Vendosmëria e Perëndisë për të ushtruar gjykimin (Sofonia 1)

A. Mbi tërë tokën (1:1-3)
Është zakon që profetët të përmendin babain e tyre dhe ndonjëherë gjyshin, meqë judenjtë ishin të drejtuar shumë nga “paraardhja”. Por Sofonia, biri i Kushit përmend katër breza të stërgjyshërve të tij, pa dyshim për ta na bërë të ditur paraardhjen e tij mbretërore, nga mbreti Ezekia. Kapitulli, si i tërë, përshkruan shkatërrimin e tërë vendit, më pas në mënyrë të veçantë të Jerusalemit dhe të Judës. Perëndia do të shfarosë plotësisht faqen e dheut.
B. Mbi Judën dhe Jerusalemin për shkak të idhujtarisë (1:4-6)
Banorët e Judës do të ndëshkohen për idhujtarinë e tyre: adhurimin e Baalit, adhurimin e yjeve dhe adhurimin e Malkamit, perëndisë së amonitëve.
C. Dita e Zotit nën simbolin e një flijimi (1:7-13)
1. Mysafirët: armiqtë e Judës (1:7) Zoti ka përgatitur një flijim: Juda është viktima dhe babilonasit janë të ftuarit. 2. Viktimat: njerëzit e këqij të Judës (1:8-13) Perëndia do të ndëshkojë Judën për veshjen dhe praktikat idhujtare, dhe për dhunën dhe mashtrimin. Ulërimat do të shtohen në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, si: porta e peshqve, lagja e dytë dhe kodrat, ndërsa pushtuesit do të vrasin dhe do të marrin plaçkën.

D. Terrori i Ditës së Zotit (1:14-18)

Këtu jepet figura më e gjallë në Bibël e ditës së Zotit: kjo është dita e zemërimit të Perëndisë mbi njerëzit për shkak të paudhësisë së tyre, mbi njerëzit e Judës në mënyrë të veçantë. Ajo është një ditë lufte, mjerimi dhe vrasjeje. Një himn klasik latin mbështetet në vargjet 15 e 16: Thomai i Celanos më 1250 shkroi këtë himn të famshëm gjykimi nga vargu 15, Dies irae, dies illa, që do të thotë “Ajo ditë është një ditë zemërimi”. Ajo ditë është një ditë zemërimi, problemi, mjerimi, rrënimi, shkretimi (fjalët hebraike për rrënim dhe shkretim [sho’ah dhe umesho’ah] janë të ngjashme në tingëllim për të përcjellë monotoninë e shkatërrimit), errësire, terri, resh, errësirë e thellë, burie, alarmi kundër qyteteve të fortifikuara dhe kullave të larta [4]. Perëndia është xheloz për dashuritë e popullit të Tij dhe do të ndëshkojë tërë rivalët.
[previous][next]