Pjesë të tjera të rëndësishme në Bibël

ÇFARË DASHURIE ËSHTË KJO?

MË POSHTË paraqiten disa pjesë të tjera të Shkrimit që kalvinistët përpiqen t’i shmangin. Për Hebrenjve 2:9 (“që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit”) jepet interpretimi i njohur kalvinist. Uajti citon vargun 17: “Prandaj ai duhej t’u ngjante në çdo gjë vëllezërve […] i mëshirshëm e kryeprift besnik […] për t’u bërë pajtim për mëkatet e popullit”. Ai vazhdon të “shpjegojë”:

Çfarë nënkuptohet me fjalën “popullit” këtu? Janë “shumë bij[të]” te 2:10, ata që Ai “shenjtëron” (2:11), “Vëllezërve të mi” (2:12), “fëmijët që m’i dha Perëndia” (2:13)…. Nën dritën e kësaj kuptojmë pohimin e Hebrenjve 2:9, “që me hirin e Perëndisë të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit”. Një pjesë tjetër e cituar zakonisht jashtë kontekstit nga arminianët megjithëse përcaktohet aq qartë në tekst{{1}}.

Le të konsiderojmë kontekstin. Edhe kur shkrimtari përdor fjalën “ne”, ai nuk u referohet gjithmonë vetëm besimtarëve: “Si do të shpëtojmë ne, në qoftë se e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh? (Hebrenjve 2:3). Me siguri kjo i adresohet tërë njerëzimit dhe jo vetëm të zgjedhurve, vetëm nëse kalvinisti dëshiron të pranojë se të zgjedhurit mund të lënë pas dore shpëtimin e tyre dhe kështu të humbasin. Ky paralajmërim solemn paraqet tërë këtë pjesë të Hebrenjve 2, i cili vazhdon në të njëjtin drejtim në kapitujt 3 e 4. Lexuesve u jepen paralajmërime dhe nxitje të shumta të kapen fort pas besimit të tyre dhe të mos i ngurtësojnë zemrat e tyre përndryshe do të humbasin ashtu siç humbën bijtë e Izraelit në shkretëtirë për shkak të mosbesimit.

Që kjo pjesë përmban referime për ata që iu dhanë Krishtit me anë të Perëndisë përmes flijimit të Tij nuk e garanton që “të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit” të interpretohet për të nënkuptuar se Ai e provoi vdekjen vetëm për të zgjedhurit. Pa dyshim, tërë letra i drejtohet besimtarëve, ashtu si tërë letrat dhe e tërë Bibla – por gjithashtu i thuhet shumë si të pashpëtuarit ashtu edhe rreth atyre.

Tërë Izraeli nuk ishte i shpëtuar dhe shumë humbën, kështu që Izraeli vështirë se mund të përbëjë të zgjedhurit e kalvinizmit. Tërë konteksti rreth Hebrenjve 2:9 përmban disa nga vargjet më të forta që arminianët i citojnë për të mbështetur besimin se shpëtimi i dikujt mund të humbasë, duke përfshirë këto:

  • Sot, në qoftë se e dëgjoni zërin e tij, mos i ngurtësoni zemrat tuaja… (Hebrenjve 3:7, 8).
  • Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të ligë, mosbesimi, që të largohet nga Perëndia i gjallë (Hebrenjve 3:12).
  • Sepse ne jemi bërë pjesëtarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit (Hebrenjve 3:14).
  • Prandaj, përderisa mbetet akoma një premtim për të hyrë në prehjen e tij, le të kemi frikë se mos ndonjë nga ju të mbetet jashtë (Hebrenjve 4:1).
  • …ata që u ungjillëzuan më përpara nuk hyjnë për shkak të mosbesimit të tyre (Hebrenjve 4:6).

            Shumë e çuditshme që Uajti, në librin e tij të shkruar për të refuzuar arminianizmin dhe për të mbrojtur kalvinizmin, i shmang plotësisht këto vargje, që formojnë tërë kontekstin e Hebrenjve 2:9. Dhe ai e bën këtë duke i qortuar arminianët për shmangie të kontekstit!

Ç’mund të themi për 2 Pjetrit 2:1?

Një pjesë tjetër e rëndësishme midis atyre që i jemi referuar shkurtimisht në kapitullin e mëparshëm është 2 Pjetrit 2:1 (“do të ketë midis jush mësues të rremë […] duke mohuar Zotërinë që i bleu ata”). Në mënyrë të qartë këta mësues të rremë janë të humbur – megjithatë ata janë “blerë” nga gjaku i Krishtit. Ky është një mohim i qartë i shlyerjes së kufizuar. Edhe pse të pranuar në dukje si “mësues” brenda kishës, ata kurrë nuk kanë qenë të shpëtuar, ashtu siç është rasti i atyre që Juda u referohet që kanë “depërtuar […] të pabesë […] që qenë shënuar që moti për këtë dënim” (Juda 4). Kjo pjesë, gjithashtu, anashkalohet plotësisht nga Uajti dhe pjesa më e madhe e apologjetëve të tjerë kalvinistë.

Shumë pak kalvinistë janë përpjekur të trajtojnë pjesë të Shkrimit si Hebrenjve 10:29 dhe 2 Pjetrit 2:1, duke treguar për shkatërrimin mbi ata që e përçmojnë “gjakun e Besëlidhjes me të cilin [ata] u shenjtërua[n]” dhe “duke mohuar Zotërinë që i bleu ata…”. “Bibla Studimore e Gjenevës” e Sproulit përpiqet t’i anashkalojë thjesht duke i injoruar kundërshtimet e dukshme të kalvinizmit. Vansi citon pjesën më të madhe të atyre që kanë bërë përpjekje të tilla{{2}}.

Çarls Bronsoni (Charles Bronson) ngul këmbë se i “afrohet blasfemisë të thuash se Krishti e derdhi gjakun e Tij të çmuar për disa dhe më pas, në fund të fundit, ata humbën në ferr”{{3}}. Atëherë çfarë thonë këto vargje? Dabni i anashkalon të dyja vargjet sepse: “Gjuha e Pjetrit, dhe ajo e Hebrenjve […] mund të marrë një zgjidhje tërësisht të përshtatshme, pa mësuar në të vërtetë se Krishti ‘bleu’ apo ‘shenjtëroi’ çdo femohues, duke thënë se apostujt flasin këtu ‘ad hominem’”{{4}}.

“Ad hominem”? Çfarë do të thotë kjo në këtë kontekst? A “mund” të ketë një zgjidhje që e shpjegon një gjuhë të tillë të qartë? Nëse ka, kalvinistët nuk kanë qenë akoma në gjendje të pajtohen me të.

Rreth atyre për të cilët Hebrenjve 10:29 thotë se u shenjtëruan, Beku pohon se ishin “shenjtëruar, por jo shpëtuar”{{5}}. Por si mund të pohojë një kalvinist se një person veç të zgjedhurve mund të shenjtërohet, ashtu siç pohon qartë MekArturi në veprën e tij Bibla Studimore”? Nuk mund të vihet në dyshim se ata që përshkruhen në të dyja pjesët janë të humbur përjetësisht. Kështu na ngelen dy zgjedhje: 1) Ata më parë ishin të shpëtuar dhe e humbën shpëtimin e tyre; ose 2) ata nuk kanë qenë kurrë të shpëtuar, megjithatë u blenë dhe u shenjtëruan nga gjaku i Krishtit. Asnjë zgjedhje nuk i përshtatet kalvinizmit! Nuk ka dyshim, atëherë, se kalvinistët i shmangin përgjithësisht këto dy pjesë.

Gilli mbështet se vetë Krishti “thuhet këtu se është shenjtëruar”{{6}} – gjë e cila nuk përputhet fare me kontekstin. Oueni i quan ata thjesht “rrëfyes të besimit të ungjillit”{{7}}, me të cilën pajtohemi – por kjo nuk shpjegon se si këta të pazgjedhur “thjesht rrëfyes” mund të “shenjtërohen” me gjakun e Krishtit. Përveç shumë pak komenteve të izoluara, pjesa më e madhe e kalvinistëve rrinë çuditërisht në heshtje për këto dy pjesë. Madje Pinku, në komentarin e tij të Hebrenjve, e shmang Hebrenjve 10:29.

Me siguri shlyerja e kufizuar duhet të refuzohet. Gjoni 3:16 lë të kuptohet atë që thotë qartë. Gjaku i Krishtit u derdh për mëkatet e tërë botës dhe, në këtë kuptim, të gjitha janë “shenjtëruar”. Pali shkruan te 1 Timoteut 4:10 se Krishti “është Shpëtimtari i gjithë njerëzve” duke qenë se shpëtimi është blerë për të gjithë, madje edhe për ata që e refuzojnë Atë; dhe Ai është Shpëtimtari “sidomos i besimtarëve”, sepse ata kanë besuar te ungjilli, kanë pranuar Krishtin dhe kështu janë të shpëtuar përjetësisht.

Të kuptojmë 2 Pjetrit 3:9

Uajti, duke patur parasysh 2 Pjetrit 3:9, i referohet përsëri përgënjeshtrimit gjoja të mahnitshëm, por të pazbuluar të Xhon Gillit{{8}}. Dy herë ai sugjeron se “pikëpamja e reformuar” e kësaj pjese mund të jetë “një interpretim më i pajtueshëm” nga ai i paraqitur nga Gajsleri, por ai nuk arrin ta zbulojë{{9}}. Më pas, premton se do të vijojë “një interpretim shpjegues i pjesës”{{10}}. Më pas na thuhet se Gajsleri nuk arrin të japë “një shqyrtim domethënës dhe tërësor” të pjesës si “shpjegimi interpretues i reformuar” – megjithatë nuk shpjegohet as “shpjegimi interpretues i reformuar”, as ai i Gajslerit{{11}}.

Së fundi, na jepet interpretimi kalvinist i vargut: “Zoti nuk vonon plotësimin e premtimit të tij […] por është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim”. Uajti pohon se “pjesa nuk po flet për shpëtimin si temë në vetvete”. Mbi këtë bazë, ai e përjashton në mënyrë të përmbledhur mundësinë që Pjetri nënkupton atë që pohon aq qartë.

Në fakt, pjesa flet për një seri gjërash: ditët e fundit; tallës që do të dalin duke tallur idenë se Krishti do të kthehet për të gjykuar; një kujtesë e përmbytjes që shkatërroi botën e asaj kohe dhe që bota e tashme do të shkatërrohet nga zjarri; se Dita e Zotit do të vijë si një vjedhës; se tërë gjithësia do të shpërbëhet; se ne duhet të jetojmë jetë me perëndishmëri; se si personat e paqëndrueshëm dhe të paditur e shtrembërojnë domethënien e letrave të Palit; dhe së fundi kemi një nxitje për t’u ruajtur nga gabimi dhe “rrituni, në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht”.

Meqë Pjetri trajton shumë gjëra në këtë kapitull të fundit të letrës së tij, nuk ka arsye që shpëtimi të mos përfshihet. Me siguri ai mund t’u drejtohet si të shpëtuarve ashtu edhe të pashpëtuarve në këtë varg. Nëse jo, kemi një kontradiktë serioze. Shprehja “është i durueshëm ndaj nesh” nuk mund t’u drejtohet vetëm të zgjedhurve. Duhet të përfshijë tërë njerëzimin. Nëse jo, shprehja që vijon (“nuk do që ndokush të humbasë”) duhet të vlejë vetëm për të zgjedhurit. Por kjo e fundit vlen vetëm për tërë njerëzimin, meqë i referohet diçkaje që po humbet që me siguri nuk vë në rrezik të zgjedhurit.

Ka vetëm dy mundësi: referimi është për 1) humbjen nën dënimin e mëkatit ose shpëtimin ndaj dënimit me anë të pendimit; ose 2) humbjen në zjarr që do të shkatërrojë botën apo shpëtimin ndaj tij. Me siguri, humbja në zjarrin që do të shkatërrojë botën nga gjykimi i Perëndisë nuk është më i zbatueshëm për të zgjedhurit po aq sa edhe humbja nën dënimin e mëkatit. Xhon Oueni tregon: “Shiko, atëherë, se për kë po flet apostulli këtu…. Ata që kishin marrë ‘premtime të mëdha dhe të çmuara’ […] të cilët ai i quan ‘shumë të dashur’…. Teksti është i qartë se janë të gjithë dhe vetëm të zgjedhurit të cilët ai nuk do që të humbasin”{{12}}. Në mënyrë të ngjashme, Xhon Gilli shkruan: “Nuk është e vërtetë që Perëndia nuk do që ndonjë individ i racës njerëzore të humbasë, meqë ai i ka bërë dhe i ka caktuar të ligjtë për ditën e ligë…. Gjithashtu nuk është vullneti i tij që tërë njerëzit […] duhet të vijnë në pendim, meqë ai ua refuzon shumë vetave si mjetet ashtu edhe hirin e pendimit…”{{13}}.

A nuk po e kundërshton Gilli në mënyrë të drejtpërdrejtë atë që Perëndia ka shprehur aq qartë dhe në mënyrë të përsëritur për dëshirën e Tij që të gjithë të shpëtohen? Për shembull, vargu i mëposhtëm është aq i qartë, saqë kundërshtimi i Gillit nuk duket gjë tjetër veç blasfemi: “’Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj’, thotë Zoti, Zoti, ‘unë nuk kënaqem me vdekjen e të pabesit, por që i pabesi të ndryshojë rrugën e tij dhe të jetojë; konvertohuni, konvertohuni nga rrugët tuaja të këqija. Pse vallë duhet të vdisni, o shtëpi e Izraelit?” (Ezekieli 33:11). Nuk ka mundësi të përcaktohet “i pabesi” dhe “shtëpia e Izraelit” me të zgjedhurit!

Xhon Mëri (John Murray), edhe pse kalvinist, profesor i mëparshëm i Seminarit Uestminster, të cilin Kornelius Van Tili e quante “një interpretues të madh të Fjalës së Perëndisë”{{14}}, pohon: “Perëndia nuk dëshiron që ndokush të humbasë. Dëshira e tij është që të gjithë të marrin jetën e përjetshme duke u penduar. Gjuha në këtë pjesë të vargut është kaq absolute, saqë është shumë e panatyrshme ta përfytyrojmë Pjetrin si të përçonte thjesht se Perëndia nuk dëshiron që çdo besimtar të humbasë…”{{15}}. Xhastin Martiri (Justin Martyr), duke shkruar në shekullin e dytë, sugjeron se Perëndia po e vonon Gjykimin e Fundit sepse “në paranjohjen e Tij Ai shikon se disa do të shpëtohen me anë të pendimit, disa që mbase akoma nuk janë në ekzistencë”{{16}}.

A janë të zgjedhurit në rrezik humbjeje?

Le të supozojmë se Uajti e ka drejt dhe tema nuk është shpëtimi. “Humbasë”, atëherë, duhet t’i referohet humbjes në zjarrin e gjykimit të Perëndisë që do të shkatërrojë gjithësinë në Ditën e Zotit. Kjo me siguri është një mundësi e vlefshme për jobesimtarët, ndërsa Uajti pohon se “çdo” dhe “të gjithë” i referohet të zgjedhurve. Tani kemi një problem tjetër: si mund të ketë ndonjë rrezik që të zgjedhurit mund të humbasin në zjarrin përfundimtar të gjykimit të Perëndisë – dhe si mund ta parandalojë durimi i Tij ndaj tyre një fund të tillë?

Uajti argumenton se meqë letra u drejtohet besimtarëve, ajo mund t’u referohet vetëm besimtarëve. Në një prej shumë korrespondencave që na kanë ardhur për këtë temë thuhet: “Ashtu si në të gjitha letrat, 2 Pjetrit u drejtohet të zgjedhurve…. Pjetri nuk po flet për njerëzimin në përgjithësi këtu…”{{17}}. Kemi treguar, në mënyrë logjike dhe biblike, se ky argument, i përdorur shpesh nga kalvinistët në pjesë të tjera gjithashtu, është i pabazuar. Fakti që u drejtohet besimtarëve nuk është arsye që Pjetri nuk mund të bëjë një pohim rreth dëshirës së Perëndisë për tërë botën, duke përfshirë fatin e jobesimtarëve.

Edhe pse Pjetri nuk po i flet njerëzimit në tërësi, por vetëm të zgjedhurve, ai me siguri nuk po flet vetëm për të zgjedhurit. A janë të zgjedhurit që do të jenë tallësit e kohëve të fundit? A ishin të zgjedhurit që humbën në përmbytje? A janë të humburit ata që do të humbasin në zjarrin e ardhshëm që do të shkatërrojë botën dhe tërë gjithësinë? Sigurisht që jo. Gjithashtu as ata ndaj të cilëve Perëndia është i durueshëm nuk janë të zgjedhurit, veç nëse ata do të humbasin në gjykimin e ardhshëm.

Veç kësaj, shpëtimi është pa dyshim tema e të paktën këtij vargu, meqë i referohet pendimit që Perëndia dëshiron për të gjithë; dhe me siguri një pendim për shpëtim është mjeti i vetëm për çlirimin nga zemërimi që do të vijë. Por të zgjedhurit, tashmë të shpëtuar, nuk kanë nevojë të pendohen për shpëtim, kështu si mund t’u referohen atyre pjesët “ndokush të humbasë […] të gjithë të vijnë në pendim”?

Për më tepër, doktrina e hirit të papërballueshëm pohon se Perëndia mund ta shkaktojë dikë të pendohet dhe ta besojë ungjillin në çdo kohë – atëherë pse duhej të përmendet durimi, nëse u referohet të zgjedhurve? Është apo jo tema e shpëtimit, kalvinizmi gjendet në hall. Pavarësisht nga kontradiktat që kemi treguar, rrugëdalja e vetme është të ngulin këmbë se kjo nuk i referohet tërë njerëzve, por vetëm të zgjedhurve. Tani përballemi me një tepri fjalësh: Perëndia nuk dëshiron që ndokush nga ata që Ai ka zgjedhur në mënyrë sovrane për të mos humbur të humbasë? Dhe Ai është i durueshëm të kryejë një qëllim të tillë? Argumente të tilla nuk janë me bazë.

Arsyetimi i vetëm i qëndrueshëm i këtij vargu është se fjala “nesh” në shprehjen “i durueshëm ndaj nesh” është si një kryeartikull “ne” që përfshin gjithkënd. Është e vërtetë se në pjesën tjetër të vetme kjo shprehje në Dhiatën e Re i referohet në mënyrë të qartë të shpëtuarve. Por një përdorim nuk përbën një rregull. “Nesh” paraqet pohimet rreth “durimit” dhe “humbjes”, të cilat mund të zbatohen vetëm për botën në përgjithësi.

Pjetri po i referohet shkatërrimit të gjithësisë nga i cili të zgjedhurit janë çliruar. Të pabesët janë ata që do të humbasin. Arsyetimi i vetëm i qëndrueshëm i vargut është se Perëndia nuk do që ndokush të humbasë dhe, ashtu siç ka bërë me Izraelin, është i durueshëm në përgjërimin ndaj tyre dhe do që ata të pendohen dhe të shpëtohen – ashtu siç shpall tërë Shkrimi.

Ç’mund të themi për 1 Timoteut 4:10?

Duhet t’i jepet një vëmendje e mëtejshme pohimit të Palit se Krishti “është Shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve”. Me siguri “besimtarëve” duhet të jenë të zgjedhurit për të cilët Krishti është Shpëtimtari në mënyrë të veçantë dhe kjo jo e vërtetë për “të gjithë njerëzit” në përgjithësi. Kështu “të gjithë njerëzit” nuk mund të nënkuptojë mundësisht të zgjedhurit. Uajti nuk i referohet kësaj pjese, ashtu siç bëjnë shumë kalvinistë.

Sigurisht, ka kontraste të tilla të ngjashme në pjesë të tjera të Shkrimit. Pali nxit lutjen “për të gjithë njerëzit […] që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri… (1 Timoteut 2:1, 2). Me siguri “ne” që duhet të lutemi duhet të jenë të krishterë dhe “të gjithë njerëzit” duhet të jetë kushdo tjetër. Përsëri Pali shkruan: “Prandaj, sa të kemi rast, le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit”. Besimtarët e vërtetë duhet të jenë ata të familjes së besimit, përsëri të vendosur në kontrast me “të gjithë” njerëzit.

Jo vetëm Uajti dhe MekArturi, siç e kemi parë, por edhe kalvinistë të tjerë adoptojnë arsyetime të habitshme për t’i shpëtuar mësimit të qartë të Shkrimit. Geri Northi shpjegon se “Krishti është në të vërtetë Shpëtimtari i tërë njerëzve para ditës së gjykimit”{{18}}. “Shpëtimtari” në ç’kuptim? Northi nuk e shpjegon, nuk ka se si. Kalvini nuk është më pak i paarsyeshëm në pohimin e tij se Shpëtimtar do të thotë thjesht se Krishti tregon “mirësi” ndaj të gjithë njerëzve{{19}}. Kur është përdorur ndonjëherë termi “Shpëtimtar” për të nënkuptuar “mirësi”? Dhe çfarë mirësie do të bekonte në këtë jetë dhe do të paracaktonte për mundim të përjetshëm ashtu siç mëson kalvinizmi?

Kalvini shton se me anë të termit “Shpëtimtar” pjesa vetëm nënkupton (për të pazgjedhurit) se Krishti “ruan dhe mbron”{{20}}. Pinku dhe Beku pohojnë, deri diku si Kalvini, se: “Shpëtimtari i gjithë njerëzve” do të thotë thjesht se Krishti është “Ruajtësi” i tërë njerëzve. Në mënyrë të përkohshme? Ruajtësi nga apo për çfarë?

Në ç’mënyrë i “ruan” Perëndia ata që Ai i ka paracaktuar për mundim të përjetshëm? Dhe çfarë duhet të nënkuptohet nga “mirësia” e Perëndisë ndaj atyre që Ai i ka paracaktuar para lindjes së tyre për në liqenin e zjarrit dhe të cilëve Ai u refuzon shpëtimin që mund t’ua jepte nëse do të kishte dëshiruar kështu? Tronditemi nga këto përpjekje fyese për t’i bërë bisht mësimit të qartë të Shkrimit – dhe fyhemi për Perëndinë tonë para këtij guximi që e shtrembëron Fjalën dhe karakterin e Tij!

Sprouli shpjegon: “Shpëtimtari i gjithë njerëzve. Thirrja e përgjithshme për pendim dhe shpëtim shtrihet për të gjithë njerëzit” (theksimi në origjinal){{21}}. Si mund të “shtrihet” shpëtimi tek ata për të cilët Krishti nuk ka vdekur? Dhe si mund ta bëjë Krishtin ajo “thirrje […e pretenduar] për shpëtim” Shpëtimtarin e atyre që janë plotësisht të shthurur dhe të paaftë t’i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe që janë paracaktuar tashmë për mundim të përjetshëm? Kalvinizmi duket se shtrembëron jo vetëm Biblën, por edhe mendjet e njerëzve, kështu që ata janë të aftë të pretendojnë se kundërshtimet e dukshme kanë kuptim.

MekArturi shkon më në thellësi në përpjekjen për të hequr kontradiktën:

Megjithatë, fjala greke e përkthyer “sidomos” duhet të nënkuptojë se të gjithë njerëzit e shijojnë shpëtimin e Perëndisë në njëfarë mënyrë, sikurse ata që besojnë e gëzojnë shpëtimin e Tij. Shpjegimi i thjeshtë është se Perëndia është Shpëtimtari i tërë njerëzve, vetëm në një kuptim të përkohshëm, ndërsa i besimtarëve në një kuptim të përjetshëm… tërë njerëzit përjetojnë disa përfitime tokësore nga mirësia e Perëndisë. Këto përfitime janë: 1) hir i zakonshëm […] mirësia e Perëndisë e treguar ndaj tërë njerëzimit në mbarë botën […] duke e vaditur me bekime të përkohshme…; 2) dhembshuria – dashuria e dhembshur e mëshirës së Perëndisë e treguar ndaj mëkatarëve që nuk e meritojnë dhe të parilindur…; 3) qortimi […] Perëndia i paralajmëron vazhdimisht mëkatarët për fatin e tyre, që shfaq zemrën e një Krijuesi të dhembshur i cili nuk gëzohet me vdekjen e të pabesit (Eze. 18:30-32; 33:11); 4) ftesa e ungjillit – shpëtimi në Krishti u ofrohet pa dallim të gjithëve…{{22}}.

MekArturi, jo vetëm që nuk e heq kontradiktën skandaloze, por vetëm sa e thekson duke treguar me përpikëri atë që mëson Bibla. Që Perëndia ka një “dashuri të dhembshur të mëshirës” dhe se “shpëtimi në Krishti u ofrohet pa dallim të gjithëve” është mësimi i qartë i Shkrimit. Por kjo është antiteza e qartë e kalvinizmit, që mëson se Krishti vdiq vetëm për të zgjedhurit dhe shpëtimi është vetëm për ta.

Vetë MekArturi pohon se “Perëndia zgjodhi vetëm të zgjedhurit nga bota”{{23}} dhe se “një kufomë nuk mund të dalë më shpejt nga varri dhe të ecë”{{24}} sesa të pazgjedhurit t’i dëgjojnë paralajmërimet dhe ofertat për shpëtim, aq më pak të përgjigjen me besim. Atëherë si mund t’u “ofrohet” shpëtimi në mënyrë të sinqertë të pazgjedhurve? Çfarë gropash të mëdha i bëjnë vetes kalvinistët duke u përpjekur të përputhin teorinë e tyre me Shkrimin!

Është një fyerje për Perëndinë i cili është dashuri të thuash se dhënia e bekimeve të përkohshme në këtë tokë ndaj atyre që Ai i ka paracaktuar për mundim të përjetshëm në liqenin e zjarrit para se të lindnin është “shpëtimi i Perëndisë në njëfarë mënyre…”! Dhe është një tallje mizore t’u thuash atyre për të cilët Krishti nuk vdiq se Perëndia është Shpëtimtari i tyre! Sprouli dhe MekArturi e dinë shumë atë që nënkupton Pali me shpëtim – nuk është diçka e përkohshme vetëm për këtë jetë!

Kapja pas fijes së kashtës

Vargu i fundit i përmendur më parë, midis atyre që nuk e miratojnë shlyerjen e kufizuar (edhe pse mund të citojmë shumë të tjerë), është 1 Gjonit 4:14: “Ati e dërgoi Birin për të qenë Shpëtimtari i botës”. Kjo është një pjesë tjetër e Shkrimit që Uajti e shmang (ashtu siç bën MekArturi në Biblën e tij studimore). Në vend të kësaj, Uajti e përqendron vëmendjen ndaj atyre pjesëve që u referohen në mënyrë të qartë bekimeve që Perëndia ka planifikuar për të zgjedhurit e Tij.

Është gjëja e vetme që pritet nga Pali dhe shkrimtarë të tjerë të frymëzuar të Shkrimit që t’u kujtonin të shpenguarve se Krishti vdiq për ta dhe se Ati e çoi Krishtin në kryq për hir të të zgjedhurve. Megjithatë, pjesë të tilla, ashtu siç e kemi parë, nuk nënkuptojnë në asnjë mënyrë, aq më pak të shpallin, se vdekja e Krishtit ishte vetëm për ata dhe jo gjithashtu për mëkatet e tërë botës. Nëse do të ishte kështu, këto pjesë do të kundërshtonin shumë të tjera që pohojnë në gjuhën më të qartë se Krishti vdiq në të vërtetë për të gjithë. Por këto janë pjesët e vetme ndaj të cilave mund të kthehet kalvinisti për mbështetje pozitive për këtë argument. Kështu Uajti na thotë:

Ati nuk e kurseu, apo e refuzoi, vetë Birin e Tij, por e dha Atë për të gjithë ne [Romakëve 8:32]. Fjala “e dha” i referohet dhënies së Birit në flijim. [E njëjta] fjalë greke përdoret në këtë kontekst nga Pali, ashtu si tek Efesianëve 5:2 (ku Krishti dha vetveten për ne) dhe 5:25 (ku Krishti dha vetveten për Kishën). Përdoret gjithashtu te Mateu 27:26 për dorëzimin e Jezusit për t’u kryqëzuar. Ati e dorëzoi Birin për të vdekur në kryq për ne…. Ati e dha Birin në vendin tonë, në vend të popullit të Tij të zgjedhur.

Nën dritën e çmimit të madh të paguar për shpengimin tonë në Krishtin, Pali pyet më pas: “Qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me të?”. Për kë po flet Pali? Për të zgjedhurit e Perëndisë. Me siguri ato fjalë nuk mund të fliten për çdo qenie njerëzore për dy arsye: Krishti nuk është “dhënë” për personin që do të pësojë zemërimin e Perëndisë në përjetësi dhe, Perëndia, natyrisht, nuk u jep “të gjitha gjërat” atyre që e kalojnë përjetësinë në ferr […] kjo është një pjesë boshe [nëse] thotë se Perëndia i ofron të gjitha gjërat, por vetëm pak i marrin ato në fakt. Jo, është e qartë: Perëndia u jep “të gjitha gjërat” atyre për të cilët Ai dha Birin e Tij si flijim. Ky flijim ishte për ta; ai u flijua në vend të tyre (Theksimi në origjinal){{25}}.

Sigurisht. Megjithatë pjesë të tilla nuk kanë të bëjnë fare me ofrimin e shpëtimit për botën dhe, prandaj, nuk e kundërshtojnë mësimin e qartë biblik në shumë vende të tjera se Krishti vdiq në të vërtetë për të gjithë dhe se shpëtimi u ofrohet të gjithëve. Që të zgjedhurit duhet ta lavdërojnë Perëndinë që ka dhënë Krishtin të vdiste për ta (dhe se Bibla i kujton në mënyrë të veçantë të zgjedhurit për atë që Krishti ka bërë për ta) nuk do të thotë në asnjë mënyrë se Krishti vdiq vetëm për ta.

Fakti që kalvinistët duhet të kapen pas fijeve të tilla të kashtës tregon vetëm falimentimin e teorisë së tyre. Nëse fakti se të shpenguarit janë mirënjohës ndaj Krishtit që vdiq për mëkatet e tyre vërteton se Ai vdiq vetëm për ta, atëherë i njëjti arsyetim do të vendoset që Krishti deshi vetëm Palin dhe vdiq vetëm për të. Mbi të gjitha, Pali pohon me mirënjohje: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin […] Birit të Perëndisë, që deshi dhe dha veten për mua” (Galatasve 2:20).

Fshehja e së vërtetës

MekArturi citon një mesazh të tërë që është predikuar në Skoci më 7 qershor 1724 nga pastori kalvinist Thomas Boston rreth tekstit në 1 Gjonit 4:14. Fragmenti i mëposhtëm është i mjaftueshëm për të zbuluar mendimin e shtrembëruar dhe që kërkohet për të justifikuar kalvinizmin përballë pjesëve të Shkrimit që pohojnë qartë dëshirën e Tij të dashur për tërë njerëzimin që të shpëtohet:

ЁSHTЁ E VЁRTETA DHE DЁSHMIA E MADHE e ungjillit se Ati e dërgoi Birin e tij Jezu Krisht me karakterin e Shpëtimtarit të botës…. Nuk ka asnjë të keqe në botë, por ka një zgjidhje që mund të gjendet te Krishti për [të]…. Shpëtimtari i botës është me siguri i aftë ta shpëtojë botën; meqë Ai u dërgua nga Perëndia me atë karakter…. [Karakter por aktual […] i aftë të shpëtojë, por që nuk shpëton?].

Zoti ynë Jezus është Shpëtimtari aktual vetëm i të zgjedhurve, në vend të të cilëve vdiq në kryq…. Zoti ynë Jezus Krisht është Shpëtimtari zyrtar, jo vetëm i të zgjedhurve, por i botës së njerëzimit në mënyrë të pacaktuar… Perëndia, duke parë botën e rrënuar të njerëzimit, ka zgjedhur dhe caktuar Jezu Krishtin, Birin e Tij, Shpëtimtar të botës. Krishti ka lejen qiellore për këtë detyrë dhe kudo ku shkon ungjilli, Ai konsiderohet Shpëtimtari nga vetë detyra…. Kështu çështja qëndron këtu: në këtë kuptim zyrtar, Krishti është Shpëtimtari i tërë botës […] çdo mëkatar i njerëzimit mund ta rrokë këtë shpëtim…. [Detyrë […] kuptim zyrtar […] të gjithë mëkatarët mund ta rrokin atë që është aktual vetëm për të zgjedhurit? Çfarë e folur e mbrapshtë me dy kuptime!].

Nëse nuk do të ishte në këtë mënyrë që Krishti është Shpëtimtari i botës, Ai nuk mund të ofrohej me garanci me shpëtimin e Tij botës në mënyrë të pacaktuar; por vetëm për të zgjedhurit. Nëse Ai nuk do të ishte ngarkuar për detyrën e Shpëtimtarit për të gjithë njerëzit, nuk do të ishte e duhur t’u bënte thirrje tërë njerëzve për t’i besuar si Shpëtimtar po aq sa të ofrohej ligjërisht për engjëjt e rënë….

Si mund ta pranosh Atë dhe ta rrokësh Atë? Vetëm me anë të besimit. Vetëm duke besuar në Të, duke u bindur për mëkatin tënd dhe gjendjen e pashpresë dhe duke dëshiruar për t’u shpëtuar nga të dyja. Beso që Krishti është Shpëtimtari yt me anë të caktimit nga Ati i Tij; dhe kështu beso tërësisht në Të si Shpëtimtari i kryqëzuar, për tërë shpëtimin e Tij, në bazë të besnikërisë së Perëndisë në Fjalën e Tij [Të pazgjedhurit supozohen të besojnë […] ta rrokin dhe pranojnë atë që Perëndia ka rezervuar vetëm për të zgjedhurit? Çfarë talljeje!] (Theksimi në origjinal){{26}}.

Këtu shohim shumë qartë skizofreninë ku bie në mënyrë të pashmangshme kalvinisti “i moderuar” në përpjekjen e tij për të distancuar veten nga ata që e quajnë veten “hiperkalvinistë”. Këta të fundit e pranojnë me sinqeritet se kalvinizmi mëson që Perëndia nuk e do çdokënd, nuk e pati kurrë si qëllim që kushdo të shpëtohej dhe i ka paracaktuar të gjithë, përveç të zgjedhurve, për mundim të përjetshëm. Thomas Boston, nën mbulesën e dërdëllitjes së “moderuar”, përpiqet ta mohojë këtë fakt – ashtu siç bën MekArturi, i cili e citon për mbështetje. Megjithatë, Bostoni pranon se Krishti është “Shpëtimtari aktual vetëm i të zgjedhurve [dhe] se vdiq vetëm për ta”. Por për të fshehur mohimin e kalvinizmit të “Shpëtimtarit të të gjithë njerëzve” dhe kontradiktën e tij të qartë të dashurisë së Perëndisë ashtu siç e paraqet Bibla, Bostoni pohon në mënyrë të shtrembër se Krishti ka “karakterin e Shpëtimtarit të botës”, ka këtë detyrë dhe është për këtë arsye “Shpëtimtari zyrtar i tërë njerëzimit”.

Si mund të jetë Krishti Shpëtimtari zyrtar i të gjithëve dhe megjithatë të vdiste vetëm për të zgjedhurit dhe që kurrë nuk e ka patur si qëllim për të shpëtuar ndokënd tjetër nuk na shpjegohet. Deri diku, t’i caktosh Krishtit karakterin e Shpëtimtarit të botës dhe t’i japësh atij titullin e Shpëtimtarit zyrtar të njerëzimit e lejon Atë të mos parashikojë shpëtim për asnjë mbi të gjitha – dhe megjithatë e lejon kalvinistin të pretendojë se nuk zbatohet një kufizim i tillë.

Kjo është çmenduri! Dhe megjithatë, kjo është baza mbi të cilën kalvinisti “i moderuar” betohet solemnisht që ai beson se Perëndia e do gjithë botën dhe dëshiron që tërë bota të shpëtohet dhe e dha Krishtin për të shpëtuar tërë njerëzimin. Dhe ne supozohet që të besojmë se “të moderuarit” nënkuptojnë atë që nënkupton Bibla dhe atë që nënkuptojnë jokalvinistët me të njëjtat fjalë!

Shumë jokalvinistë mashtrohen nga dredhi të tilla, që i shtyjnë gjithnjë e më afër të bërit pseudokalvinistë përfundimisht. Po ungjilli? Sigurisht, Bostoni e nxit në mënyrë cinike çdokënd që ta pranojë Krishtin me anë të besimit dhe thotë se është faji i tyre nëse nuk e pranojnë. Ai nuk do të vërë një pengesë në rrugën e besimit të tyre duke pranuar se, sipas kalvinizmit, besimi është një dhuratë e Perëndisë që u jepet vetëm të zgjedhurve pasi Perëndia i ka rilindur ata në mënyrë sovrane. Por ngurrimi i tij për ta pranuar këtë, nuk e ndryshon faktin se ky është mësimi i kalvinizmit. Dhe tragjikisht, mësimi i kësaj doktrine mbas faktit ka qenë zbërthimi i shumë vetëve kur ata fillojnë të shqyrtojnë vetveten për të përcaktuar nëse janë aktualisht midis të zgjedhurve apo jo.

Dashuria e pafundme e Perëndisë e shprehur nga Pali

Shlyerja e kufizuar nuk mund të mbështetet nga Bibla pa shmangur shumë pjesë dhe pa iu përshtatur interpretimeve të veçanta të shumë të tjerave. Argumentet e kalvinistëve rreth gjakut të Krishtit se ka shkuar kot nëse është derdhur për shumë që nuk do të besojnë në Të janë të çuditshme. Atëherë Perëndia e harxhoi kot kohën e Tij si dhe kohën e përpjekjen e profetëve të Tij të cilët thirrën, pa sukses, miliona judenj për shekuj me radhë për t’u penduar. Nga kryqi Krishti thirri: “Atë, fali”, në lidhje me ata që po e kryqëzonin dhe po e tallnin. A po e harxhonte frymën e Tij, meqë shumë, për të mos thënë pjesa më e madhe e atyre që e tallnin dhe e kryqëzuan, nuk do të pendoheshin kurrë dhe kështu nuk do të faleshin? Dhe si mund t’i kërkonte Atit të Tij t’i falte ata përveç se në bazë të gjakut të Tij, të derdhur për mëkatin e tyre? Por nëse u derdh vetëm për të zgjedhurit, si mund të kërkojë Krishti me sinqeritet falje për ndonjë të pazgjedhur?

Pali pohon, në agoni të dukshme të shpirtit: “Unë them të vërtetën në Krishtin […] kam një trishtim të madh dhe një dhembje të vazhdueshme në zemrën time […] për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit” (Romakëve 9:1-3). Ai madje uron që vetë të ishte i mallkuar nga Perëndia nëse kjo do t’i shpëtonte judenjtë. Me siguri, është dashuria e Perëndisë për të humburit që e nxit Palin.

Megjithatë, kalvinizmi ngul këmbë se Perëndia, i cili është dashuri, i ka paracaktuar miliarda njerëz për në ferr, ndërsa Pali, që me siguri është në një linjë me Perëndinë, vuan për shpëtimin e tyre! A është Pali më i dashur se Perëndia? Nga i vjen një dashuri e tillë? A nuk do të ishte blasfemi që Pali të dëshironte shpëtimin e atyre për të cilët Perëndia nuk dëshiron të shpëtohen? Përkundrazi, na thuhet se Perëndia “dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen…”! Rob Zins i shkruan këtij autori:

Së fundi, ti ngre disa probleme filozofike me kërkesën e Perëndisë që të gjithë njerëzit kudo të pendohen dhe të besojnë dhe vullnetin korrespondues të Perëndisë, i cili ka përcaktuar që vetëm disave do t’u jepet aftësia për ta bërë një gjë të tillë. Kjo është një çështje e vështirë për t’u përballur. Por nuk është më e vështirë për t’u përballur sa tërë njerëzit të dënohen nga mëkati i një njeriu, Adamit. Nuk është më e vështirë të përballësh se fakti i mëkatit, prishjes, të keqes dhe të gjitha formave të tjera të mëkatit lejuara për të vazhduar kur Perëndia mund t’u japë fund të gjithave{{27}}.

Përkundrazi, ka një ndryshim të madh midis lejimit të njerëzve për të mëkatuar dhe shkaktimit të tyre për të mëkatuar. Ka një dallim të gjerë midis dënimit të drejtë për mundim të përjetshëm për ata që vazhdojnë ta kundërshtojnë Perëndinë (që e refuzojnë shpëtimin që Ai ka parashikuar në mënyrë të hirshme dhe me dashuri për ta) me paracaktimin në liqenin e zjarrit pa parashikuar apo ofruar aspak ndonjë shpresë.

Ashtu siç e kemi vënë re tashmë, Perëndia, duke i dhënë njeriut fuqinë e zgjedhjes, mund t’i japë fund të keqes vetëm duke i shkatërruar tërë njerëzit. Edhe “mëkatarët e shpëtuar” mëkatojnë herë pas here (1 Gjonit 1:9). Por Perëndia është i dashur dhe i durueshëm, duke u bërë thirrje njerëzve të pendohen, të kthehen tek Ai dhe të pranojnë shpëtimin që ofron Ai. Edhe pse të gjithë mëkatojnë dhe dënohen me të drejtë, Perëndia e ka parashikuar shpëtimin dhe e ka bërë të mundshëm për të gjithë ata që besojnë. Megjithatë, Ai nuk mund t’ia imponojë dikujt pa e shkatërruar njeriun si një agjent moral i aftë për të dashur dhe për t’u dashur nga të tjerët. Megjithatë kalvinizmi pohon në mënyrë jobiblike se Perëndia mund të shpëtojë këdo, por e refuzon ta bëjë një gjë të tillë sepse është “pëlqimi i Tij i mirë” të dënojë turma njerëzish.

Vazhdimisht në Shkrimin e shenjtë, Krishti dhe njerëzit e Perëndisë nga Moisiu te Pali shprehën një dëshirë të zjarrtë për shpëtimin e mëkatarëve. Natyrisht, jo të gjithë do të besojnë, megjithatë dëshira shprehet në mënyrë të sinqertë se ata mund ta bëjnë një gjë të tillë. Kalvinistët e ndryshojnë gjuhën e drejtpërdrejtë të pjesëve të tilla të Shkrimit, madje duke mohuar që Perëndia i do të gjithë pavarësisht nga pohimet e shumta të qartë që bën Ai – ndërsa propozon një dashuri të shtirur që u ofron përkohësisht “hir” atyre që janë paracaktuar për rrënim të përjetshëm.

Po, Krishti në lutjen e Tij ndaj Atit për të vetët thotë: “Nuk lutem për botën” (Gjoni 17:9). Megjithatë, kjo nuk e asgjëson dashurinë e Atit dhe të Krishtit për botën, as nuk e asgjëson faktin se Ai vdiq për mëkatet e tërë botës. Kjo nuk është një lutje për shpëtimin e të humburve, të cilët Krishti i ftoi në mënyrë të përsëritur për të shkuar tek Ai, por një lutje e veçantë vetëm për besimtarët.

Pa dyshim, ka vargje të vështira që trajtojnë tërë temën e shpëtimit tonë. Ato duhet të interpretohen në kontekstin e tërë Shkrimit. Në analizën përfundimtare, ajo që besojmë për vetë Perëndinë do të përcaktojë kuptimin tonë të Fjalës së Shenjtë të Perëndisë.

Perëndia i Biblës është dashuri, mëshirat e Tij të ëmbla janë mbi tërë veprat e Tij, Ai nuk do që ndokush të humbasë dhe se Ai e deshi aq botën, saqë e dha Krishtin të paguante ndëshkimin e mëkatit për çdo njeri. Prandaj, hiri nuk mund të jetë i papërballueshëm, përndryshe të gjithë do të shpëtoheshin – pika e katërt e kalvinizmit, të cilën do ta trajtojmë në vijim.

 

[[1]] James White, The Potter’s Freedom (Amityville, NY: Calvary Press Publishing, 2000), 246-247.[[1]] [[2]] Laurence M. Vance, The Other Side of Calvinism (Pensacola, FL: Vance Publications, botim i riparë 1999), 455-456.[[2]] [[3]] Charles W. Bronson, The Extent of the Atonement (Pasadena, TX: Pilgrim Publications, 1992), 45.[[3]] [[4]] Robert L. Dabney, Systematic Theology (Carlisle, PA: The Banner of Truth Trust, botimi i dytë, 1985), 525.[[4]] [[5]] Frank B. Beck, The Five Points of Calvinism (Lithgow, Australia: Covenanter Press, botimi i dytë australian, 1986), 53.[[5]] [[6]] John A. Gill, The Cause of God and Truth (Paris, AR: The Baptist Standard Bearer, 1992), 58.[[6]] [[7]] John Owen, The Works of John Owen, botim i William H. Goold (Carlisle, PA: The Banner of Truth Trust, 3rd prtg. 1978), X:365-366.[[7]] [[8]] White, Potter’s, 25.[[8]] [[9]] Po aty, 135-136.[[9]] [[10]] Po aty, 137.[[10]] [[11]] Po aty, 143.[[11]] [[12]] Owen, Works, X: 348-349.[[12]] [[13]] Gill, Cause, (Paris, AR: The Baptist Standard Bearer, 1980), 62-63.[[13]] [[14]] Cituar te Iain H. Murray, The Life of John Murray (Carlisle, PA: The Banner of Truth Trust, 1984), 93.[[14]] [[15]] John Murray, The Free Offer of the Gospel (n. p., n. d.), 24.[[15]] [[16]] Shën Justin Martyr, kapitulli 28 i The First and Second Apologies, Ancient Christian Writers, N. 56 (New York: Paulist Press, 1997).[[16]] [[17]] Nga Anglia për Dave Hunt, 8 shtator 2000. Në dosje.[[17]] [[18]] Gary North, Dominion and Common Grace (Tyler, TX: Institute for Christian Economics, 1987), 44.[[18]] [[19]] John Calvin, Commentary on the Gospel of John, The Comprehensive John Calvin Collection (Ages Digital Library, 1998) op. Cit., 3:245.[[19]] [[20]] Po aty.[[20]] [[21]] R. C. Sproul, redaktori i përgjithshëm, New Geneva Study Bible (Nashville, TN: Thomas Nelson Publishers, 1995), 1913.[[21]] [[22]] John MacArthur, author dhe redaktori i përgjithshëm, The MacArthur Study Bible (Nashville, TN: Word Publishing, 1997), 1867.[[22]] [[23]] MacArthur, Study Bible, 1862.[[23]] [[24]] John MacArthur Jr., Saved Without A Doubt – MacArthur Study Series (Colorado Springs: Chariot Victor Books, 1992), 58.[[24]] [[25]] White, Potter’s, 236-238.[[25]] [[26]] John MacArthur, Jr., The Love of God (Dallas, TX: Word Publishing, 1996), 199-214.[[26]] [[27]] Robert M. Zins për Dave Hunt, 24 gusht 2000. Në dosje.[[27]] [previous][next]