«Pali nuk u kërkon asnjë gjë shenjtorëve në tre kapitujt e parë të Efesianëve, por vetëm që të dëgjojnë ndërsa ai shpall atë seri të mrekullueshme të fakteve të mëdha dhe të përjetshme në lidhje me ta; dhe vetëm kur ai ka përfunduar këtë katalog të realiteteve për ta u kërkon që të bëjnë diçka! Dhe kur ai hap kërkesën e tij për ecjen e tyre të lartë si shenjtorë, gjithçka bazohet mbi zbulesën e dhënë më parë – faktet e karakterit të tyre të lartë dhe fatit si shenjtorë: «Unë, pra […], ju bëj thirrje që të ecni denjësisht sipas thirrjes për të cilën u thirrët» (Efe. 4:1). Le të pushojmë së formuluari para shenjtorëve lista të gjata të «kushteve» për të hyrë në atë jetë të bekuar në Krishtin; dhe, në ved të kësaj, si përgatitje kryesore për t’i çuar ata drejt përvojës së kësaj jete, tregoju atyre se tashmë cilat janë pozita, zotërimet dhe privilegjet e tyre në Krishtin. Dhe kështu ne do të punojmë vërtet me Frymën e Shenjtë dhe kështu ne do të kemi fryt më shumë dhe më të qëndrueshëm në punën tonë në mes të njerëzve të Perëndisë».
(Wm. R. Newell, nga «The Green Letters» nga Miles J. Stanford, fq. 38-39).