Kisha dhe Mbretëria


[no_toc]Ndoshta për shumë lexues kjo do të jetë një surprizë kur të mësojnë se Kisha nuk është e njëjtë me mbretërinë e Perëndisë ose me mbretërinë e qiellit. Në Krishterimin në gjerësi, Kisha dhe mbretëria merren zakonisht si të njëjta. Por mosarritja e dallimit të tyre të çon në probleme serioze në doktrinë dhe në praktikë.

Në kapitullin e parafundit ne diskutuam mjaft për kishën dhe kështu nuk është e nevojshme ta përsërisim tërë materialin. Është e mjaftueshme t’i kujtojmë vetes se Kisha është një shoqëri e vetme, e ndryshme nga ndonjë tjetër e trajtuar nga Perëndia. Krishti është Koka dhe gjithë besimtarët janë gjymtyrët. Dallime të racës, statusit shoqëror, të seksit janë zhdukur në Krishtin; të gjithë bëhen një në Të. Kisha filloi në Ditën e Rrëshajave dhe do të plotësohet në Rrëmbimin. Për të flitet si trupi dhe nusja e Krishtit dhe është e paracaktuar të sundojë me Të në Mbretërinë e Tij dhe të ndajë lavdinë e Tij përjetë.

Po mbretëria e qiellit? Mbretëria e qiellit është fusha në të cilën njihet sundimi i Perëndisë. Fjala qiell përdoret në mënyrë figurative për të përcaktuar Perëndinë; kjo tregohet ekzaktësisht në Danieli 4:25, 26. Në vargun 25, Danieli thotë se Më i Larti sundon mbretërinë e njerëzve. Në vargun tjetër që pason, ai thotë se qielli sundon. Kështu mbretëria e qiellit lajmëron sundimin nga Perëndia, që ekziston kudo që njerëzit i nënshtrohen atij sundimi.

Gjenden dy aspekte të mbretërisë së qiellit. Aspekti i gjerë përfshin gjithkënd që thjesht pohon Perëndinë si Sundimtarin Suprem. Por aspekti i saj i brendshëm përfshin vetëm njerëz që janë shpëtuar vërtet. Ne mund ta portretizojmë këtë nëpërmjet dy rrathëve njëcentrikë, një rrethi të vogël brenda një të madhi.

Rrethi i madh është fusha e pohimit; përfshin të vërtetët dhe të rremët, grurin dhe egjrën. Rrethi i brendshëm përfshin vetëm ata që janë lindur përsëri nëpërmjet besimit në Zotin Jezu Krisht.

Nëpërmjet krahasimit të të gjitha referimeve biblike për mbretërinë, ne mund ta ndajmë zhvillimin e saj historik në pesë faza të ndryshme.

Së pari, mbretëria është profetizuar në Dhiatën e Vjetër. Danieli parashikoi se Perëndia do të ngrejë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë dhe se kurrë nuk do t’ia dorëzojë sovranitetin e saj ndonjë populli tjetër (Dan. 2:44). Ai gjithashtu parashikoi ardhjen e Krishtit dhe mbizotërmin e Tij universal dhe të përjetshëm (Dan. 7:13, 14; shihni gjithashtu Jer. 23:5, 6).

Së dyti, mbretëria është përshkruar sikur është afër dhe e pranishme në Personin e Mbretit. I pari, Gjon Pagëzori, pastaj Jezusi dhe pastaj dishepujt lajmëruan se mbretëria ishte afër (Mt. 3:2; 4:17; 10:7). Mbreti kishte ardhur t’i paraqiste Veten kombit të Izraelit. Jezusi tha: «… në qoftë se Unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë, atëherë mbretëria e Perëndisë ka ardhur në mesin tuaj» (Mt. 12:28). Në një rast tjetër Ai tha: «… mbretëria e Perëndisë është në mesin tuaj» (Luka 17:21). Ishte e pranishme sepse Mbreti kishte arritur në skenë. (Ndërsa dy referimet e fundit kanë të bëjnë me mbretërinë e Perëndisë më shumë sesa me mbretërinë e qiellit, ne do të tregojmë më vonë se dy termat përdoren duke zëvendësuar njëri-tjetrin në Dhiatën e Re).

Së treti, mbretëria është përshkruar si një formë interval. Pasi Ai u hodh poshtë nga kombi i Izraelit, Mbreti u kthye në qiell. Mbretëria ekziston sot në zemrat e të gjithë atyre që e njohin mbretërimin e Tij ndërsa Mbreti mungon dhe parimet etike dhe morale të mbretërisë janë të zbatueshme për ne sot. Kjo fazë intervali e mbretërisë përshkruhet në shëmbëlltyrat në Mateun 13.

Faza e katërt e mbretërisë është manifestimi i saj. Ky është sundimi një mijëvjeçar i Krishtit mbi tokë. Ishte paratreguar në Malin e Shndërrimit, kur Zoti u pa në lavdinë e sundimit të ardhshëm të Tij (Mat. 16:28). Jezusi iu referua mbretërisë, kur Ai tha: «Shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin me Isakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve» (Mt. 8:11).

Forma e pestë dhe e fundit do të jetë mbretëria e përjetshme. Ajo përshkruhet në 2 Pjetrit 1:11 si «mbretëria e përjetshme e Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht».

Fraza «mbretëria e qiellit» gjendet vetëm në Ungjillin e Mateut. Termi «mbretëria e Perëndisë» gjendet në të katër Ungjijtë. Për të gjitha qëllimet praktike nuk ka asnjë ndryshim; të njëjtat gjëra thuhen për të dyja ato. Për shembull, në Mateu 19:23 Jezusi tha se do të ishte e vështirë për një njeri të pasur të hynte në mbretërinë e qiellit. Në Marku 10:23 dhe Luka 18:24 Jezusi citohet duke thënë të njëjtën gjë në lidhje me mbretërinë e Perëndisë. Pastaj Mateu gjithashtu citon Jezusin duke thënë pikërisht të njëjtën gjë në lidhje me mbretërinë e Perëndisë (krahaso Mt. 19:23, 24).

Pjesë të tjera ku mbretëria e qiellit dhe mbretëria e Perëndisë përdoren duke zëvendësuar njëra-tjetrën janë:

  • Mt. 4:17 krahaso me Marku 1:15
  • Mt. 8:11 krahaso me Luka 13:29
  • Mt. 10:7 krahaso me Luka 9:2
  • Mt. 11:11 krahaso me Luka 7:28
  • Mt. 13:11 krahaso me Marku 4:11
  • Mt. 13:31 krahaso me Marku 4:30, 31; Luka 13:18
  • Mt. 13:33 krahaso me Luka 13:20, 21
  • Mt. 19:14 krahaso me Marku 10:14; Luka 18:16

Ne përmendëm se mbretëria e qiellit ka një aspekt të jashtëm dhe një realitet të brendshëm. E njëjta është e vërtetë edhe për mbretërinë e Perëndisë. Kjo mund të tregohet si më poshtë:

Mbretëria e qiellit

Mbretëria e Perëndisë

Në aspektin e saj të jashtëm ajo përfshin të gjithë ata që janë nën sundimin e Mbretit, dhe gjithashtu ata që thjesht pohojnë besnikëri ndaj Tij. Kjo shihet në shëmbëlltyrën e mbjellësit (Mt. 13:3-11), shëmbëlltyrën e farës së sinapit (Mt. 13:31, 32), dhe në shëmbëlltyrën e majasë (Mt. 13:33).

Sipas realitetit të saj të vërtetë, të brendshëm, në mbretërinë e qiellit mund të hyjnë vetëm ata që janë të shpëtuar (Mt. 18:3).
Ajo gjithashtu përfshin të vërtetët dhe të rremët. Kjo shihet në shëmbëlltyrën e mbjellësit (Luka 8:4-10), shëmbëlltyrën e farës së sinapit (Luka 13:18, 19), dhe në shëmbëlltyrën e majasë (Luka 13:20, 21).




Sa për realitetin e brendshëm të vërtetë, në mbretërinë e Perëndisë mund të hyjnë vetëm ata që janë të lindur përsëri (Gjoni 3:3, 5).

Pali po i referohej realitetit të saj të brendshëm, kur ai tha se «mbretëria e Perëndisë nuk është mish dhe pije, por drejtësi dhe paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë» (Rom. 14:17). Ai gjithashtu theksoi se «mbretëria e Perëndisë nuk është në fjalë, por në fuqi» (1 e Korintasve 4:20).

Dallimi midis mbretërisë dhe Kishës mund të shihet më poshtë: mbretëria filloi kur Krishti filloi shërbimin e Tij publik; Kisha filloi në Ditën e Rrëshajave (Veprat 2). Mbretëria do të vazhdojë mbi tokë deri sa toka të shkatërrohet; Kisha do të vazhdojë në tokë vetëm deri në Rrëmbim; pastaj do të kthehet me Krishtin në Ardhjen e Tij të Dytë me Të si nusja e Tij. Tani njerëzit që janë në mbretëri në realitetin e saj të vërtetë, të brendshëm, janë gjithashtu në Kishë; ky është i vetmi aspekt në të cilën të dyja ndeshen.

[wpfilebase tag=file id=8/]