Më shumë video të dhunshme kundër grave

Dhuna në TV kundër grave më grafike, më e shpeshtë se kurrë më parë [Fragment]

Dhuna kundër grave në televizor është duke u shfaqur me një shpeshtësi në rritje, më grafike dhe në mënyra të papara ndonjëherë në historinë televizive, sipas një raporti nga një grup vëzhgues për televizionin.

Raporti nga «Këshilli i prindërve për televizionin» gjeti se dhuna kundër grave u rrit 120 përqind midis 2004 dhe 2009, me llojin më të shpeshtë të dhunës rrahjen (29 përqind), që pasohet me kërcënimet e besueshme të dhunë (18 përqind), vrasjen me armë (11 përqind), përdhunimin (8 përqind), goditjen me thikë (6 përqind) dhe torturën (2 përqind). Gjithashtu, kjo dhunë rezultoi në vdekje 19 përqind të rasteve.

«Studimi ynë i ri nxjerr në pah një prirje shqetësuese: duke e përshkruar dhunën kundër grave me një shpeshti në rritje ose si një çështje të vogël, madje dhe për të qeshur, rrjetet e transmetimit mund të jenë duke kontribuar përfundimisht për atmosferën e pandjeshme ku njerëzit e shohin agresionin dhe dhunën që u drejtohet grave si normative, madje të pranueshme», tha Uinteri.

Raporti zbuloi se [rrjeti] Fox e përdorte dhunën kundër grave si pika humoristike në komeditë e tij, veçanërisht në «Djaloshi i familjes» (“Family Guy”) dhe «Babai amerikan» (“American Dad”), si rrjedhim «duke e zvogëluar seriozitetin e çështjes».

http://www.cnsnews.com/public/content/article.aspx?RsrcID=56258

[THIRRJA E BEREASVE: Është udhëzuese se mbas dekadash thirrjesh për të drejta të barabarta dhe feminizëm, një botë pa Perëndinë i është drejtuar gjithmonë dhunës dhe abuzimit dhe e ka zhvlerësuar jetën njerëzore. Në kontrast me këtë, ne kemi parë se si Zoti i ka përdorur gratë fuqishëm në mënyra unike në kohët e Dhiatës së Vjetër (Debora, Abigail, Esteri dhe Rahabi, duke përmendur disa); Ai vazhdon të veprojë kështu. Edhe pse Galatasve 3:28 na thotë se pozita tonë në Krishtin Jezus nuk është «as mashkull as femër», pasi jemi të gjithë të barabartë në Të, gjendja tonë është se Perëndia ka krijuar funksione të ndryshme frymërore si edhe fizike për ne si qenie njerëzore. Roli i grave është i një rëndësie të madhe dhe duhet të kërkohet shumë nga ato që ia kuptojnë rëndësinë dhe vlerën në Mbretërinë (për shembull, 1 Timoteut 3:11, 5:10; 6:1, 2). Më pëlqen ajo që tha Pali për Febën: që ajo «ka ndihmuar [në kohë nevoje] shumë veta», duke përfshirë edhe atë (Romakeve 16:1, 2). Çfarë dëshmi e mrekullueshme! Shumë probleme sociale, familjare dhe ekonomike që ekzistojnë sot mund të gjurmohen te dështimi i grave për të kuptuar siç duhet dhe për të kryer rolet e tyre biblike dhe, fatkeqësisht, edhe shumë gra të krishtera, të mashtruara nga statusi i përkohshëm dhe shpesh zhgënjyes që mund të fitojnë në botë, e kanë humbur plotësimin e këtij vendi të veçantë kryesor në planin e Perëndisë. Është kaq e lehtë ta këmbesh të vërtetën për gënjeshtër.

Asnjë nga premtimet e Tij nuk i përjashton gratë; asnjë prej tyre nuk ka dështuar (1 i Mbreterve 8:56). Ne duhet të kërkojmë para së gjithash Mbretërinë dhe drejtësinë e Tij (Mateu 6:33). Për atë burrë ose grua qe i bindet Krishtit, që i beson vetëm Atij, Zoti do të hapë dritaret e qiellit dhe do të derdh një bekim të tillë, më shumë sesa mund të marrim (Malakia 3:10), e ngjeshur, e tundur, gufuese (Luka 6:38), jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë, sipas fuqinë që vepron në ne (Efesianeve 3:20).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *