Më shumë rreth pretendimeve të fosileve

[Jo shumë kohë më parë u bë një njoftim se një fosil i ngjashëm me një Lemur ishte «hallka munguese» e shumëkërkuar. Në atë kohë, ishte e lehtë të parashikoje se «siguria» e këtij zbulimi do të tregonte pashmangshmërisht se nuk ishte asgjë. Dhe kështu është vërtetuar përsëri (dhe përsëri dhe përsëri)].

Fosili i brohoritur si stërgjyshi i Njeriut as “nuk është një i afërm i afërt” [Fragment]

Ai u afishua si një nga zbulimet më të rëndësishme të fosileve në histori, një «hallkë munguese» që do të sfidonte gjithçka që dinim rreth evolucionit njerëzor.

Darvinius masillae, primati primitiv që iu zbulua botës me fanfarë të bujshme dhe me një dokumentar në maj nga Sër David Attenborought, duket tani se ka qenë më pak një hallkë munguese sesa një rrugë qorre për evolucionin. Larg prej të qenit një prejardhje e njerëzve, krijesa e ngjashme me lemurin nga 47 milion vjet më parë i përket një dege krejt ndryshe në pemën familjare të primatëve [ang. apes] që nuk ka lënë asnjë pasardhës të njohur, ka treguar puna kërkimore.

Kur Jorn Hurum, nga Universiteti i Muzeut të Historisë së Natyrës në Oslo, shpalli zbulimin e fosilit të ruajtur në mënyrë të mahnitshme, ai e përshkroi atë si «lidhjen e parë të të gjithë njerëzve». Ai i vuri kafshës nofkën «Ida» sipas emrit të vajzës së tij dhe një faqe interneti promocionale, një film dhe një libër pohoi se ajo mund të kishte qenë prejardhja e përbashkët e tërë majmunëve dhe primatëve modernë, një relikte e një çasti kritik lulëzues në evolucionin njerëzor. Sër David, i cili ishe folësi në dokumentar, tha: «Kjo krijesë e vogël do të na tregojë lidhjen që kemi me pjesën tjetër të të gjithë gjitarëve. Lidhja që deri tani thuhej se mungonte, nuk mungon më».

Zbulimi i fosileve të një kafshe tjetër të ngjashme prej 37 milion vjetësh më parë ka hedhur tani dyshime serioze mbi këtë ide. Si Darvinius masillae, ashtu edhe primati i ri, Afradipis longicristatus, duket se i përkasin prejardhjeve të ndryshme, më afër lemurëve se majmunëve dhe primatëve [ang. apes], që u zhdukën pa pasardhës modernë.

Një analizë e rëndësishme e 117 primatëve të gjallë e të zhdukur zbuloi se asnjë prej fosileve të reja nuk i përket shtegut evolucionar që çoi tek antropoidët – primatë më të lartë si majmunët, primatët [ang. apes] dhe njerëzit.

http://www.timesonline.co.uk/tol/news/science/biology_evolution/article6884359.ece#cid=OTC-RSS&attr=1515793

(Mark Henderson, Fosili i brohoritur se stërgjyshi i Njeriut as “nuk është një i afërm i afërt”, The Times Online, 22 tetor, 2009).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *