Madje dhe priftërinjtë e evolucionit dyshojnë

Madje dhe priftërinjtë e evolucionit dyshojnë [Fragment]

Është një rrëfim që duhet të jetë i njohur për shumicën prej nesh: dikush konsiderohet një hero i madh i besimit, një shenjë shprese për çdo besimtar ndërsa i përparon pohimet e tij, por fshehtas atë e mundojnë dyshimet për atë që predikon.

Kësaj here, kemi një kthesë të tregimit të vjetër: besimi që personi përkrahu publikisht ishte teoria e Darvinit dhe ky njeri ishte i zgjuari Stefan Xhej Gouldi (Stephan Jay Gould).

Në librin e ri tërheqës të Suzan Mazur, «The Altenberg 16: Një demaskim i industrisë së evolucionit», Riçard Milner (Richard Milner) e përshkruan Gouldin si «një komunikator të njohur të evolucionit darvinian për brezin e ri, ndërsa privatisht, mendja e tij krijuese dhe rebele kërkoi të shkojë përtej kësaj». Një mik personal i Gouldit, si edhe redaktori i i tij për revistën «Historia e Natyrës», Milneri vazhdon të shpjegojë se «Gouldi filloi diskutime me ata që e kanë përdorur seleksionimin natyror pa kujdes si një mantra, si në “tregimet e kujdesshme” pa prova të shpikura nga hiçi nga adaptues mendërisht dembelë».

Pra, këtu kemi një pikturë të një njeriu të përkushtuar ndaj kredos së tij («Universi është gjithçka që ekziston o që ka ekzistuar ndonjëherë o që do të ekzistojë ndonjëherë»), i cili ishte gjithsesi i trishtuar me përgjigjet e lehta të reduktionistëve si Riçard Daukinsi.

Siç ka treguar David Berlinski: «“Në Strukturën e Teorisë Evolucionare”, Gouldi shkoi shumë afër shprehjes së mendimit të qartë, por të ndaluar, se ndërsa seleksionimi natyror dhe i varianteve ka rëndësi të madhe në teologjinë evolucionare, këto duhet të peshojnë pak në teorinë evolucionare. Nëse është kështu, çfarë ngelet nga darvinizmi si një doktrinë? Kjo ishte një pyetje që Gouldi refuzoi ta bënte, ndoshta sepse kritika në duart e inferiorëve të tij intelektualë e bëri të ndjeshëm ndaj dallimit midis guximit dhe marrëzisë».

http://www.evolutionnews.org/2009/11/even_evolutions_priests_may_do.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *