Mjerimi i shpallur jerusalemit (Sofonia 3:1-7)

A. Mosbindja, papërgjegjësia, mosbesimi dhe mospendimi (3:1,2)

Qyteti i Jerusalemit, i personifikuar si një grua, do të dënohet sirebel i ndotur dheshtypës. Ai ka qenë i pabindur dhenuk ka pasur besim tek Zoti…, Perëndia i vet.

B. Lakmia e krerëve dhe e gjyqtarëve (3:3)

Krerët e tij janë siluanë që vrumbullojnë dhegjyqtarët e tij janë aq lakmitarë saujqërit e mbrëmjes.

C. Mendjelehtësia dhe mashtrimi i profetëve dhe sakrilegji i priftërinjve (3:4)

Profetët e tij janë të pabesë dhepriftërinjtë e tij profanë. Feinbergu komenton:

Te vargu 4 kemi padinë e vetme ndaj profetëve në këtë libër. Ata ishin fajtorë për mendjelehtësi, duke u marrë me çështjet e peshave. Nuk kishte asnjë rëndësi apo qëndrueshmëri në jetën apo mësimin e tyre. Ata ishin mashtrues, të pabesë ndaj Atij të Cilin shpallnin se e përfaqësonin dhe e nxisnin popullin në apostazinë e tyre ndaj Zotit. Me anë të veprave të tyre jo të shenjta ata kishin përdhosur shenjtëroren. Ata bënin përdhosjen e shenjtë. Ata kishin dhunuar ligjin duke shtrembëruar qëllimin dhe domethënien e tij të plotë kur mësonin popullin [6].

D. Prania e Zotit në gjykim (3:5-7)

Pavarësisht nga ky mëkat dhe prishjen,Zoti ështënë mes të tij për të gjykuar me drejtësi. Ai kishte ndëshkuarkombet e tjera, duke menduar se kjo do të bënteme siguri që Juda të kishtefrikë ndaj Tij, por populli u prish edhe më tepër.