Konspiracione

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për spekulime rreth konspiracioneve, veçanërisht nëse ato na çojnë në drejtim të kundërt me Fjalën e Perëndisë. Si rrjedhim, ne nuk mbajmë shumë të dhëna lidhur me teoritë e ndryshme konspirative si Iluminati, Klubi i Romës, Komisioni Trilateral etj. Është udhëzuese të konsiderojmë shembullin historik të nazizmit. Gjermania e paraluftës kishte disa grupe konspirative, por vetëm njëri grup pati goditjen e fatit që i mundësoi atë dhe udhëheqësin e këtij grupi të sundojë një komb të tërë për më shumë se një dekadë. Në vitet 1920, kush do ta kishte dalluar Hitlerin dhe nazistët si ata që do t’ia dilnin mbanë? Pjetri na thotë se neve na janë dhënë “të gjitha gjërat që i takojnë jetës dhe perëndishmërisë” (2 Pjetrit 1:3-9). Ne kemi nevojë “të vazhdojmë të lexojmë”. Me qëllim për të kuptuar atë që tashmë na është dhënë, ne duhet të bëjmë sikurse na udhëzon shkrimi, “me anë të njohjes së atij që na thirri me lavdinë dhe virtytin e vet”. Me fjalë të tjera, nëse ne duam të dimë vullnetin e Perëndisë, të ecim në rrugën që Zoti dëshiron të ecim dhe të bëjmë ato gjëra që janë të kënaqshme për Të dhe më se ndërtuese për ne – mëso më shumë rreth Zotit. Shkrimet janë dera drejt njohurisë. Përmes zhytjes së vazhdueshme në Fjalën e Tij, ne mësojmë rreth Tij dhe mësojmë ta ndjekim Atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *