për ndëshkim në qytet. Ushtria babilonase përparon si nepërkat, kundër të cilëve nuk vlen asnjë yshtje. 8:18-22 Profeti i rënduar duket se dëgjon judenjtë e mërguar që pyesin: “Ku është Perëndia?”. Perëndia përgjigjet duke pyetur se pse e kanë braktisur Atë për shëmbëlltyrat dhe idhujt e huaj. Përsëri populli vajton se çlirimi për të cilin kishin shpresuar nuk ka ardhur kurrë. Jeremia vajton në mënyrë të pangushëllueshme për kërkesën në dukje të pashpresë të popullit. Vargu 22 është burimi i himnit të mirënjohur: “Ka melhem në Galaad”: Ka melhem në Galaad për ta bërë të plagosurin të shëndoshë; Ka melhem në Galaad për të shëruar shpirtin e sëmurë nga mëkati. 3. Vajtimi i profetit ngashërues (kapitulli 9) 9:1-11 Jeremia është folësi në dy vargjet e para. Titulli i tij “profeti vajtues” shprehet shumë bukur në vargun 1: Oh, sikur koka ime të ishte një burim uji dhe sytë e mi një burim lotësh, në mënyrë që të mund të qaja ditë e natë të vrarët e bijës së popullit tim! Ndjenjat e shumë predikuesve dhe misionarëve mund të lidhen me ndjenjat e Jeremias në vargun 2. Kail Jatsi (Kyle Yates) shkruan: Ky varg zbulon një pamje të profetit të lodhur, të rraskapitur, zemërlëshuar në një ndër çastet e tij më të ulta. Mund të quhet “një hije kalimtare në një shpirt të madh”. Në çastin e tij të pezmatimit ai imagjinon se do të parapëlqente të largohej nga njerëzit që nuk meritojnë asgjë prej tij. Sa e këndshme është të çlirohesh nga tërë përgjegjësitë dhe zemërimet! Ai ishte i sëmurë duke parë zëvendësimin bosh, të paperëndishëm, formal të fesë. Tërë ditët e tij ai lutej, donte, predikonte dhe paralajmëronte, vetëm për të gjetur llojin e apatisë që përzhiste shpirtin e tij [9]. Ai vajton për mëkatet dhe ndëshkimin vijues të popullit. Më pas përmend Zotin duke listuar mëkatet e tyre, duke diskutuar për pashmangësinë e ndëshkimit të tyre, megjithatë duke ngritur vaje për shkak se Perëndia do ta bëjë Jerusalemin një tog gërmadhash, do t’i bëjë të shkreta, pa banorë, qytetet e Judës. 9:12-22 Fatkeqësia është e lidhur drejtpërdrejt me idhujtarinë e Judës dhe për këtë mëkat populli do të shkojë në mërgim. Zoti urdhëron që vajtoret… më të zonja (vajtueset e zanatit) të thirren për të vajtuar për vrasjen dhe shkatërrimin e tmerrshëm. Nuk ka asnjë dobi për mburrjen e popullit në dituri, forcë apo pasuri; ajo që ka rëndësi është të njohim Zotin. 9:23,24 Këto janë dy vargjet më të famshme të Jeremias. Ashtu siç shënon edhe G. Herbert Livingstoni, ato janë të denja për t’u mbajtur mend. Njerëzit përpiqen për dituri, forcë dhe pasuri, ndërsa Perëndia gëzohet në gjykim (drejtësi), mirësi dhe drejtësi (paanësi). Lum ai që njeh Zotin për t’i pëlqyer në ato që Ai pëlqen [10]. 9:25,26 Një hidhësi e shtuar në kupën e Jeremias do të jetë ndëshkimi i kombeve pagane, sepse Juda është me zemër të parrethprerë. Prerja e flokëve anës kokës [RV dhe NASB] [11] ishte një praktikë e ndaluar pagane për judenjtë (Lev. 19:27). 4. Një satirë në idhujtari (10:1-8) 10:1-5 Ky kapitull ndërkëmben kotësinë e idhujve dhe madhështinë e Perëndisë. Populli i Perëndisë duhet të mos mësojë të ndjekë rrugën e kombeve dhe idhujt e tyre të pajetë. Jatsi (Yates) komenton rreth satirës mbi idhujt: Jeremia është mizor në trajtimin e tij të idhujve të mjerë e të pambrojtur që njerëzit përdorin si zëvendësues të Perëndisë. Ata janë trungje të pandjeshme që duhet të zbukurohen për të fshehur faktin se janë vetëm dru i vdekur. Në vend që të mbajnë të tjerët, ata duhet të mbahen vetë. Ata duhen zbukuruar; Perëndia zbukuron. Nuk flasin, nuk kanë fuqi, nuk marrin frymë, nuk kanë zgjuarsi, nuk kanë vlerë, nuk kanë ndikim dhe nuk janë të qëndrueshëm. Përkundrazi, Jehovahu është i përjetshëm, i gjallë, veprues dhe i fuqishëm [12]. 10:6-9 Perëndia është Mbreti i madh i kombeve, i denjë për t’ia pasur frikën. Ata që adhurojnë idhujt janë budallenj dhe pa arsye, duke rënë përmbys ndaj punimeve të dala nga duart e njerëzve. 10:10-16Zoti është Perëndia i vërtetë dhe i gjallë. Perënditë e prodhuara do të zhduken. Jehovahu është Perëndia i krijimit dhe i providencës. Bërësit e idhujve janë budallenj dhe shëmbëlltyrat e tyre kotësi. Perëndia (pjesa) e Jakobit është Ai ka formuar tërë gjërat, Zoti i ushtrive. 10:17,18Banorëve të vendit u thuhet të mbledhin atë që mund të mbajnë, sepse Zoti po i dërgon në mërgim. 5. Lutja e profetit ngashërues (10:19-25) Duke folur për kombin, Jeremia vajton për tmerret e rrethimit dhe të mërgimit, rrëfen paditurinë njerëzore, i kërkon Perëndisë të disiplinojë popullin e Tij dhe të lëshojë zemërimin e Tij mbi armiqtë e tyre, sepse ata kanë gllabëruar popullin e Tij.
[previous][next]