A. Mëkatet e popullit (4:1-6)
4:1-3 Perëndia zihet me Izraelin për shkak të pabesisë, mosdashjes, mosbesimit, shpërbetimeve, gënjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve të kurorës, shkeljeve të çdo kufizimi dhe vrasjeve të popullit. Pesë nga Dhjetë Urdhërimet janë përmbledhur në vargun 2. Dhunimet e këtyre urdhërimeve ishin arsyet për gjendjen e vendit. Madje edhe kafshët e fushës do të eliminohen për shkak të gjykimit të ardhshëm. 4:4-6 Si priftërinjtë ashtu edhe profetët fajësohen për shkak të mungesës së njohurisë së tyre me dashje. Populli i Perëndisë vdiste për mungesë njohurish; ata kishin harruar ligjin e Perëndisë së tyre.B. Mëkatet e priftërinjve (4:7-11)
Sa më tepër… mëkatonte populli, aq më tepër merrnin ofertat për mëkatin priftërinjtë me lakmi. Kështu, si populli, ashtu edhe prifti ishin të korruptuar. Ndëshkimi i tyre do të ishte skllavëria e tyre te prostitucioni, vera dhe mushti, duke përmbushur dëshirat e vogla dhe duke mos u kënaqur kurrë.C. Idhujtaria e popullit (4:12-14)
Më pas përshkruhet idhujtaria e popullit. Ata kërkuan drejtim nga idhujt prej druri. Ata adhuruan në altarët në male, nën hijen e pemëve. Burrat dhanë një shembull dhe gratë i ndoqën.D. Një thirrje e veçantë për Judën (4:15-19)
Juda paralajmërohet që të mos ndjekë shembullin e keq të Izraelit. Izraeli është kryeneç, duke mos pranuar të ndahet nga idhujt dhe turpi i tij i dashur me tepër se lavdia. Te versioni RS, vargu 16 lexohet: “Ashtu si një mëshqerrë kryeneçe Izraeli është kryeneç; tani Zoti a do t’i kullosë si një qengj në një kullotë të hapur?”.E. Sjellja e keqe e priftërinjve, e popullit dhe familjes mbretërore (5:1-7)
Priftërinjtë, populli dhe mbreti janë fajtorë për idhujtari dhe Izraeli është ndotur. Efraimi është bërë një prostitutë. Si Izraeli, ashtu edhe Juda do të ndëshkohen për fajin e tyre, sepse kanë vepruar me mashtrim kundër Zotit; ata do të marrin kopetë dhe tufat e tyre si oferta për Zotin, por nuk do t’i gjejnë.F. Gjykimet e premtuara të Izraelit e të Judës dhe qëllimi i Perëndisë për të pritur pendimin e tyre (5:8-15)
5:8-12 Sfondi historik për këtë pjesë gjendet tek 2 Mbretërve 16. Izraeli (Efraimi) dhe Siria kishin pushtuar Judën. Me ndihmën e Asirisë Juda ishte kundërpërgjigjur dhe kishte pushtuar territorin. Tre qytete të Beniaminit paralajmërohen të përgatiten për ndëshkim me fjalët: “I bini bririt në Gibeah,i bini borisë në Ramah,jepni alarmin në Beth-aven (v. 8). Perëndia do të jetë si një tenjë për Izraelin dhe si një myk [që kalb] për shtëpinë e Judës“. 5:13-15Kur Efraimi pa sëmundjen e tij, kërkoi ndihmë nga Asiria. Por nuk u shërua, ngaqë Asiria ishte marrë nga Juda (dhe përdorur nga Perëndia) për të luftuar kundër tij [Efraimit]. Perëndia vendosi ta kthente në vendin e Tij dhe të priste që Izraeli dhe Juda të rrëfenin mëkatet e tyre dhe të kërkonin… fytyrën e Tij.G. Thirrje Izraelit për t’u penduar (6:1-3)
Vargjet 1-3 janë përgjigjja e Izraelit për thirrjen e Perëndisë për pendim (5:15). Në fillim duket i vërtetë dhe i dalë nga zemra, por pas një shqyrtimi më të ngushtë shikojmë se nuk rrëfehet asnjë mëkat në mënyrë të veçantë. Pendimi është i cekët dhe jo i sinqertë. Kjo duket nga protesta e vazhdueshme e Perëndisë ndaj kombit në pjesën tjetër të kapitullit. Pendimi i vërtetë nuk vjen deri në kapitullin e fundit. Atje kombi shpërnjeh idhujtarinë e tij dhe pranon nevojën e tij për hirin e Perëndisë. Vargu 2 mund të përmbajë një aluzion të ringjalljes së Krishtit, që ndodhi mbas dy ditësh dhe ditën e tretë. Nëse është kështu, përtëritja kombëtare e Izraelit bazohet dhe fshihet nga ringjallja e Krishtit. Ose referimi mund të jetë për tri “ditët” e fundit të Periudhës së Mundimit të Madh. Pendimi dhe zia e Izraelit do të shtrihen gjatë dy ditëve të para. Më pas kombi rilind ditën e tretë dhe atëherë shfaqet Mesia.H. Mëkatet e Izraelit dhe të Judës (6:4-11)
6:4-6 Ngaqë Izraeli dhe Juda kanë qenë të pabesë, Perëndia i ka dënuar me anë të profetëve; Ai donte dashurinë më tepër se flijimet dhe njohjen e Tij më shumë se holokaustet. 6:7-11 “Por ata, ashtu si Adami [versioni RV], kanë shkelur besëlidhjen“. Paudhësia e Izraelit paraqitet te vargjet 7-10 si një qytet keqbërësish, banda cubash dhe një turmë priftërinjsh vrasës. Judës, gjithashtu, i është rezervuar një korrje vuajtjesh (v. 11) para se Perëndia të përtërijë pasurinë e popullit të Tij (disa mendojnë se korrja këtu është një bekim, jo gjykim).I. Paudhësia e Izraelit të pambuluar (kapitulli 7)
7:1-7 Prishja e Efraimit ishte e madhe, përfshirë falsitetin, plaçkitjen, gënjeshtrat, ligësitë, shkeljen e kurorës dhe dehjen. Populli dhe krerët mbretërorë ishin të ndezur nga pasionet plot epsh. 7:8-10 Ata u përzien me të huajt, duke humbur thelbin [qenësinë] e tyre dhe nuk dëgjonin qortimin. Metafora e Efraimit, si një kulaç i pakthyer, hedh idenë e një mungese të baraspeshimit. Nga njëra anë kulaçi është djegur dhe pjekur tej mase; nga ana tjetër është qullë dhe i papjekur. Me pak fjalë, Efraimi është plotësisht i plaçkitur. 7:11,12Efraimi fluturoi si një pëllumbeshë budallaçkë drejt Egjiptit dhe Asirisë për ndihmë, por Perëndia e kapi pëllumbeshën në një rrjetë dhe e ndëshkoi popullin. 7:13,14Ata ishin larguar prej Zotit dhe nuk kishin treguar pendim të vërtetë. Ata iu ankuan Perëndisë me zërin e tyre, por jo me zemrën e tyre. Nuk ishin ngashërimet e buta të pendimit, por ulërimat me dhimbje të një kafshe të plagosur. 7:15,16 Zoti i kishte mësuar si të siguronin fitoret duke i dënuar dhe përforcuar; megjithatë, ata besuan tek idhujt dhe kështu ndeshën mundjen dhe u bënë qesharakë.J. Një paralajmërim për t’u përgatitur për pushtimin e huaj për shkak të idhujtarisë dhe aleancave të huaja (kapitulli 8)
8:1-3 Pushtuesi asir krahasohet me një shqiponjë apo me një shpend të egër, duke qëndruar pezull mbi Izrael. Populli kishte shkelur ligjin dhe për këtë rrënimi i tyre ishte afër. Edhe pse rrëfenin se e njihnin Zotin, ata e kishin hedhur poshtë Atë. 8:4-6 Ndarja e mbretërisë në pjesën e Izraelit dhe të Judës ishte pa miratimin e Tij. Idhujtaria e tyre shkaktoi zemërimin e Perëndisë deri në djegie. Perëndia pyet: “Deri kur do të jenë të paaftë për pastërti?” ose, me fjalët e sotme: “Kur do të mësojnë vallë?”. 8:7-10 Të korrat e grurit do të dështojnë dhe kombi do të shpërndahet midis kombeve, ngaqë Efraimi kërkoi ndihmë nga Asiria dhe aleatët e tij midis kombeve. Perëndia do ta ndëshkojë atë. Kjo shprehet në mënyrë poetike me anë të shprehjes: “do të fillojnë të pakësohen“. 8:11-14 Idhujtaria e Izraelit dhe besimi i Judës te qytetet e fortifikuara do të sjellin vuajtje dhe shkatërrim.K. Robëria e Izraelit parashikuar si rrjedhojë e paudhësisë së tij (9:1-10:15)
9:1,2Izraeli nuk do të gëzojë. Idhujt e tij nuk do të japin të korrat e pritura. Idhujtaria është shkelje frymërore e kurorës. Frensis Sheiferi (Francis Shaeffer) shpjegon: Vini re formën e të folurit që përdor Perëndia. Një grua ka dalë për të korrur dhe bën një pushim në mes të korrjes. Ajo merr një dhuratë parash nga një burrë për të fjetur me të në shtrojën e misrit në mes të korrjes. Kjo është ajo çfarë kishte bërë populli i Perëndisë. Gruaja e Perëndisë së gjallë është në apostazinë e saj [8]. 9:3,4 Për shkak të shkeljes së tij të kurorës, populli do të shkojë në robëri, jo fjalë për fjalë në Egjipt, por në robëri në Asiri: robëri e ngjashme me skllavërinë në Egjipt. Adhurimi i tyre ishte një adhurim i përzier: idhujtari e përzier me adhurimin e Jehovahut, duke u përpjekur për t’i pëlqyer qoftë Atij, qoftë vetes. 9:5-9 Ata nuk do të jenë në vend për të zbatuar festat e caktuara; për më tepër, ata do të çoheshin në robëri. Çadrat e Efraimit do të banohen nga hithrat dhe ferrat në vend të njerëzve. Mërgimi ishte afër, po ashtu edhe rrënimi i profetëve të rremë. 9:10-17Izraeli kishte qenë një fryt aq premtues në fillim, ashtu si fiqtë e parë mbi një fik të ri, por ra në idhujtari të tmerrshme dhe kështu u caktua në shterpësi dhe humbje të bijve. Shprehja “derisa të mos mbetet më asnjë njeri” (v. 12) duhet të kuptohet në mënyrë relative, jo absolute (shikoni v. 17c). Popullsia mashkullore do të zvogëlohej në mënyrë të shpejtë. Për shkak se ata shkëmbyen lavdinë me ligësinë e veprimeve të tyre, Efraimi mori vendimin: “Nuk do të ketë më lindje, as barrë, as mbarsje“. 10:1,2 Izraeli, një herë e një kohë një vresht i harlisur, është tashmë i zbrazur, sepse e përdori pasurinë e tij vetëm për të shtuar idhujtarinë. Tashmë Perëndia i padit ata se kanë qenë me dy mendje, duke i quajtur fajtorë ngaqë kanë lejuar zemrën e tyre të gënjehej. 10:3,4 Populli kishte shpërnjohur nevojën e Perëndisë apo të një mbreti. Në këtë shohim se sa larg kishte rënë populli i Izraelit. Në fillim, në malin Sinai, ata i ishin nënshtruar drejtimit të Perëndisë përmes Moisiut dhe Aaronit. Një apostazi e gjatë, e vazhdueshme dhe për tatëpjetë pasoi, duke i çuar, së fundi, në një pikë ku as nuk mund të pranonin një sundim të një mbreti mbi ta. Rritja e vdekjes së tyre frymërore tregohet nga format e mëpasme të qeverisjes, kundër të cilave ishin rebeluar: 1. Perëndisë (teokracia); 2. Moisiut (profeti ligjdhënës); Jozueut (gjeneralit frymëror e ushtarak); 4. gjyqtarëve (qeverisja gjyqësore); 5. mbretërve (monarkisë); 6. asnjë mbreti (anarki, asnjë qeveri). Ata bënë besëlidhje me betime boshe; prandaj gjykimi do ta mbulonte vendin sikukuta helmuese. 10:5-8Viçi i artë i Beth-avenit (Bethelit) [9] do të merrej dhe do të çohej larg nga asirianët. Në vend që të donin Perëndinë e tyre, që i kishte shpëtuar shumë herë, fjalët që vijojnë, me një sarkazëm hyjnore, hedhin idenë se Izraeli kishte rënë në dashuri me viçin e artë: “Për viçin… populli i tij do të mbajë zi për të dhe priftërinjtë e tij që gëzoheshin me të do të dridhen, mbasi lavdia u largua prej tij“. Nuk është për t’u çuditur që Perëndia do t’i ndëshkojë! Mbreti i Samarisë do të humbasë, altarët e idhujve do të shkatërrohen dhe njerëzit do t’u kërkojnë maleve dhe kodrave t’i mbulojnë. 10:9,10 Në Gibeah fiset ishin së bashku për të ndëshkuar fisin e Beniaminit për mëkatin e tij (Gjyq. 20). Por që nga ajo kohë historia e Izraelit ka qenë një dokumentim i mëkatit. Tashmë Perëndia do të përdorë kombet për të ndëshkuar një popull të bërë njësh me mëkatin. 10:11Efraimi ishte një herë një mëshqerrë e stërvitur mirë, e ruajtur për punën e lehtë të shirjes së grurit, por tashmë do të vihen nën zgjedhën e robërisë dhe Juda, gjithashtu, do t’i nënshtrohet punës së rëndë. 10:12-15 Shpresa e tyre e vetme e shpëtimit ishte pendimi dhe kërkimi i Zotit. Por Izraeli duhet të korrte frytin e varësisë së vet mëkatare te qerret dhe ushtarët. Vendin do ta kaplonte lufta, të gjitha fortesat e tyre do të shkatërrohen, Samaria do të shkatërrohej dhe mbreti do të vritej. Shalmani (v. 14) është Shalmaneseri III, edhe pse disa mendojnë se emri i referohet një mbreti të Moabit që quhej Salamanu.[previous][next]