“Poezia” ka thënë dikush “është ajo që ka humbur gjatë përkthimit”. Fatmirësisht për ne kjo nuk është e vërtetë, apo në rastin më të mirë është një teprim kur flasim për poezinë e DhV hebraike. Anglishtja klasike apo poezia franceze, nga ana tjetër, duke qenë shumë të varura ndaj rregullave të rimës, metrikës së rreptë dhe formave të veçanta, janë më të vështira për t’u përkthyer në gjuhë të tjera me sukses të vërtetë. Poezia hebraike ka metrikë deri në një farë shtrirjeje, përdor teknikat e aliteracionit (tingujt e njëjtë të fjalëve të ndryshme) dhe përftesa të tjera të zakonshme për poezinë tonë.
Edhe pse një pjesë e mirë e librave profetikë janë shkruar në formë poetike, pesë libra në DhV konsiderohen si të tillë: Jobi, Psalmet, Fjalët e Urta, Predikuesi dhe Kantiku i Kantikëve{{1}}.
I. Librat poetikë
A. Jobi
Ky mund të jetë libri më i lashtë në Bibël, meqë në tërë diskutimet e tij për të drejtën dhe të gabuarën nuk bëhet asnjë referim ndaj Ligjit. Në dialogët dogmatikë Jobi tejet i përvuajtur, megjithatë i drejtë, përballet me fjalë me “miqtë” e tij rreth arsyes së pikëllimit të tij, duke pritur më në fund vetëm mësimin e Zotit për të pranuar vullnetin e Tij për të. Kjo është letërsi e urtë ndër më të mirat, pranuar edhe nga jobesimtarët si poezi me të vërtetë madhështore.B. Psalmet
Libri më popullor i DhV për të krishterët është Libri i Psalmeve. Zakonisht e shohim të lidhur me DhR për lehtësi kur e tërë Bibla është shumë e madhe për t’u mbajtur me vete. Shumë që i pëlqejnë psalmet nuk e dinë që ato janë të gjitha poezi{{2}}. Libri i Psalmeve është libri i këngëve të Izraelit të lashtë, që përbëhet nga një përmbledhje e pesë librave të shkruar gjatë një periudhe prej rreth një mijë vjetësh, nga 1400 para K. (Moisiu) deri në 400 para K. (Esdra).C. Fjalët e Urta
Libri i dytë më i përdorur rregullisht i DhV nga besimtarët është Libri i Fjalëve të Urta. Ai është i mbushur me thënie të mençura, që tregojnë se si të jetojmë një jetë të suksesshme nga pikëvështrimi i Perëndisë (që në fund të fundit është i vetmi që ia vlen). Ai është një shembull i letërsisë së urtë.D. Predikuesi
Ky libër është më i vështiri për pjesën më të madhe të njerëzve që të përshtatet në skicën e mësimit biblik. Çelësi i Predikuesit është shprehja “nën diell”, meqë “Predikuesi” po arsyeton nga pikëvështrimi i një njeriu pa zbulimin e Perëndisë. Këtu kemi një shembull tjetër të letërsisë së urtë.E. Kantiku i Kantikëve
Tërë ata që e pëlqejnë Biblën pranojnë se kjo është një poemë e bukur e dashurisë së vërtetë e të pastër, edhe pse interpretimet e historisë janë të ndryshme. Titulli “Kantiku i Kantikëve” është shprehje frazeologjike hebraike që do të thotë “kantiku më i shkëlqyer”. Salomoni shkroi 1005 kantikë (1 i Mbreterve 4:32); ky ishte më i bukuri.II. Shijimi i poezisë së DhV
Fatkeqësisht, shumë njerëz “mërziten” nga poezia në shkollë, qoftë sepse detyrohen të mësojnë përmendësh poezi që nuk i pëlqejnë a nuk i kuptojnë, qoftë sepse kanë mësues që i analizojnë së tepërmi ato poezia derisa u ikën bukuria dhe freskia. Është njësoj si të rritesh një trëndafil, gjë që kërkon pak njohuri, përveç dëshirës për të përjetuar diçka të bukur. Një detyrë klase në orën e biologjisë, që e studion trëndafilin pjesë për pjesë, është pa dyshim edukuese, por jo e dobishme për një pikëvështrim artistik apo estetik. Shijimi i poezisë së DhV është diçka e ndërmjetme midis përjetimit të një trëndafili pa i njohur trëndafilat, nga njëra anë, dhe të bërit një studim shkencor, nga ana tjetër. Do t’i shijosh trëndafilat më mirë nëse njeh ndryshimin midis trëndafilit të çajit dhe trëndafilit të egër, nëse mund të dallosh të kuqen nga roza dhe rozën nga korali dhe e kuqja e portokalltë. Në mënyrë të ngjashme, nëse mund të dallosh format dhe teknikat që i japin “ngjyra” poezisë dhe teknikat e psalmistit apo të poetëve të tjerë biblikë, do të marrësh shumë më tepër nga poezia biblike. Kjo është e vërtetë jo vetëm në pesë librat e quajtur si poetikë, por edhe në pjesën tjetër të DhV, për të mos përmendur DhR.III. Paralelizmi
Teknika më e madhe e poezisë biblike nuk është tingulli rimor [rima], si në pjesën më të madhe të poezisë angleze, por ideja e “rimës”, pra, vendosja e dy a më shumë rreshtave bashkë që përputhen me njëra-tjetrën [kjo quhet paralelizëm]. Duhet t’i jemi mirënjohës Perëndisë që kjo është shtylla e poezisë biblike, sepse përkthehet këndshëm gati në tërë gjuhët dhe nuk humbet shumë bukuri në procesin e përkthimit. Vetë Zoti ynë foli shpesh në paralelizma (rilexoni me kujdes, për shembull, Mateu 5-7 dhe Gjoni 13-17 pasi të studioni shënimet e mëposhtme). Do të pëlqenim të paraqisnim disa shembuj të llojeve kryesore të paralelizmit hebraik, në mënyrë që lexuesi të shikojë strukturat e ngjashme, jo vetëm duke studiuar DhV me ndihmën e këtij komentari, por gjithashtu duke lexuar në përsiatjet e përditshme dhe duke dëgjuar predikime.1. Paralelizmi sinonimik
Ashtu siç kuptohet edhe nga titulli, ky lloj paralelizmi në rreshtin e dytë apo në rreshtin paralel shpreh të njëjtën gjë si në të parin për ta theksuar. Fjalët e Urta janë të mbushura në mënyrë të veçantë me këtë lloj paralelizmi:Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg nuk ka vdekje (Fjalet e Urta 12:28). Unë jam trëndafili i Sharonit, zambaku i luginave (Kantiku i Kantikeve 2:1).
2. Paralelizmi antitetik
Ky lloj paralelizmi vë dy rreshta “kundër” njëri-tjetrit, duke formuar një përqasje:Sepse Zoti njeh rrugët e të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim (Psalmi 1:6){{3}}. Urrejtja shkakton grindje, por dashuria mbulon të gjitha fajet (Fjalet e Urta 10:12).
3. Paralelizmi formal
Ky lloj paralelizmi është paralel vetëm në formë; dy (a më tepër) rreshta nuk janë në përqasje, nuk zgjerohen apo theksojnë. Janë vetëm dy rreshta poezie të vëna së bashku për të shprehur një mendim apo temë:E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë (Psalmi 2:6).
4. Paralelizmi sintetik
Rreshti i dytë i poezisë forcon (synthesis është fjala greke që do të thotë “bashkoj”) mendimin në rreshtin e parë:Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë (Psalmi 23:1). Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës (Fjalet e Urta 4:23).
5. Paralelizmi emblematik
Një figurë e ligjërimit poetik në rreshtin e parë të poezisë ilustron përmbajtjen e rreshtit të dytë:Ashtu si suta ka një dëshirë të madhe për rrëketë e ujit, kështu shpirti im ka një dëshirë të zjarrtë për ty, o Perëndi (Psalmi 42:1). Si një unazë ari në feçkën e një derri, kështu është një grua e bukur që nuk ka mend (Fjalet e Urta 11:22).
IV. Figurat letrare
Ne i përdorim këto figura çdo ditë pa e kuptuar. Shprehje të tilla si “Ajo është me të vërtetë engjëll” apo “Ai ha si derr” janë figura të ligjërimit.1. Ngjashmëritë
Përngjasimet e gjalla bëhen zakonisht midis një gjëje dhe një tjetre në Bibël, sidomos në pesë librat poetikë.a. Krahasimi
Kur përngjasimi përdor fjalën si quhet krahasim:Sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë (Psalmi 5:12). Si një mollë midis pemëve të pyllit, kështu është i dashuri im midis të rinjve (Kantiku i Kantikeve 2:3a).
b. Metafora
Kur krahasimi është i drejtpërdrejtë dhe një gjë quhet me diçka tjetër, pa si-në, është metaforë. Ky është një mjet shumë i përhapur{{4}}:Sepse Zoti Perëndi është diell dhe mburojë; Zoti do të japë hir dhe lavdi; Ai nuk u refuzon asnjë të mirë atyre që ecin drejt (Psalmi 84:11). Motra ime, nusja ime, është një kopsht i mbyllur, një burim i mbyllur, gurrë e vulosur (Kantiku i Kantikeve 4:12).
2. Aliteracioni
Disa fjalë në ngjashmëri të ngushtë që fillojnë me të njëjtin tingull, zakonisht një bashkëtingëllore, na japin “ndihmën plot art të aliteracionit të duhur”{{5}}. Për shembull, vargjet hyrëse të Kantikut të Kantikëve kanë shumë fjalë që fillojnë me tingullin “sh” (shkronja shin në hebraisht), duke përfshirë emrin e librit dhe formën hebraike të Salomonit. Pa dyshim aliteracioni në përkthim nuk mund të përkojë apo të ketë të njëjtin vend si në gjuhën origjinale{{6}}. Megjithatë, versionet KJ, NKJ, Diodati i ri kanë shumë ilustrime tërheqëse në përkthim. P.sh.I bën të kota synimet e dinakëve, dhe kështu duart e tyre nuk mund të realizojnë planet e tyre; i merr të urtët në dredhinë e tyre, dhe kështu këshilla e të pandershmëve shpejt bëhet tym (Jobi 5:12,13). Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime. Mbin si një lule, pastaj pritet; ikën me vrap si një hije dhe nuk e ka të gjatë (Jobi 14:1,2). Ai i dërgoi popullit të tij shpëtimin, ka vendosur besëlidhjen e tij përjetë; i shenjtë dhe i tmerrshëm është emri i tij (Psalmi 111:9). Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del (Fjalet e Urta 17:8). Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë (Fjalet e Urta 18:8).
3. Antropomorfizmi
Kjo do të thotë “formë njerëzore” dhe e përshkruan Perëndinë, që është frymë, me gjymtyrë njerëzore:Zoti është në tempullin e tij të shenjtë; Zoti ka fronin e tij në qiejt; sytë e tij shohin, qepallat e tij vëzhgojnë bijtë e njerëzve (Psalmi 11:4).
4. Zoomorfizmi
Në mënyrë të ngjashme atributet e Perëndisë krahasohen me format e kafshëve:Ai do të të mbulojë me pendët e tij dhe do të gjesh strehë nën krahët e tij; besnikëria e tij do të të shërbejë si mburojë dhe parzmore (Psalmi 91:4).
5. Personifikimi
Një objekt ose cilësi abstrakte trajtohet si një njeri:Le të gëzohen qiejt dhe të gëzohet toka; le të zhurmojë deti dhe gjithçka gjendet në të. Le të ngazëllohet fusha dhe gjithçka gjendet në të. Atëherë tërë drurët e pyllit do të lëshojnë britma gëzimi përpara Zotit (Psalmi 96:11,12). Unë, dituria, rri me maturinë dhe e gjej dijen në meditim (Fjalet e Urta 8:12).
6. Akrostiku
Ky është një lloj shkrimi që është gati i pamundur të përkthehet{{7}}, sepse poema mbështetet në alfabetin hebraik dhe rreshtat pasues të poezisë janë sipas rendit alfabetik. Shembujt e mirënjohur janë Psalmi 119 dhe katër nga pesë kapitujt te Vajtimet. Libri i Fjalëve të Urta mbaron me njëzet e dy vargje nderimi për gruan ideale mbështetur në shkronjat e alfabetit hebraik (Fjalet e Urta 31:10-31). Ka edhe figura të tjera të ligjërimit, disa prej tyre ndërthuren pak me ato që kemi paraqitur, por këto mjaftojnë për pjesën më të madhe të besimtarëve. Nëse lexuesi do të kërkojë disa nga këto pasuri poetike ndërsa do të studiojë këto pesë libra (dhe pjesën tjetër të Biblës), mund të gjejë një interes të madh të freskët në tekstin e shenjtë, për të mos përmendur një vlerësim më të thellë të bukurisë së tij (shikoni Predikuesi 3:11a). [[1]]Tre prej tyre, Jobi, Fjalët e Urta dhe Predikuesi, quhen gjithashtu Letërsia e Urtë. Edhe pse poetikë në formë, përmbajtja e tyre thekson urtësinë apo artin dhe aftësinë e të jetuarit sipas frikës së Perëndisë.[[1]] [[2]]Pjesë e arsyes për këtë është se versioni KJ tradicionalisht ka botuar tërë format e letërsisë biblike, ligjet, historinë, poezinë, letrat, saktësisht në të njëjtin format. Versione më moderne përpiqen të tregojnë me anë të vetë formatit llojin e shkrimit të paraqitur.[[2]] [[3]]Tërë psalmi i parë është një paralelizëm antitetik midis të drejtit dhe të pabesit, një kryevepër e asaj që në art quhet “errësira kundër dritës dhe drita kundër errësirës”.[[3]] [[4]]Zoti ynë përdor metafora kur e quan Veten “Dera”, “Hardhia”, “Buka e jetës” dhe “Bariu i mirë”.[[4]] [[5]]Predikuesit e pëlqejnë zakonisht këtë pikë për skica predikimesh dhe kur nuk është i sforcuar, i stërholluar apo i tepruar, aliteracioni është një ndihmë e vërtetë për kujtesën.[[5]] [[6]]Në DhR Libri i Hebrenjve hapet me një grup fjalësh që fillojnë me tingullin “p” (greqisht pi) në origjinal.[[6]] [[7]]Përkthimi i Ronald Knoksit i Biblës bën një përpjekje më mbresëlënëse në këtë drejtim, por duke hequr katër shkronja të përdorura nga alfabeti anglez, meqë hebraishtja ka vetëm njëzet e dy shkronja.[[7]][previous][next]