JI NJË SHËRBËTOR I TË GJITHËVE

Mësimi 43 | Shërbesa e krishterë

Siç e kemi parë tanimë, Jezusi ishte skllavi i vërtetë që e vuri veshin te dera dhe tha: «Unë e dua Zotërinë tim. Nuk dua të shkoj i lirë».

Ai vazhdon të thotë po ato fjalë që tha atë natë të zezë në dhomën e sipërme: «Sepse ju dhashë shembullin, që ashtu siç u kam bërë unë juve, të bëni edhe ju» (Gjo. 13:15).

Bordeni nga Jejli ndoqi këtë shembull. Edhe pse një bir i pasurisë ndonjëherë atë e shikoje duke larë në një mision që punonte në lagjet e varfra.

Një profesor i një shkolle të Biblës nuk ishte mbi të tjerët duke u përkulur në gjunjët e tij për të fshirë dyshemenë e banjës kur studentët e linin atë të përmbytur dhe nxitonin për të shkuar në klasë.

Stiv Farari (Steve Farrar) na jep një përshkrim për të qeshur se si i përgjigjemi ne të qenit një shërbëtor. Ai po shkruante një libër dhe arriti në këtë paragraf:

Më lejoni t’ju bëj një pyetje. A doni të ndryshoni? A jeni të gatshëm të ndryshoni? A jeni të gatshëm të bëheni një shërbëtor? Veçse në është i gabuar hamendësimi im, por ajo puna e shërbimit mund të mos vijë natyrshëm te ju. Ajo mund të mos jetë ai reagimi i refleksit të gjurit në situatat e jetës suaj. Sigurisht, kjo nuk është as në jetën time. Por e dini çfarë? Me të vërtetë që nuk më është dhënë një alternativë. Unë jam thirrur që ta bëj atë….

Farari vazhdon:

Tani a besoni ju se Perëndia ka një ndjenjë humori? Unë mund t’ju garantoj se po. Në fakt, më lejoni t’jua provoj këtë. A e shihni fjalinë e fundit të paragrafit të mëparshëm. Fjalia thotë: «Unë jam thirrur që ta bëj atë». Pikërisht kur po mbaroja këtë fjali të fundit, dëgjova zërin e mekur të fjalëve: «Baaaaa […] baaaaa…». Dola nga zyra ime dhe pashë tim bir duke vjellë në korridorin midis dhomës së tij të gjumit dhe banjës. Dhe duke qenë se jam këtu vetëm me tim bir, puna e shërbimit ra mbi mua. Në nëntëdhjetë minutat e fundit – kur duhet të kisha përfunduar këtë kapitull – pastrova tim bir, e vura në krevat, fshiva vjelljen në tapet, shkova në ushqimore, mora një pastrues tapeti, e pastrova tapetin me të […] pra, e merrni me mend.

Tani ora është 21:48. Ky kapitull i përfunduar duhet të dërgohet në FedEx rreth orës 22:30. Pra, FedEx-i mbyllet për dyzet e dy minuta.

Kur tim bir volli, pyetja e parë që më doli ishte: «Ku është Meri? Në fakt, kjo nuk është saktësisht ajo që unë thashë. Pyetja ime e parë ishte: «KU ËSHTË MERI? Në ditën e martesës sonë ajo premtoi se do të ishte besnike në sëmundje dhe në shëndet – dhe kjo është sëmundje». Tani këtë nuk e dhashë me zë të lartë. Por po e mendoja.

Pasi e pastrova Xhoshuan dhe e vura në krevat, pashë orën dhe vura re se shpesh po vinte koha kur «nuk do të punonte asnjë njeri».

Fillova të mendoj: «Ku është ajo grua dhe çfarë po bën? Nuk kisha kohë të pastroja këtë pisllëk. Më duhet ta mbaroj këtë kapitull dhe ta dërgoj në FedEx-i! Më duhet ta mbaroj këtë pjesë mbi të qenit një shërbëtor që këta djem të jenë ata burra që Perëndia dëshiron që ata të jenë! Ku është ajo? Më vjen për të vjellë tani që është hequr kjo gjë nga tapeti! Supozohet që unë të jem duke bërë diçka të rëndësishme për mbretërinë e Perëndisë në vend që të heq salsiçe dhe spec djegës të përpunuar nga ky tapet!

Kur u ula më në fund dhe po vrisja mendjen se ku e lashë, vura re paragrafin e fundit që kisha shkruar:  Më lejoni t’ju bëj një pyetje. A doni të ndryshoni? A jeni të gatshëm të ndryshoni? A jeni të gatshëm të bëheni një shërbëtor? Veçse në është i gabuar hamendësimi im, por ajo puna e shërbimit mund të mos vijë natyrshëm te ju. Ajo mund të mos jetë ai reagimi i refleksit të gjurit në situatat e jetës suaj. Sigurisht, kjo nuk është as në jetën time. Por e dini çfarë? Me të vërtetë që nuk më është dhënë një alternativë. Unë jam thirrur që ta bëj atë{{1}}. Kur ne përkulemi për të shërbyer është një tregues autentik i ngjashmërisë me Krishtin.

[previous][next]
[[1]]Farrar, Steve, Finishing Strong, Sisters, OR: Multnomah Books, 1995, fq. 158-163.[[1]]