Bekimi i ardhshëm i Izraelit (Mikea 7:11-20)

7:11-12 Këtu i drejtohet Jerusalemit. Muret e tij do të ndërtohen përsëri dhe kufijtë e tij do të zgjerohen shumë. Të mërguarit do të kthehen nga vendet e robërisë së tyre dhe bota pagane do të ndëshkohet për paudhësinë e saj.

7:13 Ky varg duket i çuditshëm në leximin e parë. Shkretimi i vendit mbase u referohet pasojave të gjykimit të johebrenjve për shkak të frytit të veprimeve të tyre. Kjo ndodh pak para përtëritjes së premtuar. Duhet vënë re se fjala hebraike e përkthyer “vend” (eretz) mund të nënkuptojë gjithashtu “tokë” [5]. Mofati (Moffatt) i parafrazon gjithashtu edhe këto rreshta: “edhe pse e gjithë bota mbetet e shkretë si shpagim i rrugëve të saj pagane”.

7:14-17 Vargu 14 është një lutje që i drejtohet Zotit, duke kërkuar ushqim dhe kujdes baritor. Zoti e siguron popullin e Tij se Ai do të bëjë aq gjëra të tilla të mrekullueshme për ta, saqë kombeve pagane do t’u vijë turp dhe do të bien përmbys para Tij.

7:18-20 Mikea e mbyll profecinë e tij me një himn lavdërimi drejtuar Perëndisë, duke ngritur lart keqardhjen, faljen, dhembshurinë, besnikërinë dhe dashurinë e përhershme të Tij.

SHËNIME
[1] (1:10-14) Shikoni përkthimet e fjalëpërfjalshme në faqet e versionit NKJ.

[2] (1:10-14) The Bible: A New Translation, nga James Moffatt, Mikea 1:10-14.

[3] (4:1-4) Edhe pse këto fjalë janë mbishkruar në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara në qytetin e Nju-Jorkut (nga pjesa paralele tek Is. 2:2-4, që shihet në këtë komentar), meqë Princi i Paqes është lënë mënjanë, bota nuk mund të presë ndonjë paqe të përjetshme derisa të vijë Ai.

[4] (5:4-6) Ky përdorim numerik nuk është i pazakontë në DhR. Shikoni, për shembull, Jobin 5:19, Psalmin 62:11,12; Amosin 1:3.

[5] (7:13) Këtu versioni NI e përkthen në këtë mënyrë.

BIBLIOGRAFI

Carlson, E. Leslie. “Micah”, te The Wycliffe Bible Commentary. Çikago: Moody Press, 1968.

Feinberg, Charles L. The Minor Prophets. Çikago: Moody Press, 1976.

Keil, C. F. “Micah”, te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 24. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.

Mills, Montague S. The Minor Prophets: A Survey. Dallas: 3E Ministries, pa datë botimi.

Morgan, G. Campbell. The Minor Prophets. Old Tappan, Nju-Jork: Fleming H. Revell Company, 1960.

Tatford, Frederick A. The Minor Prophets. Vëll. 2, ribotim (3 vëll). Minneapolis: Klock & Klock Christian Publishers, 1982.