Kompromis me evolucionin

[THEB: Në një artikull të shkurtër që promovon librin e tij të ardhshëm («Fundi i krishterimit»), profesori Uilliam Dembski (William Dembski) (profesor dhe studiues nga «Seminari Teologjik Baptist Jugperëndimor»), e vë gishtin mbi një kompromis ku futen shumë intelektualë të krishterë. Ata janë të lëkundur nga personi që e mbështet një ide dhe jo thjesht nga merita ose mungesa e kësaj te një ide].

Dinesh D’Souza si një shembull i arsyes përse kaq shumë intelektualë të krishterë e pranojnë evolucionin

Me librin tim të ri që del së shpejti dhe me botuesin që e klasifikoi atë si një përgënjeshtrim të literaturës neoateiste, jam duke studiuar atë literaturë si edhe reagimet që i janë bërë asaj. Reagimi i Dinesh D’Souza ka shumë për t’u lavdëruar, por ai e hedh topin mbi evolucionin….

«Unë nuk jam një biolog, por ajo që më lë përshtypje është se praktikisht çdo biolog në botë e pranon teorinë e evolucionit. Ndërsa debati vazhdon, duket e pamundshme që grupi i vogël i avokatëve të projektimit inteligjent të ketë të drejtë dhe i tërë komuniteti i biologëve është jetë i gabuar. Konsideroni çfarë thonë dy biologë të krishterë rreth evolucionit. Keneth Milleri (Kenneth Miller) shkruan: “Evolucioni është po aq një fakt, sa çdo gjë tjetër që njohim në shkencë” dhe Teodosius Dobzhanski (Theodosius Dobzhansky) ka thënë shkëlqyeshëm: “Asgjë në biologji nuk ka kuptim, përveçse në dritën e evolucionit”».

Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e botës intelektuale të krishterë (që nga «Krishterimi Sot» e deri te «Këshilli për Kolegjet dhe Universitetet e Krishtera») është e gatshme që ta aprovojë thjesht për arsye të tilla.

http://www.uncommondescent.com/evolution/dinesh-dsouza-as-an-example-of-why-so-many-christian-intellectuals-accept-evolution/

Lini një koment