«Është e qartë se krijimi është në harmoni të saktë me këto dy ligje. Në fakt, një krijimbesues i parashikon këto ligje drejtpërdrejt nga supozimet dhe parimet e krijimit. Pra, njeriu do të pres nga Krijuesi që të diktojë një parim të ruajtjes në krijimin e përsosur të Tij, me qëllimin për të ruajtur natyrën bazë të këtij krijimi. Njeriu do të pres gjithashtu një parim të dytë të ndryshimit dhe variacionit kualifikues për të plotësuar parimin bazë të stabilitetit sasior. Çdo ndryshim i tllë mund të jetë vetëm horizontal (brenda limiteve) ose në drejtimin poshtë, përderisa çdo strukturë e organizuar u krijua e përsosur dhe nuk mund të përmirësohet. Këto ligje – sidomos i dyti – i shërben edhe qëllimit të dëshmimit për domosdoshmërinë e krijimit të mbinatyrshëm të dikurshëm nga një Krijues transhendent, siç u diskutua më lart. Në një tekst shkollor që përdoret së tepërmi, dy shkencëtarë të shquar e përfundojnë diskutimin e tyre si vijon: “Ne e shohim ligjin e dytë të termodinamikës si një përshkrim të të parit dhe vazhdim të veprës së një krijuesi, i cili mban edhe çelësin e fatit tonë të ardhshëm si edhe të universit” (Gordon J. Van Wylen dhe Richard E. Sonntag, «Themelet e termodinamikës klasike» [New York: Wiley, 1982] fq. 237. Autori i moshuar i këtij traktati ishte, në kohën e shkrimit, Dekan i Inxhinierisë në Universitetin e Miçiganit)».
«Duhet të jetë e qartë si kristali se, të paktën për sa i përket universit si të tërë, ligjet bazë të shkencës përbëjnë një provë të pakundërshtueshme se ai u krijua në mënyrë të mbinatyrshme nga një Krijues transhendent dhe i plotfuqishëm». Fragment nga «Perëndia që është real», nga Henri Morris, fq. 62.