[THEB: Kështu kemi më shumë prova që lidhja e «Marias» midis katolicizmit dhe islamit vazhdon të rritet].
Të krishterët dhe myslimanët libanezë festojnë së bashku [festën katolike] të Shpalljes në emër të Marias [Fragment]
Të krishterët dhe myslimanët libanezë [festuan] në 25 mars, Festën e Shpalljes, [si] një festë kombëtare zyrtare të shenjtëruar nga Qeveria e Libanit. Të gjitha godinat publike, shkollat, bankat dhe universitetet u mbyllën. Gjithashtu qeveria i inkurajoi bizneset private që të bënin të njëjtën gjë.
Festa e Ditës së Shpalljes përkujton momentin kur kryeengjëlli Gabriel i zbuloi Virgjëreshës Maria që ajo do të bëhej nëna e Jezusit, Shpëtimtarit.
Ish-presidenti polak, Lech Walesa, i cili ka një përkushtim të thellë ndaj Marias, duhej të ishte në Liban për këtë festë.
Në 18 shkurt, qeveria e bëri 25 marsin një Ditë kombëtarë të krishterë-myslimane, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e marrëdhënieve të krishtera-myslimane. Vendimi u konfirmua dy ditë më vonë gjatë një takimi midis Papa Benediktit XVI dhe Kryeministrit Hariri në Pallatin Apostolik në Vatikan.
Sekretari i Përgjithshëm i Dar-al-Fatwa, Sheiku Mohammed Nokkari, një nga promotorët e këtij festimi të përbashkët, tha se shpreson që një festë e tillë të përhapen në pjesë të tjera të botës, duke shtuar se është e përshtatshme që kjo të fillonte në Liban, që papa i fundit, Gjon Pali II, e kishte përshkruar si «një mesazh pluralizmi në Lindjen dhe Perëndimin».
Për klerikun mysliman, Maria është «gruaja më e mirë që ka jetuar ndonjëherë, këtu (mbi tokë) dhe në përjetësi» sepse «ajo është mbi të gjitha gratë», një simbol i unitetit midis dy besimeve.
Këshilli i Peshkopëve Maronitë të Libanit e lavdëroi vendimin e qeverisë, duke thënë se kjo «ndihmon në afrimin bashkë të zemrave».