Rrënimi i shtypësve të pasur (Mikea 2:1-11)

2:1-5 Këtu renditen arsyet për gjykimin. Njerëzit e pasur u merrnin të varfërve shtëpitë dhe tokën me dhunë. Si rrjedhojë kjo pronë do të merrej nga të pasurit prej një pushtuesi të huaj dhe ata do të mbeteshin pa gjë. 2:6,7 Njerëzit i thanë Mikeas të mos profetizonte gjëra të tilla të papëlqyeshme, sepse ata nuk do t’i zinte fatkeqësia. Por Mikea u përgjigj se ata nuk duhet të thoshin: “A është i kufizuar Fryma e Zotit, apo a nuk janë këto vepra të gjykimit veprat e tij? A nuk e bëjnë vallë rrezatues fjalët e Tij atë që ecën me ndershmëri?”. 2:8-11 Me anë të mëkateve të tyre populli i Tij ishte bërë si një armik i Jehovahut, duke plaçkitur paqësorin nga rrobat e veta dhe duke dëbuar gratë dhe fëmijët nga shtëpitë e tyre. Ata duhet të çohen dhe të ikin në mërgim, sepse vendi që ndotën do t’i shkatërrojë. Çdo profet i rremë që përkrah pirjen e verës dhe pijes dehëse pranohej menjëherë nga ky popull.