Premtimi i përtëritjes së Izraelit (Osea 1:10-2:1)

1:10,11 Por ky gjykim mbi Izraelin ishte vetëm i përkohshëm. Perëndia do ta mblidhte përsëri Izraelin dhe Judën dhe do t’i njihte si të Tijtë. Kjo do të ndodhë në Ardhjen e Dytë të Krishtit. Në kontekst pjesa e fundit e vargut 10 i zbatohet në mënyrë të qartë Izraelit. Por Pali citon tri fjalë te Romakëve 9:26 dhe ia zbaton ato thirrjes së johebrenjve. Kjo ilustron të vërtetën se kur Fryma e Shenjtë citon vargjet e DhVDhR, Ai është një ligj në Vetvete. 2:1 Në kapitullin 2 Oseas i thuhet t’u flasë njerëzve besnikë të kombit. Këtyre vëllezërve u flitet si Ami (populli im) dhe Ruhamah (ajo që ka marrë mëshirë).