Izraeli në gjyq (Mikea 6)

6:1-5Malet thirren të kryejnë rolin e gjykatësve ndërsa Zoti (Prokurori) do të paraqesë kauzën e Tij kundër Izraelit (të pandehurit). Ai rrëfen me hollësi mirësitë e Tij ndaj tyre: çlirimin nga Egjipti dhe parandalimin e Balakut dhe të Balaamit që do t’i mallkonte. 6:6-8 Çfarë do të përfitojë Zoti nga gjithë kjo? Jo flijimet ekstravagante të kafshëve! Me siguri jo flijimet njerëzore! Por drejtësinë, mëshirën dhe përulësinë. Vargu 8 përshkruan atë që kërkon Perëndia: për t’iu bindur kësaj një njeri duhet të ketë jetë hyjnore. Një njeri i pakthyer te Zoti është plotësisht i paaftë për ta prodhuar këtë lloj drejtësie. 6:9-12Zëri i Zotit i thërret qytetit, duke numëruar mëkatet e tij si shkak i fatkeqësisë së tij. Banorët kanë përdorur peshore dhe masa të rreme, kanë praktikuar dhunën dhe kanë thënë gënjeshtra. 6:13-16 Mëkati sjell shkatërrimin vetjak dhe mëkatet e njerëzve të pasur do të sjellin sëmundjen, shkretimin, urinë, pakënaqësinë dhe mundimin. Atyre nuk do t’u lejohet të shijojnë gjërat që kanë fituar me anë të pandershmërisë. Statutet e Omrit (v. 16) mund t’i referohen idhujtarisë që Omri kishte nxitur (1 i Mbreterve 16:25,26).