Bariu I ri mbërrin dhe I kërkon vajzës të largohet nga jerusalemi, nga shtëpia që kishin planifikuar në vend dhe ajo shpreh gatishmërinë e saj (Kantiku i Kantikëve 4:7-5:1)

4:7-15 Tashmë bariu shfaqet [14] dhe e nxit të fejuarën e tij të shkojë me nga Libani, në të njëjtën kohë duke e lavdëruar atë për bukurinë, dashurinë, buzët, aromën e rrobave të saj, duke nënkuptuar jetën dhe dëlirësinë e saj. Ai e krahason atë me një kopsht të ujitur më së miri, që jep frytet më të zgjedhura dhe aromat më të mira. 4:16 Me gjuhë poetike ajo i tregon atij të vijë në kopsht dhe e quan si të tijin. 5:1a Tani bariu i përgjigjet ftesës së shulamites të vargut 4:16, duke thënë se ai po vjen në kopsht për të mbledhur aromat e tij, për të ngrënë huallin me mjaltin dhe për të pirë verë me qumësht. 5:1b Pjesa e fundit e vargut 1 duket se është një nxitje anonime nga spektatorët e interesuar ndaj këtyre dy të dashurve të zjarrtë [15].
[previous][next]