Epilogu: Gjëja më e mirë nën diell (Predikuesi 12:9-14)

12:9 Përveç se ishte vetë i urtë, Predikuesi e ndante dijen e tij me të tjerët. Ai u përpoq ta përcillte diturinë e tij në formën e fjalëve të urta, duke i peshuar më parë ato me kujdes dhe duke i provuar për përpikërinë e tyre. 12:10 Ai i zgjodhi fjalët e tij me kujdes, duke u përpjekur të ndërthurë atë që ishte ngushëlluese, e këndshme dhe e vërtetë. Ishte sikur të përgatiste një ushqim të bollshëm, pastaj ta ofronte me një fije majdanozi. 12:11 Mësimet e të urtëve janë si mjete të mprehta me majë, të plota, të drejtpërdrejta dhe bindëse. Dhe thëniet e mbledhura nga një Bari i vetëmjanë si gozhda të ngulura mirë apo si kunja që i japin qëndrueshmëri çadrës. Gjithashtu ato sigurojnë forcë dhe janë kunja mbi të cilat mund të varim mendimet tona. Pjesa më e madhe e versioneve të Biblës e shkruajnë me shkronja të mëdha fjalën Bari, duke treguar se përkthyesit e kanë kuptuar si referim ndaj Perëndisë. Megjithatë, duhet të kujtohet se në mendimin e lindorëve mbreti shihet si bari. Homeri ka thënë: “Të gjithë mbretërit janë barinj të popullit”. Kështu mund të jetë që mbreti Salomon po i referohej vetes së tij si bari. Ky interpretim përputhet më mirë me kontekstin. 12:12 Nuk mendohet se Salomoni e ka shteruar temën. Ai mund të kishte shkruar më tepër, por ai i paralajmëron lexuesit e tij se përfundimi duhet të jetë i njëjtë. Nuk mbarohet kurrë të shkruarit dhe shtypja e librave dhe do të ishte lodhëse t’i lexoje të gjithë. Por pse të shqetësohesh? Gjithçka që do të zbulojnë është kotësi e jetës. 12:13Përfundimi i tij mund të japë përshtypjen se të paktën u ngrit mbi diell. Ai thotë: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e tij, sepse kjo është tërë detyra e njeriut”. Por duhet të mbajmë në mendje se frika ndaj Perëndisë këtu nuk është e njëjtë me besimin shpëtues, por është tmerri më i ulët i një krijese para Krijuesit të saj. Dhe urdhërimet nuk nënkuptojnë me patjetër ligjin e Perëndisë ashtu siç është zbuluar në DhV. Për më tepër mund të nënkuptojnë çdo urdhër që Perëndia ka shkruar instinktivisht në zemrat e njerëzimit. Me fjalë të tjera, nuk duhet t’u caktojmë një shkallë të lartë mendimi frymëror fjalëve të Salomonit. Ato nuk mund të jenë asgjë më tepër nga ajo që një i urtë mund të nxjerrë si përfundim nga intuita natyrore dhe përvoja praktike. Kjo është tërësia e njeriut: jo vetëm tërë detyra, por elementet bazë që vlejnë për një jetë të plotë dhe të lumtur. 12:14 Arsyeja për frikë dhe bindje ndaj Perëndisë këtu është me siguri gjykimi i ardhshëm. Ne mund të jemi përjetësisht mirënjohës si besimtarë që Shpëtimtari na ka çliruar nga kjo lloj frike. “Në dashuri nuk ka frikë, madje dashuria e përsosur e nxjerr jashtë frikën, sepse frika ka të bëjë me ndëshkimin, dhe ai që ka frikë nuk është i përsosur në dashuri” (1 Gjonit 4:18). Ne nuk besojmë dhe bindemi për shkak të frikës, por për shkak të dashurisë. Përmes veprës së Tij të kryer në Kalvar kemi sigurinë se nuk do të kalojmë kurrë përmes gjykimit, por kemi kaluar nga vdekja në jetë (Gjoni 5:24). Tashmë mund të themi: Nuk ka dënim, nuk ka ferr për mua, torturë dhe zjarr sytë e mi nuk do të shohin kurrë; Për mua nuk ka dënim me vdekje, për mua nuk ka kthetra, sepse Zoti që më do do të më mbrojë me krahët e Tij. – Paul Gerhardt
SHËNIME
[[1]](Hyrje) L. S. Chafer, Systematic Theology, I:83.[[1]] [[2]](Hyrje) Shikoni Gleason Archer, A Survey of Old Testament Introduction, f. 478-488.[[2]] [[3]](Hyrje) Megillah 7a; Sabbath 30.[[3]] [[4]](Hyrje) W. Graham Scroggie, Know Your Bible, I:143.[[4]] [[5]](Hyrje) Salomoni mbahet gjerësisht si një “figurë” (apo simbol) i Krishtit, duke mbretëruar në paqe gjatë Mbretërisë Mijëvjeçare.[[5]] [[6]](Hyrje) Cituar nga Scroggie, Know Your Bible, I:144.[[6]] [7] (1:3) H. L. Mencken, cituar nga Bill Bright, Revolution Now, 1969, f. 15. [8] (1:4) Will Houghton, “By Life or by Death”. [9] (1:8) Anonim, “Thou Alone, Lord Jesus”, te Hymns of Grace and Truth, nr. 220. [10] (1:13) Malcolm Muggeridge, Jesus Rediscovered, f. 11. [11] (1:13) Për shembull, ky emër përdorej nga kombe të tjera semite dhe madje Elohimi i DhV përdoret për “perënditë” e rremë. Është debatuar nëse fjalët e Satanit te Zanafilla 3:5 duhej të përktheheshin “Do të jeni si Perëndia” (versionet KJ e NKJ) apo “Do të jeni si perëndi” (versionet NEV, Knox). [12] (1:15) Robert Laurin, “Ecclesiastes”, te The Wycliffe Bible Commentary, f. 587. [13] (2:1) B. E. “None but Christ Can Satisfy!”, te Hymns of Truth and Praise, nr. 306. [14] (2:2) Nga Selected Poems of Edwin Arlington Robinson, Londër: The Macmillan Company, 1965, f. 9,10. [15] (2:8) Samuel Johnson, The History of Rasselas, The Prince of Abyssinia, bot. J. P. Hardy. [16] (2:8) Cituar nga David R. Reuben, “Why Wives Cheat on their Husbands”, te Reader’s digest, gusht 1973, f. 123. [17] (2:11) Ralph Barton, cituar nga Denis Alexander, Beyond Science, f. 123, përdorur me leje nga Lion Publishing. [18] (2:11) E. Stanley Jones, Growing Spiritually, f. 4. [19] (2:16,17) Choice Gleanings Calendar, Grand Rapids: Gospel Folio Press. [20] (2:18) C. E. Stuart, Thoughts on Ecclesiastes, tek Assembly Writers Library, vëll. 5, f. 186. [21] (2:21) Robert Jamieson, A. R. Fausset dhe David Brown, Critical and Experimental Commentary on the Old and New Testament, III: 518. [22] (2:25) Jules Abels, The Rockefeller Billions, f. 299. [23] Table Talk, vëll. 11, nr. 4, gusht 1987, f. 3. [24] (3:21) E njëjta fjalë në hebraisht e përkthyer frymë mund të nënkuptojë gjithashtu frymëmarrje. [25] (4:1) James Russell Lowell, “The Present Crisis” te Complete Poetical Works, f. 67. [26] (4:4) Cituar nga Henry G. Bosch, Our Daily Bread, 24 maj 1973. [27] (4:4) Cituar nga Bill Bright, Revolution Now, f. 37. [28] (5:15) Choice Gleanings Calendar. [29] (6:9) H. C. Leupold, Exposition of Ecclesiastes, f. 141. [30] (7:20) H. C. Leupold, Exposition of Ecclesiastes, f. 167. [31] (7:27,28) G. Campbell Morgan, Searchlights from the Word, f. 217. [32] (9:4) Qentë në Lindjen e Mesme janë zakonisht qen rrugësh, bastardë skërmitës, që ushqehen me plehra dhe vrapojnë nëpër rrugë, jo kafshët e dashura shtëpiake të shtëpive perëndimore. [33] (9:9) Epi e Gilgameshit, cituar nga Leupoldi, Ecclesiastes, f. 216. Pjesa është marrë nga kënga e dhjetë e poemës. Botimi në shqip është sjellë i përkthyer prej gjermanishtes nga Anton Berisha (Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, 1990). [34] (9:9) Denis Alexander, Beyond Science, f. 132,133. Përdorur me leje nga Lion Publishing. [35] (10:9,10) Leupold, Ecclesiastes, f. 242. [36] (12:1) Thomas H. Gill, “Lord in the Fullness of My Might”, tek Hymns, nr. 26. [37] (12:6) Fanny J. Crosby, “Saved by Grace”, te Hymns of Truth and Praise, nr. 621. [38] (12:8) Billy Barnes, “I Stayed Too Long at the Fair”, përdorur me leje. [39] (12:8) E. Stanley Jones, Is the Kingdom of God Realism?, numri i faqes nuk dihet.
BIBLIOGRAFI
Delitzsch, Franz. “Ecclesiastes”, te Biblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 18. Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971. Eaton, Michael A. Ecclesiastes. The Tyndale Old Testament Commentaries. Downers Grove, Illinois: InterVarsity Press, 1983. Erdman, W. J. Ecclesiastes. Çikago: B. I. C. A., 1969. Hengstenburg, Ernest W. A Commentary on Ecclesiastes. Ribotim. Minneapolis: James and Klock Christian Publishing Co., 1977. Lange, John Peter, bot. “Ecclesiastes”. Te Commentary on the Holy Scriptures. Vëll. 7. Ribotim (25 vëllime në 12). Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1960). Laurin, Robert. “Ecclesiastes”, te The Wycliffe Bible Commentary. Çikago: Moody Press, 1962. Leupold, H. C. Exposition of Ecclesiastes. Grand Rapids: Baker Book House, 1952. MacDonald, William, Chasing the Wind. Çikago: Moody Press, 1975.
[previous][next]