«Le të jetë Fryma e Elias, i dashur lexues, mbi ne. Nëse e kërkojmë, do ta kemi. Oh, le të përgjigjet Perëndia i Elias me zjarr, të konsumojë frymën e botës [materialiste] nëpër kisha, të djegë zgjyrën dhe të na bëjë të krishterë me gjithë zemër. Le të vijë mbi ne ajo Frymë; le të jetë kjo lutja jonë mbi altarët e familjeve tona dhe në lutjet e fshehta. Le t’i thërrasin fuqishëm Perëndisë për të patur një pjesë të dyfishtë të Frymës së Shenjtë dhe që ne të mos mbetemi të kënaqur me këtë gjendje tokësore të jetës. Ashtu si Samsoni, le të shkundin veten dhe të dalim nga bota, që të kemi fuqinë e Perëndisë».
— D. L. Moody, «Fuqi sekrete»