Oh, e dija prej vitesh që duhet të mësoja përmendsh shkrimet biblike dhe ta fshihja Fjalën e Perëndisë në zemrën time, por për mungesë të një plani të mirë, përpjekjet e mia dështonin ose pakësoheshin ngadalë në asgjë. [U sfidova] të mësoja përmendsh një varg çdo javë, duke e lexuar/thënë vargun pesë herë çdo ditë për një javë dhe më pas në javën e dytë të vazhdoja me vargun tjetër në atë pjesë duke e përsëritur këtë proces, por herën e pestë të rishikoja vargun e javës së kaluar. Në këtë mënyrë mund të mësohen përmendsh kollaj pjesë të tëra. E pranova këtë sfidë, edhe pse një varg në javë nuk m’u duk shumë. Megjithëkëtë, mbas më shumë se tre vjet dhe pothuaj dyqind vargje, jam e emocionuar të shoh se një varg në javë rritet shpejt dhe që unë kam qenë duke e fshehur Fjalën e Perëndisë në zemrën time.
Ndoshta bekimi më i madh i mësimit përmendsh të shkrimeve biblike në këtë mënyrë ka qenë mësimi i një kuptimi më të thelluar të pjesës. Për shembull, një pjesë që mësova përmendsh ishte Filipianëve 4:4-13. Për shumë vjet e kam dëgjuar të citohet vargun 13 dhe e kam cituar atë vetë si “Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më fuqizon”.
Në mendjen time, ia zbatoja këtë çdo pune që ishte e mundimshme për fuqinë time njerëzore. Mirëpo, ndërsa e mësova përmendsh këtë pjesë të Shkrimit dhe arrita në vargun 13 mbas vargut 12, vargu mori një kuptim të ri. Pali shkruan që ai ishte mësuar edhe të kishte me bollëk, edhe të ishte në nevojë, edhe të ishte i ngopur, edhe të ishte i uritur. Është e vërtetë që unë mund të kaloj çdo rrethanë të vështirë me fuqinë e Krishtit, por është gjithashtu e vërtetë që unë mund të ec pa nevoja të pranueshme në jetën time me fuqinë e Krishtit! Ky është pa dyshim çelësi për të kuptuar ata të krishterë që janë martirizuar për besimin e tyre dhe është çelësi për në jetën tonë të përditshme. Ne nuk kemi asnjë “të drejtë” për asgjë, por vetëm për atë që Perëndia lejon në hirin e Tij në jetën tonë – qoftë nëse kemi me bollëk, qoftë nëse jemi në nevojë. Le të jetë duke u rritur secili prej nesh më afër Zotit duke iu bindur urdhërimit të Tij për ta fshehur Fjalën e Tij në zemrën tonë.
–Ruth Marie Fueller, misionare në Gjermani