“Lutuni pa pushim” (1 Thesalonikasve 6:17). Ka një ndryshim të madh midis lutjes dhe jetës së lutjes. Pothuajse çdokush lutet, por pak janë ata që luten pa pushim. Ky është zakoni i përkushtimit. Ky është altari i djegies pa pushim të temjanit në Vendin e Shenjtë. Kjo është aroma e një zemre që jeton në praninë e të Shenjtit dhe që merr frymë vetë jetën e Perëndisë. Ky është zëri i ulët dhe i thellë i një jetë të shenjtëruar. Është pikërisht prej kësaj që vijnë ëmbëlsia, kënaqësia, shenjtëria dhe shpirtmirësia. Zot, na mëso zakonin e lutjes, e lutjes që buron vetvetiu nga zemra dhe që as puna shekullare, as tundimi satanik, as dallgët e dhimbjes, nuk mund ta ndërpresin, por që nxitet vetëm prej gjërave që na sprovojnë, derisa çdo përvojë transformohet në një rast për miqësi dhe përbashkësi me Perëndinë.
A. B. Simpson