Mesazhi i ngushëllimit të mbetjes besnike (Sofonia 3:8-20)

A. Shkatërrimi i johebrenjve të ligj (3:8)

Mbetja besnike e Judës nxitettë presë Perëndinë derikur të ketë shkatërruargjithë armiqtë e Tij mezjarrin e xhelozisë së Tij [7].

B. Kthimi i kombeve të tjera (3:9)

Efolura e pastër e vargut 9 mbase nuk i referohet një gjuhe universale, por buzëve që janë të pandotura nga idhujtaria, apo së folurës që është e pastër me lavdërime për Jehovahun. Tërëpopujt dot’i shërbejnë Atijme një marrëveshje të përbashkët.

C. Përtëritja e Izraelit të përçmuar (3:10-13)

Në atë ditë të mijëvjeçarit johebrenjtëdo të sjellin judenjtë e shpërndarë në vend si njëofertë për Zotin. Njerëzit e këqijqë gëzohen në madhështinë e tyre do të shkatërrohen nga Juda dhe nuk do të bëjnë më që pjesa besnike eIzraelit që do të mbetet të ketë frikë. Ata që do të mbeten, do të jenë tëpërulur dhe varfër, duke besuarte emri i Zotit dhe duke jetuar sipas drejtësisë.

D. Gëzimi për Ardhjen e Dytë të Krishtit (3:14-17)

Vargjet 14-17 japin këngën e Izraelit të përtërirë, duke lavdëruar Jehovahun (versioni NKJ, Zot) për çlirimin e Tij të madh dhe duke kremtuar dashurinë e Tij për të Tijtë.Bija e Sionit ka arsye të këndojë dhe tëlëshojë britmahareje! Armiqtë e tij [Sionit] jo vetëm janë hedhur tutje, por Mesiambret, VetëZoti, ështënë mes të tij. Nuk është e nevojshme të kihetfrikë apo tëdobësohet, sepsePerëndia,i fuqishmi,në dashurinë e tij do ta qetësojënë heshtje.

E. Ja se çfarë do të bëjë Perëndia për popullin e Tij (3:18-20)

Meqë gjykimi do të bjerë së shpejti mbi njerëzit,Zoti e mbyll profecinë me një premtim të fortë të një kthimi të plotë për mbetjen besnike. Në vend tëpikëllimit dhepërçmimitkuvendeve solemne të pakryera, të mërguarit do të jenëtë lavdishëm dhe të dëgjuar në të gjitha vendet ku kanë qenë me turp.

SHËNIME
[4] (1:14-18) Charles Lee Feinberg,Habakkuk, Zephaniah, Haggai, Malachi, f. 50.

[5] (2:12) Charles Lee Feinberg,Habakkuk, Zephaniah, Haggai, Malachi, f. 59.

[6] (3:4) Charles Lee Feinberg,Habakkuk, Zephaniah, Haggai, Malachi, f. 64.

[7] (3:8) Sofonia 3:8 është vargu i vetëm në tekstin origjinal të DhV që përmban tërë shkronjat e alfabetit hebraik.

BIBLIOGRAFI

Feinberg, Charles Lee.Habakkuk, Zephaniah, Haggai, Malachi. Nju-Jork, American Board of Missions to the Jews, Inc., 1951.

Feinberg, Charles Lee.The Minor Prophets. Çikago: Moody Press, 1976.

Hewitt, J. B.Outline Studies in the Minor Prophets. West Glamorgan, Angli: Precious Seed Publications, pa datë botimi.

Keil, C. F. “Zephaniah“, teBiblical Commentary on the Old Testament. Vëll. 26, Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Co., 1971.

Kelly, William.Lectures Introductory to the Study of the Minor Prophets. Londër: C. A. Hammond Trust Bible Depot, pa datë botimi.

Morgan, G. Campbell.The Minor Prophets. Old Tappan, Nju-Jork: Fleming H. Revell Company, 1960.

Tatford, Frederick A.The Minor Prophets. Vëll. 3. Ribotim (3 vëll.). Minneapolis: Klock & Klock Christian Publishers, 1982.